AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Refugjatët në kampin grek ndihen të harruar nga Europa

Sofia PapadopouloungaSofia Papadopoulou
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Sofia Papadopoulou

Në Idomeni, në kufirin Greqi-Maqedoni, mijëra refugjatë presin pas telave me gjemba, duke pyetur veten nëse kufijtë e Europës do të rihapen ndonjëherë.

Foto: Sofia Papadopoulou
Foto: Sofia Papadopoulou

“Kjo është si një luftë e dytë,” thotë një siriane e vjetër teksa pret me durim në një radhë të gjatë për ushqim në fshatin e vogël Idomeni në kufirin verior të Greqisë me Maqedonisë.

Teksa shumica e 12,000 refugjatëve të strehuar brenda kampit Idomeni, që u projektua fillimisht për të strehuar 2500 njerëz, gruaja e moshuar ndihet e zënë në kurth pasi i ashtuquajturi itinerar i Ballkanit u mbyll.

“Ta kisha ditur se do të ngecja në Greqinë e varfër për kaq kohë [mbi dy javë tani], do t’i kisha paguar kontrabandistët më shumë para që të më çonin mua dhe familjen në rrugë të tjera kalimi në Europë”, thotë ajo.

Në një tendë aty afër, 85-vjeçarja Shereen, nga komuniteti Yazidi në veri të Irakut vlerëson Zotin që iu largua dhunës së Daesh, siç e quajnë ata ISIS. “Kushtet këtu në kamp nuk janë të mira edhe për gjysmën e moshatarëve të mi, por asgjë nuk mund të jetë më e keqe se makthi prej të cilit u larguam,” i thotë ajo BIRN.

Ndjenja të përziera që variojnë nga shpresa te zhgëimi dhe dëshpërimi, kanë pushtuar refugjatët që mbijetuan luftën dhe kalimin e rrezikshëm të detit për në Europë, vetëm për ta gjetur veten të harruar në Idomeni.

Të mbledhur rreth zjarrin për të qëndrur ngrohtë, sytë e tyre në gardhin që i pengon rrugën, ata duhet t’i mbijetojnë gjithashtu vështirësive të jetës në kamp, meqë Europa i ka kthyer kurrizin, siç thonë ata.

Një alarm fals gjatë samitit BE-Turqi të javës së shkuar, se kufijtë do të rihapen me kalimin e kohës, shkaktoi një gëzim të madh në kamp. Por festimi zgjati vetëm pak minuta.

Ashtu si zyrtarët grekë në samitin në Bruksel, refugjatët në Idomeni kishin shpresa të mëdha se Kancelarja Gjermane do të siguronte kalimin e lirë të tyre në Europën Veriore. “Angela Merkel do të na ndihmojë,” tha përpara samitit 23-vjeçari Mahmoud, vetëm për t’u zhgënjyer më pas.

Kryeministri grek Tsipras shkoi në Bruksel për të bërë thirrje për “unitet dhe vendime të guximshme në Greqi dhe Europë” për të zgjidhur krizën më të keqe humanitare në vend që nga Lufta e Dytë Botërore. Aleatët e tij europianë mendojnë ndryshe dhe tani “itinerari i Ballkanit” për refugjatët duket se është mbyllur një herë e mirë. Pak presin ndryshime dramatike në samitin e javës tjetër.

Thuajse gjysma e 40,000 refugjatëve në Greqi janë në Idromeni dhe zonat rrethuese.

…


Giorgos Kyritsis, zëdhënës i organit koordinues për krizën e refugjatëve, parashikon se shumica do të largohen nga zona vullnetarisht në dy javët e ardhshme dhe do të shkojnë në qendra më të rehatshme.  Tre prej tyre po operojnë tashmë me kapacitet të plotë në veri të Greqisë, ndërsa disa të tjera janë thuajse gati.

“Ne besojmë se Idomeni do të braktiset në një ose dy javë,” i tha ai medias greke.

Kushtet e jetesës në Idomeni janë bërë të papërballueshme. Shiu i dendur e ka kthyer terrenin në fushë me baltë ku refugjatët dh emigrantët po luftojnë të ftohtin, kequshqimin dhe kushtet e këqija të higjineës. Ka grindje për ushqim ose për një copë të thatë toke.

Nën këto rrethana, një operacion policor për të “pastruar” zonën, si ai i ndërmarrë në dhjetorin e shkuar duket i pamundur. “Ne nuk do t’i mbledhim refugjatët. Përveç faktit që nuk duam një operacion policor, ne nuk e kemi këtë mundësi. Janë 12,000 njerëz – gjysma gra dhe fëmijë – në baltë. Si mund t’i spastrosh?” pyet Kyritsis.

Autoritetet greke thonë se çelësi është të inkurajohen njerëzit të hipin në autobusë që do t’i çojnë në kushte më të mira jetese. Ditë pas dite, grupe të vogla refugjatësh, të zhgënjyer dhe të stresuar nga situata në “tokën e askujt” po hipin në autobusë, kryesisht për në Athinë, për të lëvizur në kampe mikpritëse ose për të aplikuar për zhvendosje.

Nga ana tjetër, disa vazhdojnë të arrijnë në Idomeni me shpresën që liderët europianë do të kuptojnë vështirësitë e tyre dhe do t’i lënë të hyjnë.

Ndërkohë, fëmijë – rreth 40 për qind e njerëzve aktualisht në Idomeni – duket se janë të vetmi që përshtaten me situatën. Ata, të paktën, vazhdojnë ende të qeshin, të shohin me kuriozitet kamerat e TV teksa gjenden kudo dhe i rezistojnë me durim orëve të gjata në pyll kaluar në tendat që ata i quajnë “shtëpi”.

Etiketa: Angela MerkelBEBIRNBrukselDhunëEuropagraGreqiISISkampLuftaMaqedoniMerkeloperacionpaktParaSHSHIUTurqivideo
Tjetri
Hungaria do të ndërtojë gardh edhe në kufirin me Rumaninë

Venecia mbyll kapitullin e reformës në drejtësi, miratimi në dorë të politikës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.