AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (5)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Dy muaj e gjysmë e ndajnë nusen e ardhshme nga ceremonia e shumëpritur! Pas listës së të ftuarve, ajo i kthehet kërkimit për organizimin perfekt të dekorimit, a nuk thonë se atmosfera përbën gjysmën e bukurisë së dasmës? 

Dusica, blogKushërirat e mia dhe unë kemi rutinën tonë të përjavshme; ulemi për një kafe të gjatë të dielën pasdite dhe flasim për problemet tona, frikën, shpresat dhe gëzimet. Epo, të paktën kështu kemi bërë deri në lajmërimin tim për dasmën. Që atëherë, çdo diskutim tjetër vdiq; dasma ime ishte qendra e vëmendjes sonë.

Jua kam thënë se nuk ka pasur një dasmë në familjen time që prej vitit 2001? Është e kuptueshme përse kushërinjtë e mi janë kaq shumë të entuziazmuar për këtë, apo jo? [Ose është kjo ose kushdo po gëzohet jashtë mase që po më heq qafe.]

Gjithsesi, t’i kthemi historisë; të tëra ne jemi shumë kreative. Një arkitekte, një menaxhere dhe një mësuese letërsie, të gjitha së bashku prodhojmë 300 ide në minutë, nuk ndalojmë dot së foluri paralelisht dhe një nga ne gjithnjë thotë fjalën e fundit për krijimin përfundimtar dhe i jep një qasje më të madhe me perfeksionin.

Matja e dhomës, lartësia e tavanit, gjerësia, hapësira e kërcimit, distanca nga muret – gjithçka duhej të ishte perfekte. Sapo ambienti u caktua në mendjet tona dhe në letër, ishte koha të vendosnim për ngjyrat, lulet dhe gjithçka tjetër.

Kjo është dasma ime e dytë, ndaj e bardha nuk është vërtetë ngjyra e preferuar. Bardhësia duhej thyer, me ngjyrë jargavani sipas meje, thonë se jargavani është ngjyra e dasmës së dytë. Në rregull, ndaj kalojmë  të paktën tre javë duke menduar rreth jargavanit dhe më pas dikush i bie në të dhe thotë: “ngjyra e lëkurës tënde nuk shkon me jargavanin, do të ngjash si zombi!”

Dhe ka të drejtë; lëkura ime ngjyrë ulliri nuk shkon mirë me të tilla kolore dhe për të shkuar edhe më tej, personaliteti im ka shumë tonalitete por ngjyra e jargavanit nuk përfshihet. Nuk jam një gjë e qetë, e urtë, e brishtë, e vogël apo delikate. Jam një grua e fortë, e dedikuar, e hapur, me karakter të fortë, të qeshur të lartë dhe flokë kaçurrela. Nuk jam një jargavan.

Dhe pastaj, gjithçka fillon të marrë formë me shpejtësi, urtë e butë. Nuk ka më jargavan dhe qetësi, ide disi të mërzitshme. Dolëm nga binarët!

Më pëlqejnë shumë narcisët e verdhë ndërsa atij trëndafilët; këto lule do t’i kemi patjetër. E dini, një vit më parë, ai hyri në kopshtin e dikujt tjetër për të mbledhur ca narcisë për mua. Më pëlqen shumë; do ta mbaj gjithnjë mend çfarë më tha kur m’i solli: “Urdhëro! Shokët e mi menduan se u çmenda!”

Idetë lulëzuan; si mendoni për këtë e për atë? Pa shikojeni këtë! E keni parë këtë? Do të marrim këto, etj. Ca kohë më pas, vetëm katër muaj përpara dasmës, e kisha idenë të qartë se çfarë doja.

Isha gati për zbatim dhe doja dikë që ta bënte për mua, pasi nuk jam vërtetë një shtëpiake dhe punoj shumë, pa pasur kohën për të ndjekur furnitorët, për të pritur dhe për të shpjeguar vazhdimisht dhe për të kërkuar gjëra. Hyra në internet dhe gjeta disa reklama për planifikues dasmash.

“Përshëndetje, kam dasmën në katër muaj dhe po kërkoj dikë që ta organizojë. Mund të takohemi dhe të flasim rreth shërbimeve tuaja, ofertës dhe dëshirave të mia?”

Mendova se njerëzit që reklamojnë një shërbim bëjnë atë që thonë. [A duhet të bëjnë atë që thonë? – doja të thosha se ata reklamojnë planifikim dasmash, por nuk e bëjnë këtë]. Epo, jo tamam kështu; jam kaq naive (apo mbase e teproj me profesionalizmin?)

“Ne nuk jemi vërtet planifikues apo organizues dasmash, por kemi shumë dekorues për të shitur,” ishte përgjigjja që më kthyen disa.

“Faleminderit që na kontaktuat, do t’ju tregojmë shumë fustane të mrekullueshme dasmash në dyqanin tonë”, ishte përgjigjja që kthyer shumica prej tyre.

Dhe atëherë, më erdhi edhe kjo tjetra: “Sigurisht, ne mund të organizojmë gjithçka që doni ju. Mund të pimë një kafe në një bar dhe të diskutojmë çfarë ju duhet. Do t’ju telefonoj brenda një ose dy ditësh, në rregull atëherë”.

Mendova me vete. “Epo, të paktën një nga shumë! Mrekulli, dikush do të më ndihmojë dhe do të më çlirojë nga stresi.”

Një javë më vonë, kushërirat e mia dhe unë vendosëm ta vazhdonim planifikimin vetë. Nuk mu kthye telefonata e premtuar deri një javë më parë, që ishte rreth dy muaj e gjysmë përpara dasme dhe më se një muaj e gjysmë nga koha kur i kisha kontaktuar. Në fakt nuk ishte as një telefonatë, por një mesazh.

Faleminderit, por jo faleminderit – e bëra vetë! Kalova net të tëra, fundjave dhe thuajse çdo kohë të lirë për të gjetur atë që doja, duke diskutuar me luleshtarë dhe furnizues të ndryshëm, në kërkim të ideve dhe punova shumë në këtë drejtim. Kjo më lodhi.

Nuk mund të them se nuk u kënaqa, por ishte shumë punë që më ra mbi shpatulla mbi gjithçka tjetër. Diçka që duhej ta bëja përditë dhe që më konsumoi shumë kohë. Pas gjithë kësaj, më duket se mund të organizoj të paktën dhjetë dasma të tjera me sy mbyllur për çerekun e kohës.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4),

Etiketa: mrekullipaktreklamaSH
Tjetri
Sulmi prej qeni të egër i tablloidit serb i shërben personave të fuqishëm

Sulmi prej qeni të egër i tablloidit serb i shërben personave të fuqishëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.