AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përgjigje ndaj polarizimit politik në Europë

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian

Në një kohë kur radikalizimi po merr rrënjë në Europë, Bashkimi Europian duhet të lëshojë pe ndaj parimeve të përbashkëta dhe të fuqizojë më shumë rolin e tij federativ duke i dhënë po ashtu më shumë pushtet shteteve që e përbëjnë.

Në Europë, viti 2015 filloi me fitoren zgjedhore të partisë Syriza të së majtës ekstreme në Greqi. Përfundoi me tre zgjedhje të tjera që pritet të rrisin polarizimin politik. Në Portugali, Partia Socialiste formoi një aleancë me ish-armikun, komunistët. Në Poloni, nacionalistja Ligj dhe Drejtësi fitoi mjaftueshëm mbështetje për të qeverisur e vetme. Dhe në Spanjë, shfaqja e Podemosit, një tjetër parti e krahut të majtë, i ka dhënë fund hegjemonisë tradicionale të Partisë së Punëtorëve Socialistë Spanjollë në qendrën e majtë dhe Partisë Popullore të qendrës së djathtë. (Në Francë, për më tepër, Fronti Nacionalist i të djathtës ekstreme drejtuar nga Marine Le Pen, tregoi forcën në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale të dhjetorit, ndonëse  nuk ia doli të fitojë gjë).

Mesazhi është i kuptueshëm: gjithnjë e më shumë, votuesit janë thellësisht të pakënaqur me partitë tradicionale dhe kërkojnë t’i japin një shans atyre që propozojnë alternativa radikale. Ata po i japin mbështetje partive që ndonëse shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, të gjitha fajësojnë BE-në për gjendjen e keqe të ekonomisë dhe tregjeve të punës së vendeve të tyre.

Sigurisht, radikalizimi nuk është i kufizuar me Europën sot. Siç kam argumentuar diku tjetër, kandidati presidencial amerikan, Donald Trump ia ka borxh famën e tij shumë faktorëve të njëjtë që drejtojnë popullaritetin në rritje të Le Pen. Çfarë është veçanërisht problematike në BE është përplasja midis politikës radikale dhe qeverisjes tradicionale.

Për 30 vite, partitë e qendrës së djathtë ose të majtë me një vizion të përbashkët të Europës kanë qeverisur shumicën e vendeve të BE-së. Pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre politike, ata së bashku kanë përfaqësuar konsensusin ideologjik dhe knë formuar koalicion politik që ka ndërtuar tregun e përbashkët, euron dhe zgjerimin e BE-së.

Por shumë votues ndiejnë tani se politikat tradicionale kanë dështuar. Qeveritë kanë provuar se nuk janë në gjendje të mbrojnë punëtorët pa profesion apo me gjysmë-profesion nga pasojat e globalizimit dhe ndryshimi teknologjik. Arsimi masiv, taksimi progresiv dhe përfitimet e mirëqenies sociale nuk kanë parandaluar rritjen e pabarazisë. Dhe euro nuk ia ka dalë të sjellë begati dhe stabilitet. Ata (që si unë) mendojnë se gabimet specifike të politikës dhe mangësitë institucionale kanë më shumë faj se vetë integrimin europian po u mbytet zëri.

Ndryshimet politike priten në demokraci; në fakt institucionet demokratike janë projektuar që t’i bëjnë ato të mundura. Në përgjithësi, kushtetuta nuk ndryshon ose ndyshon vetëm ngadalë, ndërsa një parti e re politike ose koalicion ripërcakton axhendën politike dhe reformon legjislacionin. Ky kombinim i ngurtësisë dhe freksibilitetit i jep mundësinë regjimeve demokratike të adaptohen ndaj ndryshimeve në preferencat e qytetarëve.

E njëjta gjë nuk aplikohet në Europë. Së pari, ndryshimi politik nuk është i sinkronizuar. Në çdo çast, disa vende mund të kenë votuar për parti radikale, ndërsa të tjerë jo (thjesht nuk janë mbajtur zgjedhje). Ky përplasje e legjitimitetit është ajo që qeveria greke dështoi fillimisht ta kuptonte në pranverën e kaluar kur parashikoi lehtësimin e masave të kursimit: Syriza mori një mandat për ndryshim nga votuesit grekë, por përfaqësuesit e vendeve të tjera nuk morën një mandat të tillë.

Së dyti, ndryshe nga demokracitë kombëtare, BE-ja nuk e merr legjitimitetin nga procesi përmes të cilit bëhen zgjedhjet politike, por kryesisht nga rezultati qe mund të sjellë. Kjo nuk është për të thënë se nuk ka proces demokratik: Parlamenti Europian i zgjedhur është një organ serioz legjislativ dhe komisionerët europianë të tij janë shpesh më shumë se përzgjedhje e personelit në nivel kombëtar. Por nuk ka vizibilitet, sepse shumica e vendimeve negociohen mes qeverive kombëtare.

Së treti, kufiri midis çështjeve konstitucionale dhe legjislative është i veçantë në BE. Të gjitha parashikimet e traktatit kanë status kushtetues; në fakt, ato mund të ndryshohen vetëm nga një marrëveshje unanime. Për më tepër, për shkak se qeveritë nuk i besojnë njëra-tjetrës, ato këmbëngulin në përfshirjen në traktat të asaj që normalisht i përkiste legjislacionit të zakonshëm. Rregullat e shumta që qeverisin jetën ekonomike në BE janë kështu shumë më të vështira për t’u ndryshuar sesa parashikimet e ngjashme në shtëpi. Me fjalë të tjera, fushapamja për ripërcaktimin e rregullave është shumë e ngushtë, edhe pse ato reflektojnë një konsensus politik që nuk është më aq i përbashkët.

Çfarë opsionesh i lë kjo BE-së për përgjigjjen ndaj polarizimit politik dhe kërkesave shoqëruese për më shumë liri veprimi në politikë në nivel kombëtar? Sigurisht, BE-ja mund t’i shpërfillë këto ndryshime dhe të shpresojë se radikalizimi do të fshihet sapo ata që e mbështesin përballen me përgjegjësinë e qeverisjes. Por kjo mund të jetë gabim. Syriza ishte e detyruar të pranonte zgjedhjet e vështira sepse Greqia varet në ndihmën financiare të jashtme. Asnjë vend tjetër nuk është një pozitë të ngjashme. Shpërfillja e kërkesave për ndryshim mund ta thellojë armiqësinë popullore ndaj BE-së.

Një tjetër mundësi do të mund të shfrytëzohej, fresksibiliteti ekzittues në parashikimet e traktatit të BE-së. Pragmatizmi mund të jetë një ndihmë dhe Komisioni Europian drejtuar nga Jean Claude Juncker është i gatshëm ta përqafojë. Por do të ishte e rrezikshme ta kthesh kornizën e punës së BE-së në një pazar politik sipas vendit. Ata që e shohin sundimin e ligjit si parim themelor – jo vetëm në Gjermani- do të refuzonin.

Zgjidhja e fundit do të ishte të bëhej BE-ja më e bindshme ndaj ndryshimit politik. Kjo do të kërkonte ndryshim të balancës mes çështjeve kushtetuese dhe legjislative, që parimet të ruhen, por rregullat të ishin sipas kërkesës së politikës.  Për më tepër, BE-ja duhet të jetë në gjendje të legjitimojë politika më të gjera, përfshirë taksimin. Kjo do t’i jepte fund impotencës së çuditshme të pabarazisë.

Njëkohësisht, Parlamentit Europian duhet t’i jepet një profil më i lartë, si një sistem vërtet federal, që qeveritë në nivel kombëtar dhe europian të perceptohen njëlloj legjitime. Me një federalizim të tillë në BE ose me gjasa në një eurozonë më të vogël, konfliktet e politikave nuk do t’i vinin qeveritë kombëtare kundër një sistemi të padepërtueshëm, por përballë një institucion federal legjitim.

Kjo qasje haset me pengesa të vështira. Një përpjekje ëpr të shkruar një kushtetutë të BE-së u bë në fillim të viteve 2000. Gjermania dhe vende të tjera ku politikat tradicionale ende komandojnë gjerësisht do të kundërshtonin çdo zbutje të rregullave dhe parimeve të përbashkëta. Do të jetë e vështirë, të arrihet dakordësi në kompetencat shtesë dhe në një Parlament Europian  më të fortë në një kohë kur shumë persona në Europë, duke filluar me radikalët, e konsiderojnë BE-në fajtoren kryesore për mjerimin e tyre aktual. Megjithatë, ndërtimi i një demokracie transkombëtare është përgjigjja më e besueshme ndaj polarizimit politik në Europë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Responding to Europe’s Political Polarization

Etiketa: ArsimiBashkimi EuropianBEdemokraciDonald TrumpEuroGjermaniGjermaniaGreqiGreqiakomisionerKomisioni EuropiankushtetueseLigjMarine Le PenmarrëveshjembështetjeparlamentParlamenti EuropianPartiaPartia SocialistePoloniPRProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëQeveriaRadikalizimistabilitetSYRIZATaksimi progresivTrumpVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Komedia rreth UÇK-së shkakton zemërim në Kosovë (Video)

Komedia rreth UÇK-së shkakton zemërim në Kosovë (Video)

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.