AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Lajme të këqija nga arti shqiptar

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një biletë për në një koncert simfonik kthehet në një dramë të dhimbshme të gjendjes aktuale të ndërtesës së Operas dhe Baletit në Shqipëri, teksa muzika nuk arrin ta mundë tingullin e heshtjes që sjell harresa prej disa dekadash e artit lirik.

opera-15-dhjetor-2015
Koncert simfonik në TKOB, 15 dhjetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Një koncert simfonik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit papritur shndërrohet në një mort ku rreth 50 muzikantë përdorin instrumentet e tyre për të vajtuar gjendjen e mjeruar të ndërtesës dhe infrastrukturës së sallës. Publiku i ulur në ndenjëset e vjetërsuara sa s’ka të operës dëshmon sesi artistët e kanë humbur dinjitetin e tyre hyjnor të provokimit të ndjenjave te spektatorët teksa luajnë muzikë duke kërcyer herë pas here nga parehatia e karrigeve të rëndomta që nuk i përshtaten aspak mjedisit artistik.

Nisja e shfaqjes me himnin shqiptar ngre në këmbë e me duar në zemër dashamirësit e shfaqjes, por ky detaj muzikor është një kujtesë e tepër e faktit të qartë se bëhet fjalë për artin shqiptar.

Shkopi magjik i dirigjentit të shquar Lionel Stoleru, që përcjell notat mjeshtërore të kompozitorëve si Georges Bizet, Franc Liszt dhe César Franck, vërtitet më kot nëpër sallën e mbushur përgjysmë nga spektatorët teksa aty-këtu shfaqjes i hynë në hak zhurmat e sustave të ndenjëseve që lirohen e shtrëngohen nën peshën e publikut. Finesa e drejtuesit të orkestrës papritur merr pamjen e dhembshurisë për këta muzikantë, fëmijë të gjorë të një arti që dergjet në prag të vdekjes, në pamundësi për të ushqyer krijesat e tij.

Gjendja e rrënuar e ndërtesës së përdorur që prej vitit 1966, ku dekori i pandryshuar që prej kohës së diktaturës të lë shijen e hidhur të një ‘censure’ artistike që vjen jo më nga ideologjia, por nga skamja infrastrukturore dhe neglizhenca ndaj këtij institucioni, të krijon ndjesinë e një morti ku njerëzit paguajnë nga 300 deri në 1000 lekë për një ‘qokë të sëmurë’.

Shqipëria është e njohur botërisht për nxjerrjen e artistëve të talentuar lirikë si Inva Mula, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu por po aq e njohur për pamundësinë e ofrimit të kushteve të zhvillimit në karrierë për ta e për pasojë largimin nga vendi të këtyre artistëve.

Sot, salla e mbushur më së shumti me dashamirës të cilët i përkasin mesatarisht moshës 50 vjeç e lart, paralajmëron një pakësim në kohë të frekuentimit të shfaqjeve kulturore të këtij institucioni ndërsa rinisë i mungon dukshëm kultivimi i ndjekjes së baletit, lirikës dhe muzikës klasike.

Një pianiste që ulet të luajë koncertin në një karrige të përshtatshme për një lokal lagje dhe jo një shtëpi opere, në vend të një stoli pianoje, i vë pikën kulmore absurditetit kulturor që përcjell aktualisht mbajtja në këtë gjendje të ‘çakorduar’ e shfaqjeve.

Ndërtuar në vitin 1960, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shërben si institucioni kulturor i vetëm i shfaqjeve të baletit, mbrëmjeve të muzikës simfonike dhe koncerteve të ansamblit popullor në Shqipëri. Një tender i shpallur i hapur në qershor 2015 synon rikonstruktimin e godinës së TKOB me një fond limit prej 30.318.750 lekësh dhe afat kohor 60 ditë pas shpalljes së fituesit përmes dy fazave të konkurrimit.

Megjithatë ndërsa fillimi i punimeve është ende i pacaktuar, shfaqja vazhdon në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Muzika ngrihet e qetë derisa merr formë intensiteti shtohet dhe tingujt e orkestrës simfonike bëhen një zë i vetëm që  duket se nuk do të kalojë pa marrë vëmendjen e publikut. Me të mbaruar muzika, brofja në këmbë e spektatorëve mund të jetë një shenjë revolte për gjendjen e mjeruar të ambientit të shfaqjes, por kurrsesi jo cilësisë së saj.

Muzikantët ngrihen grupe-grupe në këmbë dhe përkulen. Nuk do të ketë revolucion… Spektatorët përplasin dy duart sa për të trembur tingujt e muzikës së ngritur në ajër, pastaj veshin xhupat, kthejnë shpinën dhe dalin ngadalë nga opera.

Jashtë bën ftohtë, por ky i ftohtë as që mund të krahasohet me frymën e akullt që del prej artit teksa vdes në sallën e errët dhe të zbrazët të një shtëpie (aspak) madhështore të artit klasik.

Etiketa: BIRNCensureIvana DervishiKrijonlajmeMjedisitSHshqipShqipëriShqipëriaTeatri KombëtartenderTKOBvdes
Tjetri
Pasuria e Titos do të ndahet së shpejti me vendim gjykate

Pasuria e Titos do të ndahet së shpejti me vendim gjykate

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.