AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lumë padish për OSHEE, tani nën hetim edhe privatizimi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Pas skandalit CEZ-DIA dhe kallëzimit të KLSH-së për riblerjen e aksioneve, Ministria e Energjisë godet duke “audituar” privatizimin dhe duke kallëzuar në prokurori tre ish-ministra, dy ish-zv/ministra dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri të ditur sot (28 dhjetor 2015) se ka kryer një “auditim të brendshëm” mbi procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në vitin 2009 dhe se ka zbuluar një mori shkeljesh, për të cilat, ka vendosur të “kallëzojë në prokurori” tre ish-ministria, dy zv/ministra dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë, ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima janë kallëzuar krahas ish-zv.ministrave Bozdo e Alibali dhe ish-këshilltares së ish kryeministrit Sali Berisha, Suzana Guxholli, krahas disa zyrtarëve të tjerë më të ulët. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar “dëm ekonomik Buxhetit dhe qytetarëve arrin në 414 milion Euro”.

Ish-zyrtarët akuzohen për dy ngjarje: procesi i privatizimit i kryer në vitet 2008 dhe 2009, si dhe procesi i rimarrjes nën kontroll të kompanisë në vitin 2013. Ministria, aktualisht e kontrolluar nga Partia Socialiste, thotë se ish-ministrat kanë kryer apo nuk kanë kryer veprime në dëm të shtetit gjatë periudhës së privatizimit, duke shkelur afatet ligjore të privatizimit dhe duke e vendosur në shitje kompaninë pavarësisht se ajo nuk kishte të regjistruara asetet e veta dhe nuk kishte bilanc të certifikuar nga auditorë të pavarur. Për këto shkelje janë kallëzuar për ndjekje penale ish-ministri Genc Ruli dhe ish-zvministri i Neritan Alibali, bashkë me Mimoza Vokshi, ish-drejtoreshë përgjegjëse për procesin e përgatitjes për privatizim.

Ministria thotë se ka audituar gjithashtu veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në periudhën 2012-2013, kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe CEZ u përkeqësuan dhe Shqipëria efektivisht e rishtetëzoi operatorin e shpërndarjes pa marrëveshje paraprake me privatizuesin. Konkluzioni qe që ish-ministri Florion Mima, ish-ministri Ridvan Bode dhe ish-këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Suzana Guxholli, kanë kryer shkelje në dëm të interesave të shtetit. (Kliko këtu për të lexuar raportin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë).

Loja me kallëzimet

Privatizimi i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në vitin 2009 nga grupi çek CEZ është një histori e mbushur me skandale dhe me kallëzime. Në tetor të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se pati kallëzuar në prokurori ministrin aktual të Energjisë Damian Gjiknuri në lidhje me negociatat për riblerjen e OSHEE nga grupi CEZ në korrik 2014.

KLSH pati audituar veprimtarinë e kësaj ministrie gjatë vitit 2014 dhe pati dalë në konkluzionin se grupi negociator nuk pati mbajtur procesverbale të bisedimeve me çekët dhe e konsideroi këtë shkelje. “Konstatojmë se nuk ka asnjë dokumentacion financiar apo dhe juridik (kontrata), provë shkresore që do të na krijonte bindje të arsyeshme që nga grupi negociator është vepruar në mbrojtje të interesave të shtetit,” thuhet në raportin e auditimit të KLSH. Bazuar në këto fakte, KLSH deklaroi se Gjiknuri është përgjegjës për dëm ekonomik në masën 479 milionë euro.

Gjiknuri deklaroi një ditë më pas se raporti i auditimit të KLSH qe një “sulm politik”. Sipas tij, akuzat e KLSH qenë urdhëruar nga Partia Demokratike në opozitë. Nuk bëhet e qartë se kur auditimi i brendshëm i Ministrisë së Energjisë vendosi të auditojë procedurat e privatizimit të kryer në vitet 2008-2009, por duket se audituesit e kësaj ministrie kanë dalë në konkluzion të ngjashëm me KLSH, vetëm se kanë gjetur fajtorë të tjerë. Dëmi, sipas auditimit të brendshëm, qe 414 milionë euro, ndërsa përgjegjësit për këtë dëm janë ish-ministrat demokratë. Mbetet e paqartë se si, audituesit e brendshëm, pasi analizuan veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve të kësaj ministrie në vite, gjetën përgjegjës zyrtarët e para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe të tremujorit të fundit të vitit 2013, por nuk gjetën asnjë përgjegjës për periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2013, kur kjo ministri u qeveris nga ministra të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aktualisht aleatë qeverisës me Partinë Socialiste.

Akuza të shumta por pa dënime

Përgjatë dekadës së fundit, shumë ish-ministra janë “kallëzuar në prokurori”, por asnjëri prej tyre nuk është dënuar. Në vitin 2006, disa kallëzime u kryen nga qeveria e kohës kundër ish-ministrave socialistë Anastas Angjeli dhe Igli Toska për përpjekjet për privatizimin e stadiumit “Dinamo”. Çështja u pushua për mungesë provash.

Qeveria aktuale ka dorëzuar deri tani kallëzime për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, për atë të arsimit Myqerem Tafaj, për ish-ministrin e mbrojtjes Arben Imami, si dhe për ish-ministrin e Ekonomisë Florion Mima. Çështja ndaj Imamit u mbyll dhe qeveria u tërhoq nga kallëzimi. Ish-ministri Tafaj u mor i pandehur nga Prokuroria dhe çështja e tij pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Për procedimet e tjera nuk ka të dhëna.

Dëmi mbetet

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri u privatizua në vitin 2009 nga qeveria e kohës për 102 milionë euro në masën 76 për qind të aksioneve. Në bilancin e saj të paaudituar ajo kishte si asete zyrtare neto (asete totale minus borxhe) prej 8.1 miliardë lekësh (afërsisht 58 milionë euro). Por Operatori rezultoi me humbje në vitet në vijim dhe e mbylli vitin 2011 me asete neto prej 1.8 miliardë lekësh (rreth 13 milionë euro). Gjatë vitit 2012, Operatori akumuloi humbje të jashtëzakonshme prej 40 miliardë lekësh, (285 milionë euro). Humbjet u thelluan më tej gjatë viteve 2013 dhe 2014. Në fund të vitit 2014, kapitali neto i OSHEE qe në nivelin minus 71 miliardë lekësh, (rreth 507 milionë euro).

Mes viteve 2008 dhe 2014, konsumatorët dhe taksapaguesit janë “përballur” me humbje të përgjithshme prej mbi 560 milionë eurosh. Megjithatë, përveç kallëzimeve, ende nuk ka asnjë përgjegjës konkret.

 

Etiketa: AkuzaBorxheCEZCEZ-DIADamian Gjiknuridëm ekonomikDinamoEuroGjykatëHetimKapitaliKLSHKontrolliLuftamarrëveshjeMASMbrojtjambrojtjeOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialisteprivatizimiProkuroriProkuroriaQeveriaRaportiSali BerishaSHshqipShqipëriShqipëriaSulm
Tjetri
Banka e Shqipërisë shqyrton idenë e “lehtësimit sasior”

Banka e Shqipërisë shqyrton idenë e “lehtësimit sasior”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.