AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shtetet e Ballkanit “përballen me probleme të vazhdueshme me të drejtat e njeriut”

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqja e parë e raportit.

Ndjekja joadekuate e krimeve të luftës, diskriminimi ndaj pakicave dhe mbrojtja e dobët e refugjatëve ishin probleme të vazhdueshme në Ballkan në vitin 2015, thotë një raport nga Human Rights Watch.

Faqja e parë e raportit.
Faqja e parë e raportit.

Qeveritë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohen në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sidomos për azilkërkuesit dhe romët, por gjithashtu të përpiqen të përmirësojnë lirinë e medias dhe të ndjekin penalisht më shumë krime lufte, tha një grup aktivistësh i Human Rights Watch në raportin e tij të përvitshëm të publikuar të mërkurën.

“Qeveritë e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet të bëjnë një punë më të mirë përsa i takon detyrimeve të tyre ndaj të drejtave të njeriut,” tha Lydia Gall, studiese e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore pranë Human Rights Watch.

“Kjo përfshin mekanizma efektive për dhënie llogari për krimet e luftës, luftën kundër diskriminimit të pakicave si edhe sigurimin e qasjes për mbrojtje dhe trajtim njerëzor të azilkërkuesve dhe emigrantëve,” shtoi ajo.

Në “Raporti Botëror 2016″, i përbërë nga 659 faqe, Human Rights Watch tha se përhapja e sulmeve terroriste përtej Lindjes së Mesme dhe flukset e mëdha të refugjatëve të shkarkuara nga shtypja dhe konfliktet, bënë që shumë qeveri të zvogëlojnë të drejtat e njeriut në përpjekjet e gabuara për të mbrojtur sigurinë e tyre.

Human Rights Watch kritikoi Kroacinë për trajtimin që ajo i ka bërë emigrantëve që kalojnë vendin gjatë rrugës së tyre drejt Evropës Perëndimore.

“Kroacia u përpoq të përmbushte nevojat themelore të azilkërkuesve dhe emigrantëve dhe ndonjëherë mbylli kalimet kufitare nga Serbia dhe i kufizoi hyrjen në kufijtë e saj disa kombësive të caktuara,” thuhej në raport.

Grupi i të drejtave të njeriut theksoi edhe atë që ai tha se ishte përparim i kufizuar në dhënien llogari për krime te luftës në gjykatat kombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Prokurorët e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi kanë mungesë fondesh dhe nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me këto çështje, shprehej ai.

“Qeveria boshnjake mbetet e ngadaltë për të vënë në zbatim strategjinë kombëtare të krimeve të luftës, të miratuar në vitin 2008 për të përmirësuar ndjekjen penale të krimeve të luftës në vend. Prokurorët ende kanë mungesë kapaciteti dhe fondesh, sidomos në nivele rajonale dhe kantonale,” thuhej në raport.

“Shumë pak personel ushtarak dhe civil i rangut të lartë i përfshirë në abuzime të rënda gjatë kohës së luftës është thirrur të japë llogari në gjykatat serbe,” shtoi ai, duke thënë se edhe Serbia ka ende “mekanizma të dobët për mbrojtjen e dëshmitarëve”.

[fact title=”Liria e medias në rrezik”]Sipas raportit të Human Rights Watch, gazetarët në Ballkanin Perëndimor vazhduan të përballeshin me kërcënime dhe kanosje.

Autoritetet politike lokale dhe kombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë ndërhyjnë në punën e gazetarëve, duke i nënshtruar disa media ndaj inspektimeve financiare dhe të tjera, thuhej në raport.

Gazetarët në Serbi përballen me sulme, kërcënime, ngacmime, kanosje, padi dhe ndërhyrje politike dhe të tjera, shtoi ai.

Raporti vuri gjithashtu në dukje se Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN), u kritikua në janar dhe shkurt nga zyrtarët e qeverisë serbe, përfshirë edhe kryeministri Aleksandër Vuçiç, i cili e akuzoi stafin e BIRN-it si gënjeshtar dhe organizatën se merrte para nga Bashkimi Evropian për të diskredituar qeverinë serbe.

Kritikat erdhën pas një artikulli investigativ të BIRN, i cili hidhte akuza për keqmenaxhim zyrtar. Disa organe shtypi pro-qeveritare më pas u angazhuan në një fushatë një mujore kundër BIRN-it dhe gazetarëve të tij, duke u dënuar kështu nga Komisioni Evropian dhe grupe ndërkombëtare të lirisë së mediave.[/fact]

Sistemi gjyqësor i Kosovës është kritikuar për mos efikasitet dhe manipulim nga politikanët.

“Administrimi i drejtësisë është i ngadaltë, ka mungesë dhënie llogarie nga zyrtarët e sistemit gjyqësor dhe strukturat gjyqësore vazhdojnë të jenë të prirura për ndërhyrje politike,” vëren raporti.

Sipas raportit, autoritetet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal gjithashtu nuk bënë mjaftueshëm për të lehtësuar rikthimin dhe ri integrimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, kryesisht serbë, të cilët u dëbuan pas konfliktit të vitit 1999.

Njëzet vjet pas marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë dhe Hercegovinë, vendi mbetet i ndarë dhe i rrethuar nga “skleroza politike,” thoshte raporti.

Nuk është bërë asnjë progres për zbatimin e dy gjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nga viti 2009 dhe 2013, e cila i kërkoi Bosnjës dhe Hercegovinës të ndryshojë kushtetutën e saj diskriminuese, e cila i mohon anëtarëve të grupeve minoritare aftësinë për të kandiduar për poste të larta politike, vuri në dukje raporti.

Çështje të tjera të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor të theksuara në raport përfshijnë një klimë armiqësore për median dhe diskriminimin e vazhdueshëm ndaj romëve.

Diskriminimi ndaj romëve në qasjen për kujdes shëndetësor dhe arsim vazhdoi të ishte një problem në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, dhe romët vazhduan të detyroheshin të shpërnguleshin herë pas here, tha Human Rights Watch.

Progresi për vënien në zbatim të strategjive në Kosovë për të integruar grupet e pakicave rome, ashkalë dhe egjiptianë dhe ai për të ndihmuar njerëzit e detyruar të ktheheshin atje nga Evropa Perëndimore ishte i kufizuar, shtoi ai.

Raporti tha gjithashtu se grupet e LGBT-së vazhduan të përballen me ngacmime dhe kërcënime në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Etiketa: aktivistAkuzaAzilkërkuesitBallkanBashkimi EvropianBIRNdëshmitarëegjiptianEvropa PerëndimoregazetarGjykatësGjyqHuman Rights WatchkanosjeKomisioni EvropianKosovëKrimekrime lufteKroaciaLGBTLiriaLiria e MediasLuftemanipulimMbrojtjambrojtjeMediapadiParaprogresprokurorQeveriaraportRaportiromromërrezikSerbiSerbiaSH
Tjetri
“Trashëgimia historike e fortesës së Mamulës do të ruhet”

“Trashëgimia historike e fortesës së Mamulës do të ruhet”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.