AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Operacioni ‘ Stuhia ’ shkaktoi trazira për Kroacinë

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parada e Operacionit Stuhia në Zagreb. Foto: Beta.

Viti 2015 u shoqërua nga debate me Serbinë në lidhje me festimet e 20-vjetorit të Operacionit “Stuhia” të Kroacisë, ndërsa veteranët protestues shkaktuan probleme në vend.

Koncerti nacionalist në Knin me rastin e 20 vjetorit të Operacionit Stuhia. Foto: BIRN/Sven Milekic.
Koncerti nacionalist në Knin me rastin e 20 vjetorit të Operacionit Stuhia. Foto: BIRN/Sven Milekic.

20-vjetori i ofensivës më të madhe ushtarake në Kroaci, Operacioni “Stuhia” në gusht të vitit 1995, shkaktoi shpërthim tensionesh midis Kroacisë dhe Serbisë gjatë tvitit.

Ndërsa Zagrebi vendosi ta përkujtojë operacionin e tij fitimtar me ceremoni të nivelit të lartë, Beogradi u shpreh se ky operacion ishte një katastrofë për serbët e Kroacisë, të cilët u desh të largoheshin nga vendi dhe organizoi një event zie për viktimat.

Gjatë Operacionit “Stuhia”, forcat kroate rimorën më shumë se 18 për qind të territorit të republikës që ishte mbajtur nga rebelët serbë të Kroacisë që prej vitit 1991. Si pasojë e operacionit, 600 serbë, kryesisht të moshuar, u vranë rreth 20,000 ndërtesa u dogjën dhe rreth 200,000 serbë u larguan.

Tensionet në lidhje me si duhej të përkujtohej operacioni lindën edhe midis qeverisë kroate të qendrës së majtë dhe presidentes Kolinda Grabar Kitaroviç, pjesë e qendrës së djathtë. Në fund, u ra dakord që në Zagreb të mbahej një paradë ushtarake një ditë para ngjarjes kryesore në qytetin e Kninit më 5 gusht.

Parada e Operacionit Stuhia në Zagreb. Foto: Beta.
Parada e Operacionit Stuhia në Zagreb. Foto: Beta.

Ceremonia në Knin, i cili u rimor nga rebelët serbë në fillim të operacionit, tërhoqi rreth 100,000 njerëz nga e gjithë Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina.

Kryeministri Zoran Milanoviç tha në ceremoni se Operacioni “Stuhia” ishte i justifikuar për të mbajtur Kroacinë “gjallë dhe të plotë” dhe përfundoi si një luftë “e shëmtuar dhe e imponuar”.

Ndërkohë, Serbia organizoi një ngjarje përkujtimore në pikën kufitare të Sremska Racës, në kufi me Bosnjën, ku serbët që po i largoheshin Operacionit “Stuhia” hynë në Serbi në gusht të vitit 1995, ndërkohë që në Beograd ranë kambanat e kishave dhe sirenat e sulmit ajror.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç e përshkroi operacionin kroat si “spastrimi më i madh etnik që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Shumë kroatë, në një turmë prej 80,000 vetash në një koncert përkujtimor të Operacionit “Stuhia” që u organizua në Knin nga këngëtari nacionalist Marko Perkoviç Thompson brohoritën “Vrisni një serb” dhe sloganin e lëvizjes Ustashe pro-fashiste të Luftës së Dytë Botërore, “Za dom spremni” (“Gati për atdheun!”).

Ndërkohë në Beograd, lideri nacionalist serb dhe i pandehuri për krime lufte Vojisllav Sheshel dogji flamurin kroat.

Beogradi dhe Zagrebi më pas shkëmbyen nota diplomatike proteste, duke akuzuar për njëri-tjetrin si përgjegjës për fjalime urrejtje dhe mungesë tolerance etnike gjatë ngjarjeve përkujtimore me rastin e 20 vjetorit.

Një protestë e vazhdueshme

Vojisllav Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd në gusht. Foto: BETA.
Vojisllav Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd në gusht. Foto: BETA.

Një protestë e vazhdueshme nga ana e veteranëve kroat të luftërave të viteve 1990 filloi në tetor të vitit 2014 dhe vazhdoi gjatë të gjithë vitit.

Veteranët, të udhëhequr nga Djuro Glogoski dhe Josip Klem, kanë protestuar në një tendë para Ministrisë të Veteranëve të Luftës në Zagreb, duke kërkuar largimin e ministrit të veteranëve të luftës Predrag Matiç, miratimin e ligjit kushtetues që u garanton veteranëve të luftës statusin ligjor, plus lëshime të tjera.

Për shkak se protestat e tyre arritën të fitonin vetëm lëshime të vogla, në maj ata u mblodhën në Sheshin “Seint Mark”, ku ndodhen ndërtesa e qeverisë dhe ajo e parlamentit.

Pasi shkelën ligjin e Kroacisë për tubimet publike, i cili thotë se protestat para ndërtesave qeveritare duhet të përfundojnë në një kohë të caktuar, protestuesit u përleshën me policinë dhe u tërhoqën në kishën e Shën Markut, ku kaluan edhe natën.

Ata dolën nga kisha të nesërmen në mbrëmje, pasi kryeministri Milanoviç i ftoi ata për një takim në ndërtesën e qeverisë.

Takimi u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar, por përfundoi pa e zgjidhur situatën.

Protesta e vazhdueshme para ministrisë së veteranëve të luftës më pas vazhdoi, por tërhoqi shumë pak vëmendje mediatike pas kësaj.

Disfata në Hagë

Veteranët protestues në kishë. Foto: Beta.
Veteranët protestues në kishë. Foto: Beta.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në shkurt refuzoi padi të paraqitura nga Kroacia dhe Serbia, të cilat akuzonin njëra-tjetrën për gjenocid.

Kroacia e ngriti padinë e saj në vitin 1999, duke akuzuar Serbinë si përgjegjëse për krimet e e kryera në vitin 1991 nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paraushtarakët serbë të mbështetur nga Beogradi.

Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Peter Tomka, arriti në përfundimin se Serbia nuk mund të konsiderohet përgjegjëse sepse ajo në atë kohë nuk e kishte nënshkruar Konventën e Gjenocidit të OKB-së.Serbia ngriti kundërpadinë e saj në vitin 2010, duke pretenduar se forcat kroate kryen gjenocid gjatë operacionit “Stuhia” në vitin 1995.

Lidhur me pretendimin kundër Kroacisë, Tomka arriti në përfundimin se “edhe nëse ka pasur një qëllim për të dëbuar serbët, ne nuk mund të përcaktojmë se qëllimi kroatëve ishte t’i shkatërronin ata”.

Dy figura polemike nga lufta e viteve 1990 zunë gjithashtu titujt kryesorë të gazetave në vitin 2015.

Autoritetet australiane ekstraduan ish-komandantin paraushtarak serb Dragan Vasiljkoviç në Kroaci në korrik, pasi përpjekja e tij dhjetë vjeçare për të shmangur depërtimin dështoi.

Vasiljkoviç, i njohur ndryshe si kapiten Dragani, dyshohet se ka kryer krime lufte në vitet 1991 dhe 1992, ndërsa ai ishte komandant i një njësie paraushtarake që luftonte për rebelët serbë të Kroacisë kundër forcave të Zagrebit.

Ai u dërgua në paraburgim në Split – kërkesë që u ndryshua disa herë. Duke qenë se nuk mund të shtyhet më, në fillim të janarit duhet të dorëzohet një aktakuzë përndryshe Vasiljkoviç do të jetë në gjendje të largohet nga burgu dhe nga vetë Kroacia.

Glavas duke pozuar me verën e Hitlerit. Foto: Facebook.
Glavas duke pozuar me verën e Hitlerit. Foto: Facebook.

Komandanti i kohës së luftës, tashmë i shndërruar në politikan, Branimir Glavas bëri gjithashtu lajm kur gjykata kushtetuese në janar rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila e shpalli atë fajtor për krime lufte në qytetin lindor të Osijekut.

Në korrik të vitit 2010, Gjykata e Lartë e shpalli atë fajtor për vrasjen e civilëve serb në vitet 1991-1992, duke e dënuar atë me tetë vjet burg.

Glavas po vuante dënimin e tij në një burg në qytetin boshnjak të Mostarit, por u kthye në Osijek në shkurt dhe u prit si hero nga ndjekësit e tij.

Banda moderne muzikore “Laibach” gjithashtu kërcënoi se do të padiste partinë politike të krahut të djathtë të Glavasit për përdorimin e një prej këngëve të tyre më të njohura në një video që promovonte një njësi partiake të rinjsh të quajtur “Garda Sllave e Fajkonjve”.Ndërsa pret rigjykimin e tij në Gjykatën e Lartë, ai shkaktoi polemika duke postuar një foto të tijën në Facebook, duke pozuar me një shishe verë me fytyrën e Adolf Hitlerit në etiketë.

Në nëntor, Glavas e mbylli vitin duke fituar një vend në parlament në zgjedhjet e përgjithshme.

Etiketa: BandaBeogradBIRNBosnjaBurgdebateFacebookgjenocidGjykataGjykata KushtetueseGjykatësKishëKrimekrime lufteKroaciKroaciaKufikushtetueseLuftaLufteOKBoperacionpadiParaparaburgimparlamentProtestaProtestatprotesteprotestuesSerbiSerbiaSHSheshelishpërthimtraziravideoVojisllav ShesheliZagrebZgjedhjet
Tjetri
Shtohen viktimat në aksidentet rrugore

Shtohen viktimat në aksidentet rrugore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.