AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjuha e urrejtjes në media shqetëson grupet e margjinalizuara në Shqipëri

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tirana Pride | Foto nga : Ivana Dervishi

Një monitorim i disa prej mediave online më të ndjekura në Shqipëri ka zbuluar se diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes prek më së shumti grupet e margjinalizuara dhe se redaksitë nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar.

Tirana Pride | Foto nga : Ivana Dervishi
Tirana Pride | Foto nga : Ivana Dervishi

Një raport i monitorimit të gjuhës diskriminuese dhe të urrejtjes në median online ka zbuluar se kjo problematikë haset në 67.7 për qind të rasteve ndaj grupeve shoqërore  dhe në 32.3 për qind ndaj individëve të caktuar.

Monitorimi i kryer nga ProLGBT dhe redaksia e “Historia ime” gjatë muajve tetor dhe nëntor 2015, përfshiu 750 artikuj dhe 120 komente të lexuesve në portalet online si GazetaTemA, Balkanweb, Panorama, Newsbomb.al, Syri.net, Dita dhe Shqiptarja.com.

Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga Civil Rights Defenders ka qenë vlerësimi i etikës në median shqiptare dhe diagnostifikimi i problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në median shqiptare.

Në analizë janë marrë përmbajtja e tekstit, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto.

Nga monitorimi u evidentuan 86 artikuj të gjuhës së urrejtjes direkte ose indirekte ndërsa në 123 artikuj ka pasur gjuhë diskriminuese direkte ose indirekte. Ndër individët e diskriminuar 59 për qind kanë qenë gra dhe 41 për qind burra.

Raporti tregon se bindjet politike, përkatësia gjinore, orientimi seksual ose identiteti gjinor, raca dhe përkatësia fetare janë bazat mbi të cilat mbështetet më së tepërmi diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes në median online në Shqipëri.

“Situata në median shqiptare në aspektin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe asaj diskriminuese është shumë e rëndë,” tha për BIRN, Kristi Pinderi  kryetari i organizatës ProLGBT.

“Përgjegjësia e redaksive për të ndaluar gjuhën e urrejtjes duhet të dalë më shumë në pah dhe të dallohet nga liria e shprehjes. Ky problem mund të zgjidhet përmes vetërregullimit të medias pa pasur nevojën e një nisme ligjore,” shtoi ai.

Raporti nënvijëzon faktin se në shumicën e rasteve artikujt diskriminues ose ato të urrejtjes botohen pa emër ose me iniciale.  Rezulton se  82 për qind e artikujve me gjuhë diskriminuese dhe urrejtje janë vënë nën emrin e redaksive dhe 18 për qind e këtyre artikujve kanë si autor emra konkretë gazetarësh apo analistësh.

Sipas Pinderit, moscilësimi i emrit të gazetarit në artikujt e shkruar mban vulën e pranimit të këtij diskriminimi nga vetë redaksitë.

“Përdorimi i gjuhës diskriminuese dhe të urrejtjes nuk i sjell asnjë të mirë shoqërisë shqiptare, por dëmton edhe më tej grupet e magjinalizuara që hasen me këtë fenomen”, përfundoi ai.

Gjuha diskriminuese dhe e urrejtjes ka qenë në 55 për qind të rasteve e drejtuar në mënyrë direkte, ndërsa në 45 për qind të rasteve ajo ka qenë e nënkuptuar dhe indirekt (përmes fotove, videos shoqëruese, titujve apo nëntitujve).

Etiketa: BIRNCivil Rights DefendersgazetarGjuha e urrejtjesgraIvana DervishiKristi PinderiLiriaLiria e ShprehjesMediaMonitorimiPanoramaPortaletraportRaportiSHshqipShqipërishqiptareTiranavideo
Tjetri
Dialogu Kosovë-Serbi ‘vetëm midis politikanëve’

Dialogu Kosovë-Serbi ‘vetëm midis politikanëve’

Komente 1

  1. Keti says:
    10 years më parë

    Keni bërë të mërzitshëm një shkrim që mund të ishte shumë interesant. Statistikat pa një ilustrim apo citim. Asnjë kërkesë për koment nga kryeredaktorët e portaleve. Nëse fenomeni është aq i përhapur një pjesë e mirë e publikut as që e vë re që është gjuhë urrejtjeje apo diskrimininuese.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.