AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mirësevini në shekullin e njëzet e një

Joschka FischerngaJoschka Fischer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Rendi ndërkombëtar i farkëtuar me zjarret e shekullit të njëzetë aktualisht po zhduket. Për Europën, në veçanti, a do të sjellë rënia e Pax Amerikana, e cila pati shërbyer për shtatë dekada si garantues i rendit të brendshëm liberal të kontinentit, një krizë të pashmangshme apo edhe konflikt?

Kallashnikov grafitFillimi i vitit 2016 ka qenë gjithçka tjetër veçse jo i qetë. Rënia e çmimeve të aksioneve në Kinë ka destabilizuar tregjet në të gjithë botën. Ekonomitë në zhvillim duket se kanë ndaluar së rritur. Çmimi i naftës është rrëzuar, duke u shtyre prodhuesit e naftës në krizë. Koreja e Veriut po tregon muskujt e vetë bërthamorë. Dhe në Europë, një krizë e vazhdueshme refugjatësh po fermenton një dallgë helmuese nacionalizmi, i cili kërcënon ta bëjë copash Bashkimin Europian. Shto këtu edhe ambiciet neo-imperialiste të Rusisë dhe kërcënimin nga terrorizmi islamik. Kometat që godasin nga qielli mund të jenë e vetmja gjë që aktualisht mungon nga panorama e një viti që mund të bëhet ai i një katastrofe profetike.

Kudo që dikush shikon, kaosi duket se po vjen. Rendi ndërkombëtar i farkëtuar në zjarret e shekullit të njëzetë po zhduket, dhe ne nuk ia kemi ende fare idenë se çfarë do ta zëvendësojë atë.

Nuk është e vështirë t’i vësh emër sfidave me të cilat ne përballemi: globalizimi, dixhitalizimi, ndryshimi klimaterik e me rradhë. Ajo që është e paqartë është konteksti në të cilin përgjigjja do të vijë – nëse do të vijë. Në të cilat struktura politike, përmes të cilave iniciativa dhe nën çfarë rregullash këto pyetje do të negociohen – ose, nëse negociatat rezultojnë të pamundura, do të luftohen?

Rendi politik dhe ekonomik – veçanërisht në një shkallë botërore – nuk vjen thjeshtë nga konsensusi paqësor i një pretendimi të pasfidueshëm nga më i fuqishmi. Ai gjithmonë ka qenë rezultat i përplasjeve për dominim – shpesh brutale, të përgjakshme dhe të gjata – mes fuqive rivale. Vetëm përmes konfliktit shtyllat e reja, institucionet dhe lojtarët e një rendi të ri janë krijuar.

Rendi liberal i Perëndimit që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore qe bazuar në hegjemoninë botërore të Shteteve të Bashkuara. Si e vetmja fuqi e vërtetë globale, ajo qe dominuese jo vetëm në botën e fuqisë ushtarake (si dhe ekonomike e financiare), por në pothuajse të gjitha dimensionet e fuqisë së butë (për shembull, kulturë, gjuhë media, teknologji dhe modë).

Sot, Pax Amerikana që siguroi një shkallë të madhe të stabilitetit botëror ka filluar të dobësohet – veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Gadishullin e Koresë. SHBA-të mund të jenë ende fuqia më e madhe e botës, por nuk është më në gjendje apo e gatshme të luajë rolin e policit të botës apo të bëjë sakrificat e nevojshme për të garantuar rendin. Për më tepër, në një botë të globalizuar, me integrim gjithnjë e më të ngushtë në komunikim, teknologji, dhe – siç e kemi parë së fundmi – lëvizjen e njerëzve, qendrat e pushtetit po treten dhe shpërndahen; është në natyrën e saj, bota e globalizuar zhgënjen imponimin e rendit të shekullit të njëzetë.

Dhe sërish, ndërsa rendi i ri botëror mund të jetë i pashmangshëm, themelet e saj nuk janë ende të dallueshme. Një rend i udhëhequr nga Kina duket i pagjasë. Kina mbetet e orientuar nga vetja, e përqendruar te stabiliteti dhe zhvillimi i brendshëm, dhe ambiciet e saj ka gjasa do të zvogëlohen në kontrollin e fqinjëve të vet aty pranë dhe të deteve përreth. Për më tepër, Kina nuk ka, në pothuajse të gjitha aspektet, fuqinë e butë që është e domosdoshme për t’i bërë një forcë për një rend botëror.

Gjithashtu këto nuk janë kohët e një tranzicioni që mund të përfundojë me ngritjen e një Pax Amerikana të dytë. Pavarësisht dominimit teknologjik të Amerikës, pritet të ketë shumë tepër rezistencë ndaj fuqitë rajonale dhe me gjasa edhe kundëraleanca.

Në fakt, sfida kryesore përgjatë viteve të ardhëshme është necoja për të menaxhuar ndikimin në rënie të Amerikës. Nuk ka kuadër rregullash për daljen në pension të një hegjemoni. Ndërsa fuqia dominuese mund të rrëzohet nga lufta për dominim, tërheqja vullnetare nuk është një opsion për shkak se vakumi në pushtet që pason do të rrezikojë stabilitetin e të gjithë sistemit. Për më tepër, mbikëqyrja e rënies së Pax Amerikana ka gjasa do të dominojë mandatin e presidentit të ardhshëm të Amerikës – kushdo që të jetë ai.

Për Europën, kjo ngrin një pyetje po kaq të vështirë. A do të sjellë rënia e Pax Amerikana, – e cila ka shërbyer për shtatë dekada si garantues i rendit të brendshëm liberal të Europës, – në mënyrë të pashmangshme krizë apo konflikt? Rritja e neo-nacionalizmit nëpër të gjithë kontinentin sugjeron se ky është një skenar i mundshëm me pasoja rrënqethëse.

Perspektiva e errët e vetëvrasjes së Europës nuk është më e paimagjinueshme. Çfarë do të ndohë nëse kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel rrëzohet nga politika e saj mbi refugjatët, nëse Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Europian apo nëse populistja franceze Marine Le Pen bëhet presidente? Një zhytje në të panjohurën është pasoja më e rrezikshme e imagjinueshme, ndonëse jo më e mundshmja.
Vetëvrasja, gjithsesi mund të parandalohet. Por ata që të lumtur po gërryejnë pozicionin e Merkel, identitetin europian të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerat Iluministe të Francës, po kërcënojnë të minojnë shkëmbin mbi të cilin ne të gjithë po qendrojmë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Welcome to the Twenty-First Century

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianglobalizimikatastrofeKinakonfliktKorejaKoreja e VeriutLuftaMarine Le PenMbretëria e BashkuarMediaMerkelNacionalizmiPanoramapasojapresidenteProject SyndicateSHSHBAteknologjiTerrorizmiVrasjazhvillimzhytje
Tjetri
Fotogaleri Thethi, Alpet Shqiptare

Kryeregjistruesi kallëzoi krimin për të cilin u arrestua

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.