AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Do ta rrënojë Brexit-i paundin?

Harold JamesngaHarold James
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: George Hodan/publicdomainpictures.net

Ndërsa Britania do të mbajë në qershor referendumin për qëndrimin ose jo në BE, pasojat negative të kësaj pasigurie po fillojnë të ndihen në ekonominë e vendit. Por në fund të fundit, Bashkimi Europian mund të bëjë edhe pa Britaninë, argumenton Harold James.

Foto: George Hodan/publicdomainpictures.net
Foto: George Hodan/Public Domain Pictures

Lajmërimi i fundit nga ana e qeverisë britanike se një referendum mbi anëtarësinë në Bashkimin Europian të Britanisë do të mbahet më 23 shkurt u pasua menjëherë nga një rënie e ndjeshme e vlerës së paundit. Paqëndrueshmëria e vlerës së këmbimit të paundit pritet të vazhdojë derisa të mbahet referendumi dhe do të intensifikohet në çastet kur një votë për “Brexit” të duket më e mundshme. Rezultati mund të jetë një profeci vetëpërmbushëse, në të cilën destabiliteti i tregut dhe ai politik mund t’i nxisë votuesit britanikë të refuzojnë BE-në – një rezultat që do të ishte shumë i rrezikshëm për ta dhe europianët e tjerë gjithashtu.

Implikimet politike i ngjajnë eksperiencës së shekullit 20, kur vlera e jashtme e paundit ishte një fiksim kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar dhe krizat e valutës rregullisht shkatërronin besueshmërinë e qeverive dhe shkatërronin partitë politike. Për shembull, në gusht 1931 – mesi i depresionit të madh – një krizë financiare dhe një rënie e paundit detyroi dorëheqjen e qeverisë Laburiste të kryeministrit Ramsay MacDonald; që u zëvendësua nga një qeveri koalicioni dhe Partia Laburiste u nda përgjysmë.

Në vitin 1967, një tjetër qeveri Laburiste, drejtuar nga Harold Ëilson, u dëmtua nga një zhvlerësim i shkaktuar prej një sulmi spekulativ; laburistët humbën zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme. Partia rimori pushtetin në vitin 1974, por brenda dy viteve Britania u godit nga një tjetër krizë valutore – këtë herë mjaftueshëm të madhe për të kërkuar ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sërish, laburistët humbën në zgjedhjet e ardhshme dhe partia u nda.

Probleme të tilla besueshmërie nuk ishin ekskluzive të laburistëve. Nën qeverinë konservative të kryeministrit John Major në vitin 1992 goditi “e mërkura e zezë”, ku paundi doli nga mekanizmi europian i normës së shkëmbimit, paralajmërim për euron. Kjo e dëmtoi rëndë besueshmërinë e qeverisë. Megjtihëse konservatorët ia dolën të arrinin një fitore të ngushtë në zgjedhjet e ardhshme,  përçarja e brendshme e partisë mbi integrimin europian u thellua dhe nga fundi i viteve 1990, laburistët u kthyen në pushtet (dhe qëndruan për më shumë se një dekadë).

Pasojat ekonomike të krizave valutore të shekullit 20 të Britanisë ishin më të lehta sesa pasojat politike. Në fakt, zhvlerësimi i 1931 krijoi terren për një periudhë të parave të lira, që e bëri Britaninë e viteve 1930 një vend më pak të zymtë sesa ishte nën dogmën ekonomike të standardeve të arit në vitet 1920. Zhvlerësimi i vitit 1992 çoi në një qasje të re të politikës monetare, stabilitetit më të madh makroekonomik dhe rritjes ekonomike më të shpejtë.

Sot, megjithatë, ekonomia britanike po përballet me rreziqe serioze. Luhatjet e normës së shkëmbimit ofrojnë një sfidë të rëndë afatgjatë për politikën monetare, për shkak të potencialit të ndryshimeve të çmimit për të rritur inflacionin. Kjo mund të mos duket një gjë e keqe, duke marrë parasysh inflacionin e sotëm tepër të ulët (pjesërisht rezultat i çmimeve të rënie të naftës dhe mallrave); rreziku, sigurisht, është se inflacioni  do të shkaktojë më shumë dëm.

Më e rrezikshme është mundësia që pasiguria politike përpara referendumit do të dekurajojë të huajt të blejnë asete britanike – një problem madhor për një vend me një deficit aktualisht të madh. Perspektiva e humbjeve nga një normë shkëmbimi në rënie do të jetë një pengesë e mëtejshme, mbase duke e futur Mbretërinë e Bashkuar në një rreth vicioz të rënies së besimit. Në këtë rast, rregullimi i detyrueshëm i valutës do ta fuste ekonominë në recesion.

Si në shekullin 20, kjo krizë ekonomike me gjasa do të shkatërrojë besueshëmrinë e qeverisë konservatore të kryeministrit David Cameron. Pyetja është nëse kjo do t’i kthejë votuesit kundër fushtës pro-BE të qeverisë, duke i bërë ata të zgjedhin Brexitin apo kundër dëmtimit të referendumit që qeveria ka prezantuar, duke nxitur një rezultat pro-BE.

Dy narrativa në konkurrim po testohen. Ata, përfshirë Cameron, që mbështesin vazhdimin e qëndrimit në BE theksojnë se Europa (jo valuta e përbashkët) është një burim i fuqisë dhe stabilitetit për Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, mbrojtësit e Brexit argumentojnë se Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e pushtetshme, me kryeqytetin më dinamik në botë dhe siç e tha Sekretari i Drejtësisë Michael Gove, me përqendrimin më të madh në botë të “fuqisë së butë”.

Nëse perspektiva e një referendumi është e mjaftueshme për ta shtyrë Mbretërinë e Bashkuar drejt problemeve ekonomike, si qeveria që prezantoi referendumin dhe grupi që po bën fushatë për ta acaruar gjendjen janë efektivisht të zhveshur nga besueshmëria. Rreziku është që votuesit e Mbretërisë së Bashkuar, të zemëruar rreth veprimeve dëmtuese të qeverisë, do të dorëzohen te pretendimi fals i kampit pro-Brexit se largimi nga BE-ja do të rikthejë dinamizmin ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar.

Në çdo rast, partia konservative me siguri do të përballet me llojin e konfliktit të brendshëm që shkatërroi partinë laburiste pas vitit 1931 dhe sërish pas 1976. Që tani deputetët konservativë janë shumë të ndarë, pa perspektivë pajtimi.

Për pjesën tjetër të Europës, drama politike britanike është një burim zemërimi. Në një kohë kur BE-ja po përballet me shumë sfida serioze, gjëja e fundit që nevojitej ishin negociatat e tejzgjatura dhe të çuditshme mbi ndryshimet e kushteve të anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar që kërkoi qeveria e Cameron.

Asnjëra nga këto nuk shkon mirë me zotimin e Europës për ta mbajtur Britaninë në Union. Ashtu sikurse disa politikanë europianë mbrojtën gjatë krizës së borxhit grek “prerjen e gjymtyrës së infektuar” , një numër në rritje mund ta humbasin durimin teksa situata ekonomike e Britanisë përkeqësohet.

Pavarësisht ndikimit destabilizues të një Brexiti, është e mundur që, në kuptimin afatgjatë, Europa do të jetë më mirë pa Mbretërinë e Bashkuar. Mbi të gjitha, qeveria britanike e njeh mirë nevojën për integrim më të madh fiskal dhe vazhdon t’i rezistojë atij. Në këtë kuptim, Brexit mund t’i ofrojë Europës shansin për një fillim të ri – një fillim që liderët e BE-së mund të fillojnë ta diskutojnë. Por rezultati më i mundshëm i Brexitit do të jetë përhapja e krizës financiare, me të gjithë pasojat e saj politike.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Will Brexit Break the Pound?

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBrexitDavid CamerondeputetEkonomiaEuropafitoreHarold JamesInflacioniliraMbretëria e BashkuarPartiaProject SyndicateQeveriarecesionReferendumvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Mbetet në fuqi dënimi me burg për tre trafikantët e organeve nga Kosova

Mbetet në fuqi dënimi me burg për tre trafikantët e organeve nga Kosova

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.