AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të ushqesh një shoqëri difektoze

Paul R. EhrlichJohn HartengaPaul R. EhrlichdheJohn Harte
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një fëmijë po ushqehet me çfarë ka mbetur nga një festë popullore në Guahati, Indi, më 2 janar 2016. (AP Photo/Anupam Nath)

Një pjesë e komunitetit të shkencëtarëve besojnë se zgjidhja e problemeve të sistemit aktual të prodhimit dhe shpëndarjes së ushqimeve do të ndihmojë botën të vetëushqehet në dekadat e ardhëshme. Por ka disa shkencëtarë që besojnë se në fakt, problemi është më në themel të sistemit aktual politik dhe pikërisht aty qëndron edhe zgjidhja.

Një fëmijë po ushqehet me çfarë ka mbetur nga një festë popullore në Guahati, Indi, më 2 janar 2016. (AP Photo/Anupam Nath)
Një fëmijë po ushqehet me çfarë ka mbetur nga një festë popullore në Guahati, Indi, më 2 janar 2016. (AP Photo/Anupam Nath)

Pothuajse gjithskush në bashkësinë e shkencëtarëve bie dakord se sigurimi i furnizimit të mjaftueshëm me ushqime për popullsinë në rritje të botës, popullsi që pritet të rritet me 2.4 miliardë njerëz të tjerë deri në mes të këtij shekulli, do të kërkojë shumë punë. Në të vërtetë, ne nuk ia kemi dalë ende të sigurojmë ushqim të mjaftueshëm për popullsinë aktuale prej 7.3 miliardë: Gati 800 milionë njerëz aktualisht po vuajnë urinë, ndërsa disa miliadë të tjerë nuk marrin mikroushqyesit e mjaftueshëm. Por shkencëtarët nuk bien dakord se si duhet të zgjidhet problemi i sigurisë ushqimore.

Bashkësia e shkencëtarëve është e ndarë mes dy përqasjeve kryesore: “të përmirësojmë detajet e bujqësisë” (TAD sipas akronimit në anglisht) dhe “të rregullojmë themelet e shoqërisë” (MSF sipas akronimit në anglisht). Ndërsa përqasja e parë ka pasur mbështetje nga shumica, përqasja e dytë është më bindësie.

Që të jemi të qartë, kampi i TAD ka identifikuar probleme shumë të rëndësishme me sistemet aktuale të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimeve dhe trajtimi i këtyre problemeve me të vërtetë që do të përmirësojë sigurinë ushqimore. Rendimentet mund të rriten duke zhvilluar varietete më të mira të farave. Ujitja, fertilizimi dhe pesticidet duhet të përdoren në mënyrë më eficente. Ruajtja e pyjeve tropikale dhe sistemeve të tjera relativisht natyrore mund të mbrojë shërbimet me rëndësi kritike të ekosistemeve, veçanërisht pjellorinë e tolës, pllenimin, kontrollin e insekteve dhe përmirësimin e klimës. Tendenca drejt rritjes së konsumit të mishit duhet të përmbyset. Rregullat më të rrepta mbi peshkimin dhe ndotjen e oqeaneve mund të ruajnë furnizimin me proteina esenciale detare për shumë njerëz. Humbjet në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimeve duhet të reduktohet. Dhe njerëzit duhet të edukohen të zgjedhin ushqime më të qëndrueshme dhe të ushqyeshme.

Që këto objektiva të realizohen, mbështetësit e TAD e pranojnë, kërkohet që politikëbërësit t’i japin sigurisë ushqimore prioritet të lartë politik dhe fiskal, në mënyrë që të mbështeten nevojat për kërkime dhe veprime. Përgjegjshmëria në fillimin e programeve për të shpërndarë ushqimet në mënyrë më të barabartë natyrisht që do të bjerë te qeveritë.

Por përqasja e TAD është e paplotë. Jo vetëm që objektivat e saj afatshkurtra janë shumë vështirë për t’u arritur pa ndryshime më themelore në shoqëri; por edhe nëse këto objektiva arrihen, ka gjasa që ato do të rezultojnë të pamjaftueshme në terma afatmesme dhe është e sigurtë se do të jenë tërësisht të pamjaftueshme në terma afatgjatë.

Për të parë se pse, le të supozojmë që, më 2050, objektivat e TAD janë realizuar në tërësi. Më shumë ushqime janë të disponueshme, falë rendimenteve më të larta bujqësore dhe përmirësimeve në reduktimin e humbjeve në magazina dhe shpërndarje. Politikat e përmirësuara mjedisore kanë bërë që shumica e pyjeve të sotme janë ende në këmbë dhe zonat ku ndalohet peshkimi janë krijuar dhe mbrojtur në shkallë të gjerë. Ekosistemet po bëhen më të fuqishme, ku shumë korale dhe planktone kanë evoluar që të mbijetojnë në ujëra më të ngrohta dhe më acide. Shto edhe pak vegjetarizëm dhe duket se ngritja e temperaturave botërore do të kufizohet në 3 gradë celsius.

Për rrjedhojë, ne mund të shmangim uritë nga mesi i shekullit. Por, në një popullsi botërore prej 9.7 milionësh, uria dhe kequshqyerja ka gjasa do të jetë proporcionalisht në të njëjtat përmasa me botën aktuale prej 7.3 miliardësh. Me fjalë të tjera, edhe me një kombinim të tillë të jashtëzakonshëm dhe të pagjasë arritjesh dhe fati të mirë, pasiguria jonë ushqimore do të jetë po aty.

Arsyeja është e thjeshtë: shoqëritë dhe ekonomitë tona bazohen në supozimin difektoz se rritja e vazhdueshme është e mundshme në një planet me të njëjtat përmasa. Për të garantuar sigurinë ushqimore – pa përmendur të drejtat e tjera themelore të njeriut – për të gjithë, ne duhet të riorganizojmë limitet tona, në terma si shoqërorë, ashtu edhe faktorësh biofizikë dhe të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur për t’u siguruar që nuk do t’i kalojmë këto limite.

Bazuar në këtë bindje, përqasja e MSF kërkon që qeveritë të ndërmarrin hapa për të fuqizuar gratë në të gjitha fushat e shoqërisë dhe të sigurojnë që e gjithë popullsia seksualisht aktive të ketë akses te mjetet moderne të kontrollit të lindjeve, ku gratë duhet të jenë të lira të bëjnë aborte, nëse zgjedhin ta bëjnë. Në të njëjtën kohë, qeveritë duhet të trajtojnë problemin e pabarazisë në pasuri dhe rrjedhimisht, në ushqim, veçanërisht duke ulur dominimin e korporatave.

Shkurt, kjo do të thotë të sjellësh popullatën e botës në nivele të qëndrushme, reformat e MSF-së janë për rrjedhojë shpresa e vetme e botës, Por, siç qëndrojnë punët, zbatimi i këtyre masave duket i pagjasë. Shtetet e Bashkuara, vendi që konsumon më shumë, po lëviz në drejtim të kundërt: gratë po vuajnë që të ruajnë të drejtat e tyre riprodhuese, shpërndarja e pasurisë po bëhet gjithnjë e më e pabarabartë dhe korporatat po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Nëse kjo tendencë vijon, më 2050, sistemi i qeverisjes do të jetë edhe më i keqpajisur për t’u marrë me problemet themelore të rritjes së vazhdueshme të popullsisë dhe konsumit apo pabarazisë në pasuri. Ndërsa mjediset përkeqësohen nga ndryshimet klimaterike, toksifikimi dhe humbja e biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemeve, njerëzit kanë më pak kohë dhe energji për reformë në qeverisje që synon të reduktojë pabarazinë apo të ruajë mjedisin. Për rrjedhojë, ata në pushtet do të ndjejnë më pak presion për të organizuar sistemet për të ofruar ushqime për ata që janë në nevojë.

Sistemi socio-biologjik është i plotësuar me nënsisteme pulë-dhe-vezë. Duke parë se nuk ka një pikë të vetme të dukshme të dobët në sistem për të filluar ndryshimin, qeveritë duhet të trajtojnë një gamë të gjerë ngjarjesh njëkohësisht. Pikat kyçe nga duhet të fillohet puna është pastrimi i politikës nga “paraja e madhe”, vendosja e një sistemi taksimi që ndalon në mënyrë më efektive të ardhurat dhe pasurinë ekstreme; sigurimi që politikëbërësit të kenë një nivel bazë të të kuptuarit shkencor; dhe fuqizimi i të drejtave të grave, përfshirë aksesin në kontraceptivë falas.

Ashtu si problemet shoqërore dhe mjedisore mund të forcojnë njëra-tjetrën, edhe veprimet që synojnë të fuqizojnë themelet tona mjedisore dhe shoqërore mund të forcojnë njëra-tjetrën. Vetëm përmes përqendrimit te këto probleme themelore dhe jo thjeshtë arnimi i detajeve në prodhimin ushqimor, mund të fuqizojë lidhjet sistemike të brendshme në avantazh të gjeneratave të ardhëshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Feeding a Flawed Society

Etiketa: IndilirambështetjePeshkimiProject SyndicatePunaPunëSHShtetet e BashkuaraSigurimi
Tjetri
Jeta e përditshme në kryeqytet pas festimeve të Vitit të Ri (Foto)

Çfarë do të thotë “shtresë e mesme” në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.