AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kriza e migrantëve në Ballkan mund të përcaktojë referendumin e Britanisë

Marcus TannerngaMarcus Tanner
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët sirianë duke protestuar ndërsa kërkojnë hapjen e kufijve në portin e Pireut në Greqi të premten. | Foto: Beta/AP.

Rezultati i referendumit të qershorit, ku britanikët do të pyeten nëse duan të mbeten apo jo pjesë e Bashkimit Europian, ka gjasa do të përcaktohet së paku pjesërisht nga ajo që pritet të ndodhë në Europën Juglindore.

Refugjatët sirianë duke protestuar ndërsa kërkojnë hapjen e kufijve në portin e Pireut në Greqi të premten. | Foto: Beta/AP.
Refugjatët sirianë duke protestuar ndërsa kërkojnë hapjen e kufijve në portin e Pireut në Greqi të premten. | Foto: Beta/AP.

Rruga është shumë e gjatë nga Greqia e veriut ku janë bllokuar një numër i madh migrantësh, përmes Ballkanit deri në Britaninë e Madhe.

Por distanca mendore për shumë votues Britanikë është shumë më e shkurtër se kaq, ku votuesit të bëjnë zgjedhjen e tyre në referendumin e 23 qershorit ku do të votojnë për të qenë brenda apo jashtë Bashkimit Europian.

Udhëheqësit e të ashtuquajturës, fushata “Brexit” mund të parapëlqejnë të flasin për limitet që ka BE-ja apo për çështje të pastra ekonomike, por për shumicën e britanikëve, diskutimi ka lidhje vetëm me migrimin.

Shko në ndonjë pab apo kafe në Mbretërinë e Bashkuar këto ditë dhe ka gjasa që do të dëgjosh diskutimet mbi BE-në thjeshtë në termat e migrimit dhe gjithmonë, me konotacion negativ.

“Ata po ndërtojnë shtëpi në Poloni me ndihmën ekonomike që marrin këtu!” dëgjova të thoshte njëri në një restorant të vogël pranë shtëpisë sime . “Dhe në Lituani, gjithashtu!” u përgjigj një shoqja e saj, e etur për të theksuar njohuritë e saj për gjeografinë e Europës Lindore.

Të tjerët tundën kokat dhe u rikthyen te merluci i sgarës – shërbyer, sipas të gjitha gjasave, nga një kamariere nga Europa Lindore. Sërish, dukej qartë se ata do të votojnë më 23 qershor opsionin
“Out” për dalje nga BE.

Migrantë që gjenden sakaq në Britani, migrantë që janë duke shkuar në Britani, migrantë nga BE-ja, migrantë nga Siria – që të gjithë janë përzjerë në mendjet e miliona britanikëve dhe në një mënyrë të ngatërruar, “Europa” konsiderohet fajtore për të gjithë këtë.

Për kryeministrin britanik David Cameron, referendumi të cilin e shpalli me aq vetëbesim pak ditë më parë, po kthehet në një makth.

Kur udhëheqësi i Partisë Konservatore u kthye nga Brukseli me çantën e lëshimeve me vete, strategjia qe e qartë.

Lëshimet, u mendua, qenë mjaftueshëm të vogla sa të mos trishtonin votuesit pro-europian, por edhe mjaftueshëm të mëdha për të përçarë Euroskeptikët.

Qe supozuar gjithmonë se anti-Europianët e vijës së ashpër do të votonin dalje nga BE pavarësisht se çfarë ofrohej për lëshim. Por të moderuarit pritej që të ndryshonin mendim, duke i dhënë kryeministrit dhe skuadrës së tij që mbështet opsionin e qëndrimit brenda BE-së, një shumicë. Pas kësaj ai mund të dilte në pension, pasi të kishte shpëtuar njëkohësisht Britaninë dhe Europën.

Por plani nuk funksionoi. Java e parë e fushatës filloi me statistikat më të pakëndshme të mundshme, duke ushqyer një dallgë anti-migratore mes medias tablloide. E para, numri i rumunëve dhe bullgarëve që tashmë punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në 200 mijë vetë. E dita, shifra e migrimit për vitin e kaluar shënoi një rekord në 320 mijë vetë, duke rrëzuar premtimin elektoral të Cameron për të ulur numrin e migrantëve të rinj të “disa dhjetëramijëra” në vit.

Ndasitë në vetë partinë e kryeministrit, ndërkohë, kanë rezultuar shumë më të dëmshme se sa qe shpresuar.

Cameron pati shpresuar me dëshpërim të mbante ministrin e tij të drejtësisë Michael Gove, një njeri inteligjent dhe të artikuluar, në anën e tij ose neutral. Në vend të kësaj, Gove e ka braktisur anijen e tij dhe e ka vënë veten në rolin e udhëheqësit de-fakto të fushatës “Brexit”.

Dhe sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm keq, kryebashkiaku i Londrës, popullori dhe populisti Boris Johnson, u bashkua me të. Kjo dyshe është një skuadër që mbështëtësit e “Exit” as që mund ta ëndërronin. Gove ka mend, Johnson ka gojë.

Donald Trumpi i politikës Britanike, Johnson është një fenomen i rrallë, një i djathtë që kënaq turmat dhe që nuk bën gabime.

Skuadra e Cameron, nga ana tjetër, përbëhet nga vetëm ai vetë, ose nga njerëz si Kancelari George Osborne, njeriu më pak popullor nga të gjithë, si dhe një numër ministrash fytyrëzymtë që ofrojnë shumë pak joshje për publikun.

Njësoj po kaq zhgënjyes për kryeministrin, media pro-konservatore ka refuzuar të dalë në mbështetje të tij.

Times, e cila zakonisht konsiderohet pro-qeveritare e qëndrueshme, i përshkroi lëshimet që kryeministri mori nga BE si një “qull i hollë”, dhe deri tani ka mbetur dukshëm neutral mes kampeve “In dhe “Out”.

Gazeta Telegraph, e cila përbën platformën e diskursit konservativ në Britani, ka qenë edhe më e ftohtë. E djathta Mail është treguar hapur armiqësore ndaj BE-së, megjithëse ajo nuk ka pasur kurrë kohë për t’u marrë pozitivisht me Cameron apo me BE-në, kështu që armiqësia e saj nuk ka ardhur si pabesi. Nga të ashtuquajturat media serioze, vetëm Guardian nga e majta është shpallur tërësisht pro Bashkimit Europian.

Sondazhet gjithashtu nuk po duken të mira për kryeministrin dhe skuadrën pro BE-së. Një i fundit, i marrë menjëherë pasi ai shpalli referendumin, i vendosi opsionet “brenda” dhe “jashtë” në kuotë të barabartë, 37 për qind secila.

Kjo sërish la rreth 25 për qind të votuesve “të pavendosur” dhe me të cilët mund të punohet – por nuk ka garanci, apo ndonjë shenjë, që të pavendosurit do t’i bashkohen Europës, së paku, jo tani afër.

Në disa drejtime, sondazhet janë edhe më keq për skuadrën pro nga sa duket, për shkak se gjerësisht pranohet se votuesit për dalje janë më pasionantë – dhe rrjedhimisht ka më shumë gjasa që të dalin të votojnë – se sa kundërshtarët e tyre. Një pjesëmarrje e ulët në votime mund ta nxjerrë kryeministrin të humbur.

Nuk ka pse të çuditemi se të gjitha këto kanë shkaktuar paksa panik në skuadrën pro BE-së. Nëse të dy kampet janë të barabartë në kuptim të mbështetjes, pyetja është se si mund të ndryshojnë punët në rast se kriza në Ballkan do të përkeqësohet deri në qershor?

Një arsye se pse skuadra e Cameron e thirri votimin për në qershor qe shpresa se vota do të kryhej para se dallga e pritshme e verës me migrantë të mbërrijë në Ballkan, ndoshta në korrik dhe gusht. Por nëse një krizë refugjatësh fillon të ndizet në korridorin e Europës Juglindore që në mars apo në prill, këto llogari mund të rezultojnë thellësisht të gabuara.

Gjithsesi, loja nuk është ende e pashpresë për kauzën pro-BE-së dhe diskutimi është ende i gjatë.

Cameron ka tre karta në dorë, që të gjitha do të duhet të luhen. Njëra është fati i mirë. Cameron shihet si një politikan me fat, për të cilin gjërat zakonisht përfundojnë mirë në fund. Ai qe me fat në referendumin për Skocinë dhe me fat edhe një herë kur Partia Laburiste zgjodhi një të majtë të papëlqyer, Jeremy Corbyn, si udhëheqës.

E duta, ka më shumë ndasi mes kampit “Jashtë” se sa në skuadrën e tij. Mbështetësit laburistë janë dorëzuar pasi detyrohen të ndjekin Cameron në fushatën e tij, pavarësisht se çfarë mendojnë për politikat e tij të tjera. Por në kapin “Jashtë”, udhëheqësi i partisë anti-BE, UKIP, Nigel Farage, është shumë i zemëruar nga fakti se konservatorët e estabilishmentit e kanë mënjanuar atë për të marrë përsipër kauzën “e tij”. Nga kjo priten telashe.

Në fund, ka një konservatorizëm të brendshëm në elektoratin britanik. Siç tregon historia, britanikët nuk janë revolucionarët më të zellshëm të botës dhe nuk duan shpesh të shqetësojnë status kuonë.

Cameron do të duhet të lutet që shumë njerëz që përgjatë dhjetë viteve të fundit janë shqetësuar nga BE-ja dhe emigrantët, do të bëjnë një tërheqje në minutën e fundit para se të hedhin një hap drejt së panjohurës. Ai mund të ketë të drejtë në këtë hipotezë – por çdo gjë është ende në fushën e lojës.

Etiketa: BallkanBashkimit EuropianBEbesimBoris JohnsonBrexitBritaniBrukseliDavid Camerone djathtae majtaEuropafushatagazetaGreqiGreqiaKrizaLituanimbështetjeMediaParaPartiaPiSPoloniPunëSHSiriasirianStatistikatVotaVotuesvotuesit
Tjetri
Maqedonia do të kontrollojë listën polemike të zgjedhjeve

Maqedonia do të kontrollojë listën polemike të zgjedhjeve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.