Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

PS dhe PD, qëndrime të ndara për aktet nënligjore të “dekriminalizimit”

BIRNNgaBIRN
20:52 | 02/03/2016
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Metamorfoza e krimit drejt politikës: a mund të priten fijet?

Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin.

Share on FacebookShare on Twitter

Opozita dhe mazhoranca janë larg gjetjes së konsensusit për formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që afati ligjor për miratimin e akteve për dekriminalizimin po shkon drejt skadimit.

Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin.
Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin.

Dy muaj e gjysmë pas miratimit me konsensus të ligjit të dekriminalizimit, mazhoranca dhe opozita ndajnë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si ky ligj duhet të zbatohet. Këshilli i Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u kthye në një arenë debati live mbrëmjen e së mërkurës, ku përfaqësuesit e dy kampeve politike paraqitën variante të ndryshme të akteve nënligjore dhe formularit të vetëdeklarimit-të cilat duhet të miratohen brenda 6 marsit.

Ligji “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit parashikon pastrimin e parlamentit, të administratës dhe të pushtetit vendor nga personat me të shkuar kriminale. Ky ligj u miratua me konsensus më 17 dhjetor dhe hyri në fuqi më 6 janar, ndërkohë që afati ligjor i përcaktuar për miratimin e akteve nënligjore skadon më 6 mars.

Por deputetët e mazhorancës dhe opozitës u shfaqën larg gjetjes së një zgjidhjeje konsensuale, që do të mundësonte futjen e akteve nënligjore në axhendën parlamentare të së enjtes. Palët ndahen tek formulari i vetëdeklarimit-i cili do të plotësohet nga të gjithë subjektet e ligjit dhe i penalizon ata në rast deklarimi të rremë.

Taulant Balla, deputet i PS prezantoi në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve qëndrimin e mazhorancës për aktet nënligjore dhe lexoi variantin e tij të formularit, duke preferuar pyetje të mbyllura për kategoritë e përcaktuara në ligj; persona të dënuar me vendim të formës së prerë, me vendim të shkallës së parë apo ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi apo ka një proces të hapur hetimor, brenda ose jashtë vendit. Por opozita e cilësoi këtë variant si të papranueshëm, pasi sipas saj lë jashtë procesit një numër jo të vogël zyrtarësh.

Oerd Bylykbashi, deputeti i Partisë Demokratike që udhëhoqi procesin e dekriminalizimit tha se varianti i mazhorancës përjashtonte nga procesi kryeministrin dhe ministrat që nuk janë anëtarë të parlamentit. Ai kundërshtoi gjithashtu variantin e formularit të vetëdeklarimit të prezantuar nga Balla.

“Me këtë formular vetëdeklarimi, edhe Mark Frroku (deputeti i akuzuar për një vrasje në Belgjikë) del i pastër,” protestoi Bylykbashi.

Opozita mbrojti idenë se formulari duhej të përfshinte pyetje edhe për raste të ndalimit të zyrtarëve nga policia, ndërsa procesi i mëvonshëm i kontrollit do të kapte vetëm kategoritë e përcaktuara në ligj. Por mazhoranca e cilësoi këtë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe në tejkalim të vetë ligjit.

“Aktet nënligjore duhet të prezantojnë ligjin. Pyetjet që ju kërkoni të karakterit përgjithësues e tejkalojnë ligjin,” tha Taulant Balla.

Mazhoranca dhe opozita folën për vullnet të mirë në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, por mosbesimi i lartë dhe këmbëngulja për të qëndruar në variantet e tyre fillestare i mban palët larg konsensusit, ndërkohë që mbeten edhe pak orë nga skadimi i afatit ligjor.

Dekriminalizimi i politikës është kthyer në një kalë beteje të opozitës që prej vjeshtës së vitit 2014, kur u bë e qartë se një numër i konsiderueshëm deputetësh kishin background të errët. Kjo kauzë u mbështet edhe nga organizmat ndërkombëtare, të cilat i kërkuan Shqipërisë të pastronte parlamentin dhe administratën nga personat me rekorde kriminale.

Tjetri
Viktima të modës: Punëtorët e fabrikave të veshjeve përballen me kushte të rënda edhe në BE

"Veshjet e pista" të rrobaqepësive të BE-së

Më të lexuarat

Metamorfoza e krimit drejt politikës: a mund të priten fijet?

PS dhe PD, qëndrime të ndara për aktet nënligjore të “dekriminalizimit”

20:52 | 02/03/2016
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

11:40 | 23/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.