AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Normalja e re e luhatur e Kinës

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një investitor monitoron çmimet e bursës që shfaqen elektronikisht në Pekin, e enjte, 28 janar 2016. Bursat aziatike u lëkundën të enjten pasi Rezerva Federale publikoi një notë paralajmërimi për ekonominë botërore dhe efektet e saj në zhvillimin amerikane, por la derën hapur për rritje të normave.Foto: BETA (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Ndërsa ekonomia globale duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar vazhdimin e zhvillimit, debati mes ekonomistëve pro dhe kundër reformave në ofertë apo në kërkesë vazhdon. Është vendimi i Kinës ai që do t’i çajë rrugën për mirë ose për keq perspektivave globale.

Një investitor monitoron çmimet e bursës që shfaqen elektronikisht në Pekin, e enjte, 28 janar 2016. Bursat aziatike u lëkundën të enjten pasi Rezerva Federale publikoi një notë paralajmërimi për ekonominë botërore dhe efektet e saj në zhvillimin amerikane, por la derën hapur për rritje të normave.Foto: BETA (AP Photo/Mark Schiefelbein)
Një investitor monitoron çmimet e bursës që shfaqen elektronikisht në Pekin, e enjte, 28 janar 2016. Bursat aziatike u lëkundën të enjten pasi Rezerva Federale publikoi një notë paralajmërimi për ekonominë botërore dhe efektet e saj në zhvillimin amerikane, por la derën hapur për rritje të normave.Foto: BETA (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Kalimi i Kinës nga rritja e nxitur prej eksportit në një model të bazuar në shërbimet dhe konsumin e brendshëm ka qenë me më shumë ulje-ngritje nga sa hamendësuan disa, ku vërtitjet e bursës dhe luhatshmëria e normës së këmbimit ka sjellë më shumë frikë rreth stabilitetit ekonomik të vendit. Megjithatë, në bazë të standardeve historike, ekonomia e Kinës ende po performon mirë – me rreth 7 për qind rritje të PBB në vit, disa mund të thonë se është shumë mirë – por suksesi në shkallën që Kina ka parë gjatë tre dekadave të fundit sjell pritshmëri të mëdha.

Ky është mësimi bazë: “Tregjet me tipare kineze” janë po aq të luhatshme dhe po aq të vështira për t’u kontrolluar sa tregjet me tipare amerikane. Tregjet në mënyrë të pashmangshme kanë një lloj pavarësie; ato nuk mund të drejtohen lehtësisht. Për aq sa mund të kontrollohen, duhet bërë përmes vendosjes së rregullave të lojës në një mënyrë transparente.

Të gjitha tregjet kanë nevojë për rregulla. Rregullat e mira mund t’i stabilizojnë tregjet. Rregullat e projektuara keq, pavarësisht synimit të mirë, mund të kenë efektin e gabuar.

Për shembull, që nga rënia e bursës në vitin 1987 në SHBA, rëndësia e pasjes së automateve u bë e njohur; por nëse projektoheshin gabimisht, reforma të tilla mund të rrisnin  paqëndrueshmërinë. Nëse ekzistojnë dy leva të “automateve” – një pezullim afatshkurtër dhe një afatgjatë i tregtisë – dhe vihen shumë pranë njëri-tjetrit, sapo i pari të aktivizohet, pjesëmarrësit e tregut, kuptojnë se ka gjasa të hyjë në lojë edhe tjetri, e mund të dalin kështu me rrëmujë nga tregu.

Për më tepër, çfarë ndodh me tregjet mund të jetë vetëm pak e lidhur me ekonominë e vërtetë. Recesioni i Madh së fundmi e ilustron këtë. Ndërsa bursa amerikane po përjetonte një shërbim të fuqishëm, ekonomia e vërtetë kishte mbetur në vend. Megjithatë, luahtshmëria e bursës dhe normës së këmbimit mund të ketë efekte të vërteta. Pasiguria mund të çojë në konsum dhe investim më të ulët (ndaj qeveritë synojnë të nxisin stabilitet me rregulla).

Çfarë ka më së tepërmi rëndësi janë rregullat që qeverisin ekonominë e vërtetë. Në Kinën e sotme, ashtu si në SHBA-në e 35 viteve më parë, ka një debat nëse ana e ofertës apo ajo e kërkesës  ka më shumë gjasa të rikthejë rritjen ekonomike. Eksperienca e SHBA dhe shumë raste të tjera ofrojnë disa përgjigje.

Si fillim, matjet e ofertës mund të ndërmerren kur ka punësim të plotë. Në mungesë të kërkesës së mjaftueshëm, përmirësimi i eficencës së ofertës thjesht çon në rritje të përdorimit më të pakët të burimeve. Zhvendosja e krahut të punës nga produktiviteti i ulët te papunësia me zero produktivitet nuk e rrit rezultatin. Sot, kërkesa e mangët agregate kërkon që qeveritë të ndërmarrin masa për të nxitur shpenzimet.

Shpenzime të tilla mund të përdoren shumë mirë. Nevojat kritike të Kinës sot përfshijnë pakësimin e pabarazisë që buron nga degradimi mjedisor, duke krijuar qytete ku mund të jetohet dhe investime në shëndetin publik, edukim, infrastrukturë dhe teknologji. Autoritetet gjithashtu kanë nevojë të forcojnë kapacitetin rregullator për të siguruar sigurinë e ushqimit, ndërtesave, ilaçeve dhe shumë të tjera. Përfitime të tilla sociale nga investime të tilla i tejkalojnë kostot e kapitalit.

Gabimi i Kinës në të shkuarën ka qenë mbështetja e madhe në financimin e borxheve. Por Kina gjithashtu ka mjaft hapësirë të rrisë bazën e taksave në mënyra që do t’i rrisnin eficencën dhe/ose barazinë në përgjithësi. Taksat mjedisore mund të çojnë në cilësi më të mirë të ajrit, edhe teksa rrisin të ardhurat substanciale; taksat e mbipopullimit mund të përmirësojnë cilësinë e jetës; taksat mbi pronën dhe kapitalin do të inkurajonin investim më të madh mbi aktivitetet produktive, duke promovuar zhvillimin. Shkurt, nëse projektohen siç duhet, masat e buxhetit të balancuar – rritja e taksave  krahas shpenzimeve – kjo mund të ofrojë stimuj të mëdha për ekonominë.

Kina nuk duhet të bjerë në kurthin e theksimit të masave të ofertës me pamje të mbrapshtë. Në SHBA, burimet shkuan kot kur u ndërtuan shtëpi të dobëta në mes të shkretëtirës së Nevadës. Por prioriteti nuk është rrëzimi i këtyre shtëpive (në përpjekje për të konsoliduar tregun e pronave të paluajtshme); është të sigurohet që burimet të alokohen me eficencë në të ardhmen.

Parimi bazik i dalë nga javët e para të çdo kursi elementar në ekonomi është të shkuarat në të shkuarën – të mos qash për qumështin e derdhur. Çeliku me kosto të ulët mund të jetë një avantazh i ndryshëm për industri të tjera.

Do të ishte gabim, për shembull, të shkatërrohej kapitali i tepërt i Amerikës në fibrat optike, nga të cilat firmat amerikane fituan jashtëzakonisht në vitet 1990. Vlera e “opsionit” e lidhur me përdorimet e mundshme në të ardhmen gjithnjë duhet të bëjë kontrast me koston minimale të mirëmbajtjes.

Sfida me të cilën përballet Kina teksa haset me problemin e kapacitetit të tepërt është se ata që do të humbnin vendet e punës do të kërkojnë një formë mbështetje; firmat do të kërkojnë një borxh të fuqishëm për të minimizuar humbjet. Por nëse qeveria i shoqëron masat efektive të kërkesës me politika aktive të tregut të punës, të paktën problemi i punësimit mund të zgjidhet siç duhet dhe politikat optimale për ristrukturimin e ekonomisë duhet të projektohen.

Ka gjithashtu një problem makro-deflacioni. Kapaciteti i tepërt nxit presionin për uljen e çmimeve, me pasoja negative te firmat në borxh, që përjetojnë një rritje në borxhin e tyre real. Por një qasje më e mirë se konsolidimi i ofertës është ekspansioni agresiv i kërkesës, që mund të neutralizojë presionit deflacioniste.

Parimet ekonomike dhe faktorët politikë janë kështu të mirënjohur. Por shpesh debati rreth ekonomisë së Kinës është dominuar nga propozimet naive për reformë të ofertës – shoqëruar nga kritikat e masave për kërkesën të miratuara pas krizës financiare globale të vitit 2008. Ato masa nuk ishin perfekte; ato duhej të formuloheshin me shpejtësi në kontekstin e një emergjencë të papritur. Por ishin më mirë se asgjë.

Kjo sepse përdorimi i burimeve në mënyra suboptimale është gjithnjë më i mirë sesa mospërdorimi i tyre; në mungesë të stimujve pas vitit 2008, Kina ka vuajtur nga papunësia substanciale. Nëse autoritetet përqafojnë refoma më të mira të kërkesës, ata do të kenë një spektër më të madh për reforma të ofertës.  Për më tepër, magnituda e disa prej reformave të nevojshme të ofertës do të ulet për shkak se masat e anës së kërkesës do të pakësojnë tepricën e ofertës.

Ky nuk është vetëm një debat akademik mes Kejnezianëve perëndimorë dhe ekonomistëve pro-ofertë, që po luhet tani kudo në botë. Qasja politike që Kina do të miratojë do të ndikojë shumë në performancën ekonomike dhe perspektivat kudo në botë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. China’s Bumpy New Normal

Etiketa: ekonomiEkonomiainvestimeKapitaliKinakostoKursiMasambështetjeMjaftpaktParapasojaPBBProject SyndicatePunëQeveriaReformaSHSHBAshpenzimestabilitetTaksatteknologjiTreguuljeVendimi
Tjetri
Eksportet më të ulëta në tre vjet, rritet edhe deficiti tregtar

Eksportet më të ulëta në tre vjet, rritet edhe deficiti tregtar

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.