AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Letra anonime prangos Drejtorin e Shëndetit Publik në Devoll

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Korrupsioni | Foto ilustruese nga : Vesna Andijic

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të hënën se policia ka arrestuar Drejtorin e Shëndetit Publik në Devoll, Valent Nallbati, si i dyshuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Korrupsioni | Foto ilustruese nga : Vesna Andijic
Korrupsioni | Foto ilustruese nga: Vesna Andijic

“Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin pas një letre anonime të mbërritur në zyrën e saj, në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas Prokurorisë, letërshkruesi anonim denonconte faktin që Nallbati po kryente një tender fiktiv për të rikuperuar disa shpenzime personale për punë dekorative që ai kishte kryer në drejtorinë e shëndetit publik. Denoncuesi në fjalë gjithashtu pretendonte që drejtori kishte paracaktuar një kompani nga Kamza si fitues të tenderit.

Pas denoncimit, Prokuroria e Korçës ka kryer një seri verfikimesh nga ku rezulton se Drejtoria e Shëndetit Publik në Devoll ka hapur një tender për rikontruksionin e godinës me vlerë 2.4 milionë lekë, duke shpallur fitues një kompani nga Kamza me vlerë 1.7 milionë lekë. Megjithatë, pas ankesave ndaj procedurës së prokurimit, ajo është anuluar nga enti prokurues. Prokuroria thotë së kompania është shpallur fituese edhe pse ka pasur një ofertë anomalisht të ulët, ndërkohë që vet ndërtesa ishte rikonstruktuar 5 vjet më parë.

Edhe pse është anuluar procedura, Prokuroria e Korçës vlerëson se nga ana e Drejtorit Rajonal, Valent Nallbati, janë konsumuar elementët e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës”. Ajo pretendon se procedurat e tenderit kanë qenë të gjitha fiktive dhe si rrjedhojë anulimi i tij nuk e shfajson drejtorin nga përgjegjësia penale.

Arrestimi i Nallbatit është kryer nga policia mesditën e të hënës, pasi masa e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin rajonal është aprovuar nga gjykata.

Etiketa: ArrestArrest me burgarrestimiBurgDevollGjykataKorçëKorrupsioniMasaPoliciaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSHshpenzimeShpërdorim detyretender
Tjetri
Kosovarët e arrestuar pranë manastirit të Deçanit “të lidhur me Sirinë”

Kosovarët e arrestuar pranë manastirit të Deçanit “të lidhur me Sirinë”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.