AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Testi i zhvillimit për ekonominë globale

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese e daljes së paligjshme të parave nga vendi. Foto: BIRN.

Duke nxjerrë kursimet afatgjata nga bankat përmes investimit publik dhe privat, bota do të arrijë të zhvillohet më shpejt, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta. E gjitha kjo falë politikave të zgjuara dhe ndihmës së Kinës.

Ekonomia botërore po përjeton një fillim të trazuar të vitit 2016. Bursat po bien me shpejtësi; ekonomitë në zhvillim po rimëkëmben në përgjigje të uljes së shpejtë të çmimeve të mallrave; valët e refugjatëve po destabilizojnë më tej Europën; zhvillimi i Kinës është ngadalësuar ndjeshëm në përgjigje të një përmbysje të hyrjes së kapitalit dhe një valute të zhvlerësuar; dhe SHBA është një paralizë politike. Disa bankierë po luftojnë të mbajnë lart ekonominë botërore.

Për t’i shpëtuar kësaj rrëmuje, katër parime duhet të udhëzojnë rrugën. Së pari, progresi ekonomik global varet mbi kursimin dhe investimin e lartë global. Së dyti, hyrjet e kursimit dhe investimit duhet parë si globale, jo kombëtare. Së treti, punësimi i plotë varet nga normat e larta të investimit që përputhen me normat e larta të kursimit. Së katërti, investimet e larta private nga bizneset varen nga investimet e larta publike në infrastrukturë dhe kapitalin njerëzor. Le t’i analizojmë të gjitha.

Së pari, synimi ynë global duhet të jetë progresi ekonomik, që do të thtoë kushtet më të mira të jetesës në shkallë botërore. Në fakt, ky synim është sanksionuar në Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm miratuar shtatorin e shkuar nga 193 anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Progresi varet nga norma e lartë e investimit global: ndërtimi i aftësive, teknologjisë dhe i fondit të kapitalit fizik për të çuar më lart standardet e jetesës. Në zhvillimin ekonomik, si në jetë, nuk ka dreka falas: pa norma të larta të investimit në dije, aftësi, makineri dhe infrastrukturë të qëndrueshme, produktiviteti priret të ulet duke ulur edhe standardet e jetesës.

Normat e larta të investimit varen nga normat e larta të kursimit. Një eksperiment i famshëm psikologjik zbuloi se fëmijët që mund t’i rezistonin tundimit të çastit për të ngrënë një ëmbëlsirë dhe për të fituar më pas dy ëmbëlsira, kishin më shumë gjasa të kishin sukses si të rritur sesa ata që nuk rezistonin dot. Po kështu, shoqëritë që shmangin konsumin e menjëhershëm për të kursyer dhe për të investuar në të ardhmen do të kenë të ardhura më të larta dhe siguri më të madhe në daljen në pension.

Së dyti, hyrjet e kursimit dhe investimit janë globale. Një vend si Kina, me një normë të lartë kursimi që i kalon nevojat e investimit lokal, mund të mbështesë investimin në pjesë të tjera të botës që kursejnë më pak, si Afrika dhe Azia me të ardhura të ulëta. Popullata e KInës po plaket me shpejtësi dhe kryefamiljarët kinezë po kursejnë për pension. Kinezët e dinë se asetet financiare të familjes së tyre, jo siguria sociale e fëmijëve apo qeverisë, do të jetë burimi kryesor i sigurisë së tyre financiare. Afrika dhe Azia me të ardhura të pakëta, nga ana tjetër, nuk kanë as kapital dhe janë shumë të reja në grupmosha. Ata mund të marrin borxh nga kursimtarët më të mëdhenj të Kinës për të financuar një ndërtim masiv dhe të shpejtë të arsimit, aftësive dhe infrastrukturës për të mbështetur begatinë e tyre ekonomike.

Së treti, një normë më e lartë globale e kursimit nuk përkthehet automatikisht në një normë më të lartë investimi; nëse nuk drejtohet siç duhet, mund të shkaktojë shpenzime më të ulëta dhe papunësi. Paratë e vëna në banka dhe ndërmjetësues të tjerë financiar mund të financojnë aktivitete produktive ose spekullim afatshkurtër. Menaxherët e sotëm të parava, në kontrast, priren t’i ngjajnë kumarxhinjve ose edhe mashtruesve si Charles Ponzi.

Së katërti, investimet e sotme me përfitime të mëdha sociale – si energjia me pak karbon, rrjetet elektrike inteligjente për qytetet dhe sistemet e shëndetësisë bazuar te informacioni – varen nga partneriteti publik-privat, ku investimi publik dhe politikat publike ndihmojnë në përhapjen e investimit privat. Ky ka qenë rasti për çështje si: rrjetet hekurudhore, aviacioni, automobilët, satelitët, GPS, energjia bërthamore dhe interneti, pa të cilin nuk do të ishin të mundura.

Problemi ynë global sot është se ndërmjetësuesit financiar botëror nuk po e drejtojnë siç duhet kursimin afatgjatë drejt investimeve afatgjata. Problemi është  përbërë nga fakti që shumica e qeverive janë vazhdimisht duke e nën-investuar arsimin afatgjatë, trajnimin e aftësive dhe infrastrukturën. Investimi privat është ulur për shkak se po të njëjtën gjë ka bërë edhe investimi publik. Makroekonomistët dritëshkurtër thonë se bota po konsumon më pak seç duhet; në fakt, ajo po investon më pak.

Rezultat është kërkesa jo-adekuate globale dhe hyrjet e luhatshme të kapitalit në kuptim afatshkurtër për të financuar konsumin dhe pasurinë e paluajtshme. Hyrje të tilla afatshkurtër janë subjekt i anulimit të papritur të madhësisë dhe drejtimit. Në vitin 1997, kriza financiare aziatike pasoi një ndalim të papritur të hyrjes së kapitalit në Azi dhe huadhënia globale afatshkurtër papritur ra pasi Vëllezërit Lehman pësuan kolaps në shtator 2008, duke shkaktuar Recesionin e Madh. Tani Kina po përballet me të njëjtin problem me hyrjet i kanë hapur rrugën daljeve.

Këshilla e zakonshme makroekonomike për Kinën – për të nxitur konsumin e brendshëm dhe mbivlerësimin e renminbit për të ulur eksportet – nuk e kalon testin e ëmbëlsirës. Ajo inkurajon konsum më pak seç duhet, investim më të ulët dhe rritje të papunësisë në shoqërinë që po plaket shpejt dhe në një botë që i duhen shumë kursimet dhe kapitali industrial i Kinës.

Politika e duhur është kanalizimi i kursimeve të larta të Kinës për të rritur investimet në infrastrukturë dhe aftësinë në Afrikën dhe Azinë me të ardhura të ulëta. Banka e re Aziatike e Investimit të KInës (AIIB) dhe iniciativa Një Rrip, Një Rrugë për të krijuar lidhje moderne transporti dhe komunikimi në rajon, janë hapa në drejtimin e duhur. Këto programe do t’i mbajnë fabrikat e Kinës në punë në kapacitet të lartë për të prodhuar të mira investimi që janë të nevojshme për zhvillimin e shpejtë të vendeve me të ardhura të ulëta. Valuta e Kinës duhet të lejohet të zhvlerësohet që të mirat kapitale të Kinës që eksportohen në Afrikë dhe Azi të jenë më të përballueshme.

Në përgjithësi, qeveritë duhet të zgjerojnë rolin e bankave të tyre të zhvillimit kombëtare dhe shumëkombëshe për të kanalizuar kursimet afatgjata nga fondet e pensionit e të sigurimit dhe dërgimin te bankat kombëtare tregtare në investime afatgjata publike dhe private në industritë dhe infrastrukturën e shekullit 21. Bankat qendrore dhe fondet e ruajtjes nuk mund të prodhojnë zhvillim ekonomik dhe stabilitet financiar afatgjatë. Vetëm investimet afatgjata, si publik dhe private, mund ta nxjerrin ekonominë botërore nga destabiliteti dhe rritja e ngadaltë aktuale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Global Economy’s Marshmallow Test

Etiketa: 1997AfrikaBankatEkonomiaEnergjiainvestimeKapitaliKinaKrizandalimProject SyndicatePunëPunësimirajonSHSHBAshpenzimeshtatorSiguriastabilitetzhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Ku është kufiri i “borxhit të tepërt”?

Koncesioni më i ri i qeverisë; 95 milionë euro për targat me çip

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.