AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Lideri pro nazist Milan Nediç “ndihmoi serbët”

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një dëshmitar në seancën dëgjimore në gjyqin për rehabilitimin e Milan Nediç tha se lideri i qeverisë kukull pro naziste të kohës së Luftës së Dytë Botërore ndihmoi shumë serbë t’i mbijetonin pushtimit gjerman të rajonit.

Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zarko Vidoviç, një profesor universiteti i dalë në pension dhe ish-anëtar i Partisë Komuniste, i tha Gjykatës së Lartë me qendër në Beograd të hënën se Nediç mori në mbrojtje serbë që largoheshin nga Bosnja gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ajo ishte pjesë e Shtetit pro nazist të Pavarur të Kroacisë.

“Shumë studentë të mi në Sarajevë më thoshin se pas Luftës së Dytë Botërore ata dhe familjet e tyre arritën t’i mbijetonin luftës për shkak të Nediçit, i cili i mirëpriti ata në Serbi,” tha Vidoviç.

Vidoviç tha se ai vetë gjithashtu kishte ndihmuar serbët të largoheshin nga Bosnja, duke i hipur ata në trena që i çonin në Uzice në Serbi,

“Ata u pranuan me vëmendje të madhe nga ana e policisë jugosllave, e cila më vonë u bë policia e Nediçit,” tha ai në gjykatë.

Nediç u shpall kriminel lufte nga autoritetet komuniste jugosllave pasi pushtimi nazist i vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore përfundoi, por stërnipi dhe aleatët e tij shpresojnë që gjykata do ta pastrojë emrin e tij pas vdekjes.

Ata argumentojnë se kryeministri serb pro nazist strehoi rreth 600.000 serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit, të cilët u arratisën drejt territorit serb gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u garantuar atyre siguri.

Ata pretendojnë gjithashtu se Nediç ishte në fakt një viktimë e persekutimit dhe se vetëvrasja e tij në vitin 1946 ishte vrasje. Autoritetet komuniste thanë se ai vdiq pasi u hodh nga dritarja.

Vidovic tha në gjykatë se ai kaloi dhjetë ditë i mbyllur në kampin e përqendrimit Staro Sajmiste në Beograd, i cili në atë kohë ishte në territorin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë.

“Nediç nuk kishte të bënte me kampin Staro Sajmiste. Vetëm nëse kishte ndonjë lloj marrëveshje midis tij dhe Ante Paveliç (lideri i Shtetit të Pavarur të Kroacisë), por për mua kjo nuk ishte e mundur,” tha ai.

Në seancën e parë për rehabilitimin e Nediçit në dhjetor, Zoran Zivanoviç, një avokat që përfaqësonte familjen dhe të tjerët të përfshirë në kërkesën për rehabilitim, u shpreh se ai kishte dëshmitarë dhe dokumente që vërtetonin se Nediç nuk ishte kriminel lufte, por se ai ishte ekzekutuar dhe se pasuria e ti ishte konfiskuar për arsye politike dhe ideologjike.

Seanca e dytë dëgjimore ditën e hënë tërhoqi si kundërshtarët ashtu edhe përkrahësit e rehabilitimit të Nediçit, të cilët u mbajtën nën vëzhgim nga një kordon policor.

Të dy grupet mbanin pankarta dhe flamuj, hidhnin parulla dhe fyerje para gjykatës gjatë dhe pas seancës.

Një nga protestuesit nga Partia Komuniste Serbe, Zeljko Bracanoviç, tha për mediat se rehabilitimi i liderit të qeverisë kukull pro naziste do të ishte një turp për Serbinë.

“Nuk mendoj se duhet të shpjegoj arsyet pse jam kundër rehabilitimit të njeriut që u emërua kreu i qeverisë serbe nga Gjermania naziste,” tha ai.

Organizata e të drejtave të njeriut në Beograd “Gratë me të zeza” dhe grupe antifashiste zunë një pjesë të rrugës Timocka – ku ndodhet gjykata – duke mbajtur pankarta me slogane si “Kundër fashizmit” dhe “Jo rehabilitimit”.

Ndër ta ishte edhe Josip Joska Broz, nipi i ish-presidentit të ndjerë jugosllav Josip Broz Tito.

Në anën tjetër të rrugës u mblodhën rreth 30 mbështetës të rehabilitimit, përkrahës të krahur të djathtë të veshur me të zeza, të cilët mbanin flamuj të Nediçit dhe Dimitrije Ljotiç, një lider politikan gjatë Luftës së Dytë Botërore i cili bashkëpunoi ngushtë me Gjermaninë naziste, si dhe pankarta me parullën “Të shpëtosh serbët s’është krim”.

Asnjë nga grupi i mbështetësve nuk pranoi të fliste për BIRN.

Mbështetësit e Nediçit brohorisnin “Rroftë Serbia e Nediçit”, ndërsa kundërshtarët e tij u përgjigjën duke brohoritur “Ai i shërbeu Hitlerit dhe kishte lidhje me Ustashët (Njësitë ushtarake të Shtetit të Pavarur të Kroacisë)”.

Dekada pas vdekjes së Nediçit, historianë dhe publiku serbë vazhdojnë të jenë të ndarë përsa i takon rolit të tij gjatë pushtimit nazist të vendit. Disa besojnë se ai mori rolin e kryeministrit në një përpjekje për t’u siguruar që ishte në gjendje të ndihmonte njerëzit dhe për të parandaluar reprezaljet gjermane në hakmarrje për një kryengritje në Serbi.

Të tjerë besojnë megjithatë se nuk ka asnjë justifikim për një njeri i cili bashkëpunoi me forcat pushtuese naziste dhe kryesoi një regjim që ndihmoi në vendosjen e sundimit represiv gjithë vendin.

Seanca tjetër dëgjimore është caktuar për më 14 mars.

Etiketa: BeogradBIRNBosnjaGjermaniaGjykataGjykatëGjykatësKrimkriminel lufteLuftemarrëveshjembrojtjenazistnazisteParaPartiapasuriaPoliciarajonirehabilitimSeancaSerbiSerbiaSHstudentTitoUniversitetiVrasjavrasje
Tjetri
Avokatët në protestë kundër vendimit të qeverisë për pagën referencë

Avokatët në protestë kundër vendimit të qeverisë për pagën referencë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.