AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Raporti i Amnesty: Ballkani në vështirësi me të drejtat e njeriut

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë në kufirin maqedonas me Greqinë. Foto: Anadolu Agency.

Një raport i ri nga Amnesty International thotë se të gjitha vendet e Ballkanit po vazhdojnë të kenë vështirësi për çështjet e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe trajtimin e krimeve të luftës dhe mbrojtjen e refugjatëve.

Refugjatë në kufirin maqedonas me Greqinë. Foto: Anadolu Agency.
Refugjatë në kufirin maqedonas me Greqinë. Foto: Anadolu Agency.

Raporti i fundit global i publikuar nga Amnesty International të mërkurën, tha se të gjitha vendet e Ballkanit vazhduan të hasnin vështirësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2015.

Raporti prej 408 faqesh, Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë, kritikoi Serbinë për atë që ai tha se ishte një ritëm i ngadaltë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, duke theksuar se “në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës ishin përfunduar shumë pak ndjekje penale”.

“Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës ka ngritur vetëm tre padi. 23 çështje të tjera – ku janë të përfshirë më shumë se 200 të dyshuar – mbetën nën hetim,” tha raporti.

Serbia u kritikua gjithashtu për faktin se vrasësit e dyshuar të vëllezërve Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanë vullnetarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vrarë në Serbi në vitin 1999, ishin ende të lirë “pavarësisht premtimeve që u janë bërë të afërmve të tyre nga prokurori i krimeve të luftës dhe vetë kryeministri”.

Raporti i Amnesty theksoi më tej dështimin e Serbisë për të njohur të drejtën për kompensim për viktimat e zhdukjeve të detyruara dhe dhunës seksuale gjatë luftës në legjislacionin e propozuar. Një ndryshim në projektligj, i cili nuk është bërë ende ligj, njk u bë publik.

Shtetet e tjera të Ballkanit janë kritikuar gjithashtu për mungesën e tyre të angazhimit për trajtimin e çështjes së zhdukjeve me forcë gjatë konflikteve të viteve 1990.

Mali i Zi u theksua për vendimin përfundimtar në një çështje, e cila pa nëntë ish-oficerë policie të liroheshin nga akuzat për zhdukje me forcë të 60 refugjatëve boshnjakë në vitin 1992.

“Amnesty International mendon se vendimi nuk është aspak në përputhje me ligjin vendas dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare,” thuhet në raport.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, qasja në drejtësi dhe dëmshpërblimi për krimet e kaluara mbeti i kufizuar për shkak të mungesës së angazhimit për të miratuar dhe siguruar burime të mjaftueshme të ardhurash për programe të gjera shtetërore, thoshte raporti.

“Legjislacioni që do të mundësonte dëmshpërblimin efikas, përfshirë një program gjithëpërfshirës për viktimat e krimeve sipas ligjit ndërkombëtar, si dhe shërbime ligjore falas për viktimat e torturave dhe viktimat civile të luftës, mungoi përsëri,” tha raporti.

Në Kosovë, grupet e të drejtave të njeriut vunë re se “serbët e Kosovës kërcënoheshin, grabiteshin dhe sulmoheshin”, duke shtuar se “tensionet ndër-etnike gjithashtu u ritën nga kërkesa jo e suksesshme e Kosovës për anëtarësim në UNESCO”.

Ndërkohë Kroacia dështoi në ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare kundër Zhdukjeve të Detyruara dhe për miratimin e një ligji mbi personat e zhdukur.

“Në mungesë të këtyre instrumenteve ligjore, të afërmve të 1,600 personave të zhdukur në Kroaci u janë mohuar qasja në drejtësi dhe dëmshpërblime,” tha Amnesty.

Kroacia u kritikua gjithashtu për diskriminimin kundër pakicës serbe të vendit, sidomos në punësimet në sektorin publik dhe në mos kthimin e të drejtave të qiramarrjes për strehimin social që u lirua gjatë luftës së viteve 1991-1995.

Vendet e tjera të Ballkanit gjithashtu u kritikuan për atë që Amnesty tha se ishte një diskriminim i përhapur ndaj pakicave të tyre, me popullsinë rome që vuajti më shumë, sipas raportit.

Romëve në të gjithë rajonin zakonisht u jepen strehim i përshtatshëm dhe mundësi punësimi dhe vuajnë nga përjashtimi nga shoqëria, tha ai.

Fluksi i refugjatëve paraqet sfida

Sipas Amnesty, shumë vende të Ballkanit kanë dështuar në një farë mënyre në vitin 2015 kur erdhi puna te trajtimi i fluksit të refugjatëve dhe të emigrantëve.

Refugjatët e pranuar u përballën me pengesa në lidhje me arsimimin, strehimin dhe përkujdesin shëndetësor në Rumani, thuhej në raport, ndërsa shumë refugjatë dhe emigrantë pretenduan se ishin keqtrajtuar nga rojet e ministrisë së brendshme në Maqedoni, ku policia përdori edhe forcë të tepruar kundër tyre.

Raporti shtoi se ndërkohë Kroacia dështoi në ngritjen e ndërtesave të përshtatshme për refugjatët dhe emigrantët që kalonin përmes vendit.

“Kroacia nuk u siguroi kushte të përshtatshme pritjeje dhe ndihmë në procedurat e azilit një numri të madh refugjatësh dhe emigrantësh që mbërritën në vend,” tha Amnesty.

Në përfundime të tjera të parashtruara nga raporti, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe medias të pavarur vazhduan edhe gjatë vitit 2015 pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit. Ndërsa u vu re gjithashtu edhe ndërhyrja e qeverisë në lirinë e medias. Këto sulme dhe kërcënime nuk janë hetuar si duhet dhe shumë pak fajtorë për këtë janë nxjerrë para drejtësisë, shprehet Amnesty.

Në Maqedoni, më shumë se 2,000 gazetarë vlerësohen të kenë qenë nën mbikëqyrje nga ana e qeverisë, sipas përgjimeve të bëra publike nga ana e opozitës.

“Përgjimet e bëra publike tregojnë financimin indirekt të mediave pro-qeveritare dhe ndikimin politik mbi emërimin e gazetarëve dhe përmbajtjen e lajmeve,” thuhej në raport.

Ndërkohë, në Mal të Zi Amnesty shprehu shqetësime në lidhje me policinë për përdorim “të dhunës së tepruar gjatë protestave masive të organizuara nga partitë opozitare kundër dështimit të qeverisë për të marrë masa ndaj varfërisë, krimit dhe korrupsionit”.

Etiketa: Amnesty InternationalBallkaniDhunëdiskriminimgazetarGjykatëHetimkompensimKosovëKroaciKroaciaLigjMal të ZiMaliMali i ZiMaqedoniMasapadiParaPoliciaProjektligjProkuroriPunaPunëPunësimiraportRaportiromromëRumaniSerbiSerbiaSHtë zhdukurUNESCOVendimizhdukje
Tjetri
“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

FMN: Numri i bizneseve të regjistruara u rrit, por të ardhurat jo

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.