AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryeregjistruesi kallëzoi krimin për të cilin u arrestua

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Theth

Një tjetër drejtues hipotekash u arrestua ditën e sotme, duke iu shtuar listës së gjatë me punonjës hipotekash të akuzuar për shpërdorim detyre.

Theth
Theth

Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, u arrestua nga prokuroria me akuzat “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”, pasi kishte denoncuar vetë një rast tjetërsimi prone për të cilin, prokuroria thotë se ai ka qenë në dijeni dhe përgjegjës. Pak orë pas arrestimit, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, urdhëroi shkarkimin e tij nga detyra.

Prokuroria dyshon se  Berisha është në dijeni të tjetërsimit të një sipërfaqe të konsiderueshme toke shtetërore në  fshatin Theth, në veri të vendit.  Fillimisht Berisha e kishte denoncuar rastin në prokuori duke argumentuar se dyshonte se një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrore tokë shtetërore qe regjistruar përmes procedurave të reme në emrin e një qytetari. Kryeregjistruesi në kallëzimin e tij thoshte se kishte konstatuar shkelje ligjore të kryera nga topografi Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko. (Kliko këtu për të lexuar njoftimin e prokurorisë)

Pas hetimeve prokurorët kanë ngritur dyshime se kryeregjistruesi ka qenë në dijeni të të gjitha procedurave që kryera nga vartësit e tij. Prokurorët kanë bindjen se Berisha ka kallëzuar rastin pasi kishte krijuar dyshimet se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth.

“Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit. Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër” – thuhet në njoftim zyrtar.

Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën ”detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë ”arrest në burg”.

Fshati i Thethit është bërë gjatë viteve të fundit një qendër e turizmit malor në vend dhe rrjedhimisht, kërkesa për prona atje është rritur.

Hipotekat janë konsideruar prej kohësh institucion me prani të lartë të korrupsionit dhe qeveria ka ngritur një sistem me koncesion që ka synuar të luftojë korrupsionin. Megjithatë, rastet e dyshuara të krimit nëpër hipoteka kanë qenë të shpeshta.

Në shkurt 2015, ish-drejtuesi i hipotekës së Fierit Aleksandër Myrtaj u arrestua bashkë me një topograf, të kapur me zarfe për korrupsion.

Në nëntor 2015, u arrestuan disa persona në Kavajë me dyshimin se kanë tjetërsuar 950 mijë metra tokë në bregdet.

Po në nëntor 2015, ish kryebashkiaku i Himarës Anesti Dhimojani u arrestua i akuzuar për privatizimin e Gjirit të Llamanit.

Etiketa: ArrestbregdetBurgdetyrimGjykataGjykata e ApelitHetimHetimethimarëHipotekaKoncesionKorrupsionMASMasaprokurorProkuroriapronaQeveriaSHShkodërShpërdorim detyreThethYlli Manjani
Tjetri
“Imuniteti” ndaj korrupsionit dëmton Kosovën

Letra anonime prangos Drejtorin e Shëndetit Publik në Devoll

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.