AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

“Veshjet e pista” të rrobaqepësive të BE-së

Laura StefanutngaLaura Stefanut
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Buja e një investigimi për shfrytëzimin e punëtorëve të fabrikave të veshjeve në Bullgari dhe Rumani e fut gazetaren në telashe, ndërsa firmat e njohura europiane hezitojnë bashkëpunimin me rrobaqepësitë shfrytëzuese të grave të varfra.

drawing
Ilustrimi nga Andrei Runcanu

Jo shumë kohë pas botimit të një artikulli që shkrova ku ekspozoja kushtet e tmerrshme të punës në industrinë rumune dhe bullgare të veshjeve, fillova të marr telefonata anonime nga njerëz që murmurisnin  apo merrnin frymë rëndë. Një burrë – ma merr mendja nga Bashkia e qytetit – u shfaq në shtëpinë time dhe kërkoi të më takonte por refuzoi ta zbulonte identitetin e tij.

Më pas, më 16 shkurt, në mesditë mora në telefonatë nga një numër i panjohur.

Po tani çfarë?, pyeta veten. E ngrita. Ishte një punonjëse nga një prej fabrikave për të cilat kisha shkruar. “Përshëndetje, zonjusha Laura, ju jeni? Mund të na takoni në qendrën Calafat të qytetit, për të dëgjuar çfarë kemi për të thënë?”

Më në fund mendova. Punëtorët, të shfrytëzuar gjatë nga pronarët e fabrikave, kishin gjetur kurajën për të kërkuar rrogat. Punëtorët e veshjeve në qytetin jugor të Rumanisë kishin protestuar për herë të fundit në prill 2014 mbi rrogat e papaguara. Në atë rast, ato që ishin më kritikuese u pushuan nga puna.

Por zëri në telefon tingëllonte i irrituar. “Harroji rrogat,” tha gruaja. “Ne do të protestojmë për atë që t’i ke shkruar”.

Gruaja tha se, ajo nuk ishte paguar që nga dhjetori dhe se ndonjëherë grave u binin të fikët, përfshirë atë vetë. Por kjo sepse ajo kishte qenë e sëmurë, sipas saj, jo për shkak të rraskapitjes prej orëve të gjata të punës dhe kushteve të këqija.

Pavarësisht kësaj, asgjë nuk mund të ishte më keq sesa të mos kishin punë fare. Punëtorëve në fabrikën e veshjeve Calafat iu tha nga menaxhimi i fabrikës se artikulli im kishte larguar klientët, disa prej të cilëve nga emrat më të mëdhenj europianë të industrisë së veshjeve dhe se humbja e punës nga ana e tyre do të ishte e pashmangshme. Disa punëtore më thanë se klienti i parë që u shkëput prej tyre ishte gjiganti Zara.

Inditex, kompania me bazë në Spanjë që zotëron Zarën dhe marka të tjera si Massimo Dutti, tha në fund të janarit se ende po punonte me fabrikën Calafat, por se e ka vënë atë nën një “plan korrigjimi” dhe se do të kryente një “audit social” për kushtet. Punëtorët megjithatë, besuan  menaxherët e tyre kur i thanë se Zara ishte larguar tashmë dhe u frikësuan për vendet e tyre të punës.

Rreth 200 protestuan, 20 prej të cilave u thirrën të takoheshin me autoritetet vendase. Disa u ulën rreth një tavoline të madhe ovale. Të tjerë qëndruan në këmbë. Kërkesa e tyre kryesore ishte që autoritetet e qytetit të mos e merrnin parasysh artikullin. Ata u pritën nga Mircea Guta, kryebashkiaku  i Calafat dhe zevëndësi i tij Dorel Mituletu. Një gazetar vendas regjistroi të gjithë takimin dhe e shfaqi në Youtube.

Mituletu ishte shënjestra kryesore e zemërimit të tyre. Ai citohej në investigimin tim për BIRN të thoshte “të shkretat gra bien si miza [në fabrikë] veçanërisht gjatë verës”. Zv. kryebashkiaku u përpoq të vetëmbrohej duke thënë se deklarata, të cilin ai e bëri, ishte nxjerrë nga konteksti. Mituletu tha se ndershmëria e tij e kishte vënë pozicionin e tij në partinë politike në rrezik.

Në mes të skandalit, Marian Pasat, drejtori i fabrikës Calafat, ra dakord të fliste me mua pas pothuajse një viti që e ndiqja për koment. Ai konfirmoi t’i ketë thënë punëtorëve se artikulli i BIRN kishte trembur dhe larguar disa klientë. Ai gjithashtu pranoi se ndonjëherë kompania nuk i paguan rrogat në kohë. “Disa periudha janë më të vështira, ndaj rrogat vonohen, por kjo nuk do të thotë se fabrika nuk është e ligjshme, mbi të gjitha, apo joetike”.

Departamenti i Inspektoriatit të Punës e gjobiti kompaninë tre herë gjatë vitit të shkuar për shkelje, përfshirë orë të paligjshme të punës dhe mospagim të rrogave, sipas një përgjigjeje zyrtare nga departamenti.

“E vërtetë, ndonjëherë njerëzit punonin orë shtesë, por prej arsyeve objektive, pasi aktualisht na mungojnë rreth 200 persona,” u përgjigj Pasat. I pyetur përse njerëzit nuk duan të punojnë në fabrikën e tij, Pasat tha se nuk mund të ishte i sigurt por ndoshta për shkak se “Italia, Gjermania, Spanja dhe Anglia” joshnin rumunët në pjesë më të pasura të BE-së. Në dhjetor 2015, kishte 327 të papunë në qytet, sipas shifrave zyrtare.

Marian Pasat refuzoi idenë se markat mund të jenë tërhequr prej problemeve në fabrikë. Arsyeja e vetme ishte artikulli im, tha ai.

Abuzimet datojnë përpara se të publikohej historia ime, por fabrikës nuk i mungonin klientët. Tani që praktikat u bënë publike, fabrikat u përballën me një tërheqje të mundshme të klientëve që shqetësohen rreth imazhit të tyre te klientët.

Prej kohësh dihet se punëtorët në vende si Bangladeshi, Kina ose Vietnami përballen me shfrytëzim në prodhimin e produkteve për blerësit perëndimorë. Por vula “Prodhuar në BE” besohet të jetë një garanci e tregtisë së ndershme. Jo edhe aq. Në shumë raste, thjesht maskon shfrytëzimin në vendet më të varfra dhe anëtaret e reja të BE-së, si Rumania dhe Bullgaria.

Në konkurrim me Azinë në tregun e lirë të punës, fabrikat në Rumani dhe Bullgari janë nën presion të madh për t’i mbajtur çmimet dhe rrogat të ulëta ose përballen me humbje të klientëve. Ka mbi 10,000 fabrika veshjesh në dy shtetet të marra së bashku, ndaj konkurrenca është e lartë.

Sipas një studimi të kryer në Tajlandë, kostoja e rritjes së pagës mujore të një punonjësi nga 90.53 euro do ta rriste koston e prodhimit të një veshje me vetëm 0.29 euro. Por ndërsa shumica e blerësve do të ishin të gatshëm të paguanin shtesën, atyre rrallë u jepet kjo mundësi.

Etiketa: BashkiaBEBIRNBullgariBullgariaEurogazetarGjermaniagraItaliaKEKinaPunaPunëPunëtorPunëtorërrezikRumaniRumaniaSHSpanjaThirrëVietnami
Tjetri
Prishtina në muzg

Provat e tenderit nën hetim në Prishtinë, një kamion drejt arratisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.