AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Bota në vitin 2015

Kemal DervişngaKemal Derviş
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Charlotte Best/Flickr.

Duke bërë një përmbledhje të arritjeve dhe dështimeve të botës në vitin 2015, Kemal Dervis ofron një paralelizëm të dëshpërimit të Stefan Cvajg një shekull më parë dhe të ardhmes së ndritur që mund të projektojmë.

Foto ilustruese nga Charlotte Best/Flickr.
Foto ilustruese nga Charlotte Best/Flickr.

Viti 2015 ishte i vështirë, i përbërë nga parashikime të rënies së zhvillimit, sulme të tmerrshme terroriste, valë masive refugjatësh dhe sfida serioze politike, me populizmin në rritje në disa shtete. Në Lindjen e Mesme, në veçanti, kaosi dhe dhuna kanë vazhduar të rriten, me pasoja shkatërrimtare. Kjo përfaqëson një kthesë zhgënjyese nga bota padyshim me të meta, por me më shumë shpresa e vetëm disa dekadave më parë.

Në autobiografinë e tij “Bota e së Djeshmes”, Stefan Cvajg përshkroi një ndryshim drastik të ngjashëm. Lindur në vitin 1881 në Vienë, Cvajg e kaloi rininë e tij në një mjedis optimist, civil dhe tolerant. Më pas, duke filluar nga 1914, ai dëshmoi rënien e Europës në Luftën e Parë Botërore, pasuar nga spazmat revolucionare, Depresioni i Madh, ngrija e Stalizimit dhe së fundmi barbarizmi i nazizmit dhe shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore. I shkatërruar, Cvajg kreu vetëvrasje ndërsa ishte në mërgim në vitin 1942.

Dikush imagjinon se Cvajg do të ishte rikuperuar nga krijimi post-Luftës së Dytë Botërore i Kombeve të Bashkuara dhe sistemit Bretton-Ëoods, pa përmendur dekadat pasuese të rindërtimit dhe rregullimit. Ai mund të kishte dëshmuar bashkëpunimin dhe progresin e shënjuar nga periudha post luftë. Ndoshta, atëherë, ai mund ta kishte parë periudhën nga 1914 deri në 1945 si një rrugë të tërthortë të tmerrshme por të kufizuar të botës drejt paqes dhe begatisë.

Sigurisht, gjysma e dytë e shekullit të njëzet ishte larg të qenët ideale. Deri në vitin 1990, paqja sigurohej kryesisht nga kërcënimi i përbashkët i shkatërrimit bërthamor. Konfliktet vendase, si në Kore, Vietnam, pjesë të Afrikës dhe Lindje të mesme, patën pasojat e tyre. Dhe ndërsa rreth 100 vende në zhvillim morën pavarësinë, procesi nuk qe njëlloj paqësor.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ekonomia botëtore u rrit më shpejt se kurrë. Një klasë e mesme e fuqishme u shfaq në vendet e përparuara dhe më pas filloi të shfaqej kudo. Demokracitë perëndimore dhe Japonia ndërtuan ekonomi në të cilat rritja produktive çoi në begati të përbashkët; qeveritë u angazhuan në  rregullim dhe rishpërndarje, ndërsa kompanitë private nxitën zhvillimin duke implementuar metoda teknologjike të përparuara të prodhimit.

Si në nivel rajonal dhe global, progres vendimtar u bë në mbledhjen e përfitimeve nga tregtia dhe ekonomia. Projekti i integrimit europian paralajmëronte një lloj të ri bashkëpunimi, që mund të shtrihej në rajone të tjera dhe madje të ndikonte në bashkëpunimin global.

Brezi i viteve 1960 ndihej shumë si Cvajg në rininë e tij. Ne besonim se, ndonëse progresi nuk do të ishte linear, mund të mbështeteshim në të. Ne prisnim një botë gjithnjë e më paqësore dhe më tolerante, në të cilën përparimet teknologjike, bashkë me tregjet e qeverisura mirë do të gjeneronin begati të madhe. Në vitin 1989, kur Bashkimi Sovjetik po binte dhe Kina po ndryshonte në një ekonomi të bazuar te tregu, Francis Fukuyama lajmëroi “fundin e historisë”.

Gjatë dy dekadave të fundit, megjithatë, shpresat tona – politike, sociale dhe ekonomike – janë thyer shpesh. Pati një kohë kur politikëbërësit amerikanë po pyesnin veten nëse Rusia duhej t’i bashkohej NATO-s. Ajo mundësi është e vështirë të merret në konsideratë sot, pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

Shumë ekonomi në zhvillim arritën përparim të shpejtë brenda viteve – ose dekadave – duke i dhënë mundësinë miliarda njerëzve të shpëtonin nga varfëria dhe të pakësonin hendekun e pasurisë mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara. Por kjo rritje së fundmi është ngadalësuar ndjeshëm, duke ngritur shumë pyetje nëse ekonomistët folën shumë shpejt kur i nënvijëzuam ata motorët e rinj të zhvillimit ekonomik global.

Po ashtu, Pranvera Arabe në vitin 2011 supozohej të sillte një të ardhme të re më demokratike për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Ndërsa Tunizia ka shmangur katastrofën, shumica e vendeve të tjera të prekura kanë përfunduar në kaos, me luftën civile brutale të Sirisë që lehtësoi ngrijten e Shtetit Islamik.

Euro, ndërkohë vuajti krizat e veta. Valuta e përbashkët, dikur e portretizuar si fillimi i Europës thuajse-federale, krijoi tensione serioze mes vendeve “kreditore” dhe “debitore” kur shumë debitorë u përballën me një rënie ekonomike të zgjatur.  Teksa Europa dukej se më në fund po ia mbathte nga kriza e euros, refugjatët, veçanërisht nga Siria, filluan të vërshonin. Kjo ka vënë në rrezik zonën Shengen të udhëtimit pa viza dhe disa mund të pyesin nëse BE-ja do t’i rezistojë presionit.

Në SHBA, kriza e refugjatëve sirianë e ka detyruar Kongresin të nxitojë të kufizojë hyrjen pa viza për turistët e 38 vendeve. Kjo vjen në një kohë kur pabarazia e të ardhurave dhe pasurisë po arrin qiellin në SHBA – paga mesatare për burrat nuk është rritur në dekada – duke i lënë shumë në mëdyshje nëse fëmijët e tyre do të mund të ruajnë standardin e jetesës që ata shijuan. Në krye të kësaj, për herë të parë në dekada, rritja e tregtisë ndërkombëtare nuk e tejkalon rritjen e prodhimit global.

Një nxitës thelbësor i shumë prej këtyre problemeve mund të jetë shpejtësia e paprecedent e ndryshimit – nxitur prej globalizimit dhe inovacionit teknologjik – që ka prodhuar një shkëputje shumë të shpejtë dhe shumë të madhe për t’u menaxhuar.

Potenciali i progresit njerëzor ende duke i madh. Teknolojia ofron shpresën e shpëtimit t ëjetës përmes trajtimeve mjekësore,  produktivitet më të madh ekonomik dhe sisteme energjetike më të qëndrueshme. Por njerëzit kanë frikë, siç tregohet në kthimin e politikave të identitetit dhe mungesa e gjithpërfshirjes ekonomike dhe politike. Si rezultat, rritja e produktivitetit po ngadalësohet dhe kështu kapitali duket i lirë dhe investimet mbeten të ngadalta.

Çelësi i menaxhimit të shkëputjeve dhe largimit të frikës së njerëzve është qeverisja. Cvajg e pa botën të shkatërrohej një shekull më parë, jo sepse dija njerëzore ndaloi përparimin, por për shkak të dështimeve të përhapura të qeverisjes dhe politikës. Teksa hyjmë në vitin 2016, duhet të fokusohemi mbi qeverisjen e përshtatshme, në dimensionin ekonomik dhe politik të shekullit 21, në mënyrë që burimet tona dhe dija të prodhojë progres të gjithanshëm dhe jo konflikt të dhunshëm.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Restoring Yesterday’s Hope for Tomorrow’s World

Etiketa: Bashkimi SovjetikBEdhunaekonomiEkonomiaEuroEuropaJaponiaKapitaliKinakonfliktKrizaMetaMjedisMjekmjekëNATOPabaraziapasojaprogresProject SyndicaterrezikRusiaSHSHBAShengenSiriasiriantensioneTreguturistvizavrasjezhvillim
Tjetri
Marrëveshja konfidenciale që i dha fund arbitrazhit CEZ-DIA

Marrëveshja konfidenciale që i dha fund arbitrazhit CEZ-DIA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.