AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Libri i Fred Abrahams, një histori e shkurtër e Shqipërisë bashkëkohore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fred C. Abrahams
Shqipëria e Re
Nga Diktatura në Demokraci në Europë
Përktheu: Idlir Hoxha
Nr. faqe: 420
ISBN 978-9928-176-12-7
Çmimi: 1200 lekë

Në kohën kur propaganda dominon jetët tona duke na çoroditur edhe për ngjarjet që mund t’i kemi ndjekur vetë nga afër, një libër i një gazetari amerikan mbi Shqipërinë bashkëkohore mund të na ndihmojë të kthjellojmë mendjen.

Fred C. Abrahams Shqipëria e Re Nga Diktatura në Demokraci në Europë Përktheu: Idlir Hoxha Nr. faqe: 420 ISBN 978-9928-176-12-7 Çmimi: 1200 lekë
Fred C. Abrahams
Shqipëria e Re
Nga Diktatura në Demokraci në Europë
Përktheu: Idlir Hoxha
Nr. faqe: 420
ISBN 978-9928-176-12-7
Çmimi: 1200 lekë

Fred Abrahams qe një djalë i ri kur erdhi në Shqipëri bashkë me dy amerikanë të tjerë të rinj, me detyrën për të ndihmuar studentët e katedrës së sapohapur të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, për të publikuar një gazetë modeste me bazë, gazetarinë e pavarur dhe të paanëshme, siç duhet të jetë zakonisht gazeta. “Qëllimi ynë është të prezantojmë lajmin ashtu siç e shohim, jo si e ndjejmë, e imagjinojmë apo dëshirojmë të jetë,” shkruan studentët në numrin e parë. “Detyra jonë është të ofrojmë informacion objektiv dhe të balancuar, të lirë nga ngjyrimet politike apo ideologjike.”

Kjo qe më e lehtë të thuhej se sa të bëhej.

Gazeta me emrin Reporteri nuk e pati jetën e gjatë. Ajo u mbyll me urdhër të presidentit të kohës, Sali Berishës, i cili u ndje i fyer rëndë nga ideja e të pasurit lajme të tilla me opinione të kundërta.

Fred Abrahams duket se shpejt pas kësaj, në vend që të bëhej gazetar i paanshëm, u bë aktivist i të drejtave të njeriut. Ai jetoi për periudha të gjata në Shqipëri dhe Kosovë, mbajti shënim për gjithçka dhe punoi për të zbardhur ngjarje që kishin ndodhur. Ai është një aktivist i të drejtave të njeriut që shqyrtoi çdo informacion me skrupullin e faktit për të raportuar për ngjarje që shtrihen në një periudhë prej më shumë se tre dekadash.

Informacioni u mblodh prej tij nga një numër i  konsiderueshëm intervistash të kryera përgjatë 25 vitesh, të ballafaquara me dokumente arkivore të grumbulluara në Shqipëri si dhe në arkivat amerikane përmes kërkesave për të drejta informimi.

Historia që ai zbardh në librin “Shqipëria Moderne”, i cili u publikua në shqip nga shtëpia botuese Dudaj, me përkthimin e Idlir Hoxhës, është një burim i paçmuar dhe ndriçues për informimin mbi atë që ka ndodhur në kohën tonë.

Të humbur mes lajmeve të shkurtra propagandistike, ne nuk kemi mundësi të informohemi në mënyrë faktuale dhe konçize për ato ngjarje që ne i kemi jetuar vetë, për shkak se ajo lloj gazetarie e synuar nga gazeta Reporteri, mungoi përgjatë dekadave që pasuan, duke na lënë ne viktima të keqinformimit apo disinformimit edhe mbi ngjarjet më të rëndësishme.

Kjo është arsyeja se pse ky libër na shërben.

Në një vend ku ka shumë pak histori të shkruar mbi fakte, libri i Fred Abrahams shërben para së gjithash për shqiptarët e brezit të ri, të cilët kanë nevojë të mësojnë se çfarë ndodhi në vitin 1991, se si u organizuan protestat e para antikomuniste në Kavajë dhe Shkodër, se si rrodhën ngjarjet në vitin 1997 apo se si shqiptarët filluan të zbulojnë rreth vitit 2005 se klasa e tyre sunduese nuk dallonte shumë nga njëra-tjetra dhe se si vuajtjet e së shkuarës komuniste u përdorën për galvanizimin e qytetarëve naivë.

Pjesa më e rëndësishme e librit është ndoshta përshkrimi i ngjarjeve të periudhës nga viti 1990 deri në vitin 1997. Ngjarjet e asaj kohe, të cilat qenë edhe hapat e para të Shqipërisë postkomuniste, por që, për shkak të propagandës së palëve të ndryshme, ne dimë shumë pak gjëra.

Gjurmimi skrupuloz i organizatorëve të protestave të para antikomuniste përmes intervistimit të protagonistëve dhe ballafaqimit të dëshmive me dokumente arkivore të policisë në këtë libër, ndoshta nuk mjafton për të zbardhur historinë në tërësinë e saj, por shërben si një pikënisje për mënyrën se si të vërtetat historike duhet të kërkohen dhe ballafaqohen larg përdorimit propagandistik të ngjarjeve nga partitë e ndryshme politike.

Abrahams raporton mbi ngritjen e Sali Berishës si udhëheqës autoritar, urdhërues të gjyqeve false, të arrestimeve politike të pabaza dhe rënies së tij. Ai përshkruan me detaje se si, bashkësia ndërkombëtare, fillimisht e pa të arsyeshme të mbyllte sytë para tendencave autoritariste të Berishës, se si diplomatë të ndryshëm zgjodhën ta mbështesin atë dhe se si disa prej diplomatëve justifikonin shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut në emër të argumentit se në anën tjetër të spektrit politik nuk kishte një alternativë apo se Berisha ndihmonte në stabilitetin e Ballkanit.

Përshkrimi në detaje i zgjedhjeve të vitit 1996 si dhe i qëndrimit thellësisht difektoz të vëzhguesve ndërkombëtarë shërben mirë për të kuptuar gabimin që aktualisht shumë shqiptarë e bëjnë, duke i dhënë ndërkombëtarëve një rol magjik të padiskutueshëm në zgjidhjen e problemeve të vendit.

Ngjarjet më të vona, si qeverisja e parë e socialistëve 1998-2005 apo qeverisja e mëvonshme e demokratëve janë pasqyruar ashtu si shumë shqiptarë i shohin. Për Abrahams, ministrat socialistë që qeverisën vendin deri më 2005 nuk kishin kurrfarë skrupulli nga origjina e tyre komuniste, ata përqafuan kapitalizmin më ekstrem dhe u pasuruan pa limit. Berisha dhe Rama, që të dy, në sytë e Abrahams kanë një prirje të theksuar autoritariste, se Rama duket se ka lidhje me një grup oligarkësh dhe i detyrohet shumë atyre dhe se Meta është “i korruptuar në mënyrë spektakolare”.

Por Abrahams është gjithashtu i interesuar për figura dytësore politike, të cilët i ka pyetur për gjëra që gazetarët shqiptarë shpesh nuk i kanë pyetur. Psh, në vitin 2005, ai pyet Arben Imamin se si ndodhi që ai u kthye te Berisha, pasi u rrah në vitin 1996 prej tij. Apo se si Paulin Sterkaj garoi për socialistët pasi kishte shërbyer si shef komisariati për Berishën një dekadë më parë.

Në fund, libri shërben mirë si një hyrje në historinë bashkëkohore shqiptare dhe krijon mundësinë për të parë në kohë atë që ndodhi nga grahmat e fundit të komunizmit deri në zgjedhjet e vitit 2013.

Etiketa: 1997aktivistdemokracidiplomatgazetagazetarKrijonlajmeLIBLibriMetaOligarkëParaPaulin SterkajPropagandaProtestatRamaSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudenttë drejtaTiranëviktimaZgjedhjet
Tjetri
Dhuna “mund të jetë e vetmja zgjidhje në Kosovë”, thotë eksperti

Dhuna “mund të jetë e vetmja zgjidhje në Kosovë”, thotë eksperti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.