AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Arti nën urat e rrënuara të Tiranës (Foto)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urë në kryqëzimin e Vasil Shantos në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Truku politik për të përdorur artin si shpërqendrim të syrit ndaj problemeve të përditshme nuk prodhon asgjë më shumë se foto abstrakte ndërsa qytetarët mbeten pa zgjidhje për nevojat e tyre.

Urë në kryqëzimin e Vasil Shantos në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Urë në kryqëzimin e Vasil Shantos në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria ka treguar se duke e zbukuruar rrugën e vështirë të daljes nga tranzicioni me vepra artistike, kjo mund të rezultojë në një zbutje të padurimit qytetar dhe në një iluzion optik të vizualizimit të suksesit.

Sipas kësaj mënyre, nën drejtimin e kryebashkiakut të atëhershëm, Edi Rama, fasadat e pallateve të vjetra të Tiranës u kthyen në vepra arti që tregonin qartazi se e reja do të triumfonte mbi të vjetrën dhe se banorët duhet të dallonin (pse jo përmes ngjyrave) se tashmë gjërat po shkonin drejt një të ardhme më të ndritur.

Kryetari i kabinetit, Rama duket se e mori me vete ndjenjën e tij artistike edhe në godinën e Kryeministrisë ku në dy vite qeverisje vari një skulpturë drite të artistit francez Phillipe Parreno dhe vuri instalacionin Giant Triple Mushroom, të artistit Carsten Höller.

E para nënkupton përzierjen e artit, skulpturës dhe arkitekturës me portat e paqarta për në botën e jashtme ndërsa e dyta halucinacionin e ndërsjelltë të artit dhe kërpudhave si perceptim i realitetit.

Në përpjekje për të shpjeguar ekzibicionin artistik për zërat kritikë, kryeminstri Rama e ka quajtur të bukurën rrugën nga kalojnë ambiciet e transformimit të Shqipërisë.

“Kjo godine dhe këto mjedise janë nga sot, edhe një hapësire më shumë për të edukuar syrin e vrazhdë të shumë njerëzve që e konsiderojnë të bukurën dhe nevojën për të bukurën një luks dhe që gabimisht mendojnë se ambiciet për të transformuar Shqipërinë në një vend me më shumë mirëqenie, nuk kalojnë përmes të bukurës,” tha kryeministri Rama gjatë inagurimti të godinës së rinovuar të Bankës së Shqipërisë.

Pas shembullit kryeministror, kërpudha të tjera dolën pas shiut jashtë godinave të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe Galerisë Kombëtare të Arteve, por nga brenda këto mbeten dy institucione me problematika të mëdha në funksionimin e mirëfilltë për nxitjen e artit në Shqipëri.

Përpjekja më e fundit për të sjellë më afër ndriçimin artistik te jeta urbane u krye nga kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, me instalimin e neonëve shumëngjyrësh poshtë urave të këmbësorëve dhe makinave nëpër kryeqytet. Në kontrast me ndriçimin e fortë tëposhtë urave, rrjedh lumi Lanë i ndotur dhe kundërmues.

Lumi Lanë duket nga gropat e një ure në Tiranë, dhjetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Lumi Lanë duket nga gropat e një ure në Tiranë, dhjetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Urat thuajse të shkatërruara janë një tablo më vete që në kuptimin e mirëfilltë të fjalës prekin emocionalisht spektatorët (kalimtarët).

Duket se dëshira për t’i shtuar funksion dekorativ urave i ka lënë ato pa fonde të mjaftueshme për të kryer funksionon e tyre primar të kalimit nga njëra anë në tjetrën.

“E kam tmerr këtë urën”, tha një vajzë teksa kalonte në një prej urave të këmbësorëve, ndodhur përballë ish-ekspozitës. Ndërsa disa i tremben deri në tmerr paqëndrueshmërisë së urës së këmbësorëve që sa vjen dhe rrënohet, ka nga aventurierë që vendosin ta kthejnë në një sustë teksa i kërcejnë sipër.

Dritat e vendosura nga poshtë shërbejnë të paktën për diçka, ato të bëjnë të dallosh vrimat boshe që ndriçojnë aty-këtu, ndërsa errësira është shenjë se ku mund të shkelësh. Për më tepër, këto ura nga zona e Pallatit me shigjeta deri afër zonës së Bërrylit shërbejnë për diçka, ato nuk janë më lidhëse të dy anëve të qytetit që i ndan Lana, por lidhëse të njerëzve që kalojnë me frikë dhe shpejtësi duke marrë me vete ndjenjën e tokës që lëviz për disa minuta më pas.

Këto janë ‘pamjet artistike’ të urave të këmbësorëve dhe makinave në Tiranë nga Pallati me Shigjeta te Bërryli, që ndonëse do të shërbenin shumë mirë si fotografi abstrakte të jetës urbane, janë njëkohësisht drita ‘të kuqe’ të vendit ku nuk duhet shkelur…

Etiketa: BanorëBIRNEdi RamaErion VeliajFondefotografiIvana DervishiLumipaktParaRamaSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëURA
Tjetri
Shqiptarët zemërohen nga bunkeri i ri në qendër të Tiranës

Dekomunistizimi simbolik, hiqen medaljet, por jo përfitimet për ish-sigurimsat

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.