Përqendrimi te sëmundjet e famshme të çastit po merr shumicën e burimeve në shëndetësi në sferën globale, por janë sëmundjet që kanë ekzistuar prej kohësh si malaria, tuberkulozi, HIV/AIDS ato që po vrasin më së shumti njerëzit, argumenton Bjorn Lomborg.
Nëse media globale të ishte i vetmi burim i juaji i informacionit, ju falet nëse mendoni se shqetësimi më i madh shëndetësor i botës aktualisht është virusi Zika apo vitin e shkuar Ebola – SARS dhe gripi i shpendëve përpara kësaj.
Paniku rreth këtyre sëmundjeve ngjitëse është përhapur më shpejt sesa sëmundjet. Në realitet, totali global i vdekjeve nga të gjitha ato të marra së bashku, është i ulët krahasuar me sëmundje më të mëdha infektuese për të cilat dëgjojmë më pak: diarrenë, tuberkulozin, AIDS, malarja, tetanosi apo fruthi. Bilanci i vdekjes nga sëmundjet jongjitëse si infarktet dhe atakët në zemër është ende i lartë.
Vendmmarrësit globalë si qeveritë dhe dhuruesit janë përballur me prioritetet në konkurrim, por shpesh nuk i zgjedhin haptazi ose në mënyrë transparente. Për shkak se vëmendja e medias është te Zika, Ebola apo SARS, më shumë shpenzime shkojnë për to.
Organizata ime e analistëve, Qendra e Kopenhagenit për Konsensus, publikon kërkime dhe zbulime mbi kostot dhe përfitimet e zgjedhjeve të tilla, në mënyrë që t’i japë politikëbërësve – dhe publikut – provat që i duhen për të maksimizuar efektivitetin e vendimeve të tyre. Kjo qasje nxitet nga besimi se çdo dollar duhet të sjellje më të mirën të mundshme.
Kur vjen fjala për shëndetin, vendet ku jetojnë një miliard më të varfrit e botës shpenzojnë mesatarisht 15 dollarë në vit për person. Çdo vit, vdekjet e parakohshme – fatkeqësitë përpara moshës 70-vjeçare marrin nëntë milionë jetë në vendet me të ardhura të ulëta si Kamboxhia, Etiopia dhe Haiti. 19 milionë njerëz të tjerë vdesin në mënyrë të parakohshme në vendet me të ardhura të mesme të ulëta si India, Nigeria dhe Guatemala. Në total, këto vende më të varfrat përllogariten se përmbajnë rreth gjysmën e popullatës së botës.
Deri në vitin 2030, begatia në rritje do të pakësojë numrin total të vdekjeve të parakohshme nga 28 milionë në 24 milionë, pavarësisht shtimit të rreth një miliard njerëzve. Por ne mund të performojmë më mirë nëse përmirësojmë ofrimin e kujdesit shëndetësor.
Në një studim për Qendrën e Kopenhagenit për Konsensus, kërkuesit kanadezë zbuluan se ishte e mundur të pakësohej vdekshmëria e fëmijëve me dy të tretat nga niveli i vitit 2010 dhe të ulej numri i vdekjeve të moshës 5-69 e një të tretën. Së bashku, rreth 7 milionë jetë do të shpëtoheshin çdo vit në gjysmën e varfër të botës deri në vitin 2030. Për ta arritur këtë, shpenzimet në shëndetësi duhet të shtohen nga 2 për qind në 5 për qind të PBB.
Sigurisht, vdekshmëria në rënie do të kërkojë më shumë se ofrim të parave. Burimet duhet të kanalizohen në trajnim të stafit, në më shumë klinika dhe ilaçe dhe të kryen punësime sa më efektive të mundshme në çdo zonë.
Por duhet të ketë burime që të mund të kanalizohen. Në prill 2001, liderët afrikanë – që përfaqësojnë shumë prej vendeve më të varfra në botë – nënshkruan Deklaratën Abuje që zotoheshin të ofronin të paktën 15 për qind të buxheteve të tyre vjetore në përmirësimin e shëndetit. Deri në vitin 2011, vetëm Tanzania e arriti këtë synim, ndërsa 11 vende në fakt pakësuan kontributet e tyre dhe nëntë firmëtaret e tjera vazhduan t’i mbanin në vend shpenzimet.
Sipas trendeve aktuale, pritet që shpenzimi në shëndetin publik të vendeve me të ardhura të ulëta të rritet në 23 dollarë për person deri në vitin 2030, sepse vendet do të jenë më të pasura. Rritja e kësaj me 34 dollarë të tjerë do të shmangte dy milionë vdekje çdo vit. Për vendet me të ardhura të mesme të ulëta, shpenzimi do të ishte 85 dollarë; duke e shtuar këtë me 128 dollarë të tjera do të mund të shpëtoheshin pesë milionë jetë ekstra deri në vitin 2030.
Por si grumbullohet ky investim? Kostot totale ekstra do të shkonin në 500 miliardë dollarë në vit deri në 2030. Por, për çdo dollar të shpenzuar, ne do të fitonim 4 dollarë në përfitime njerëzore. Për një miliard më të varfrit, çdo dollar i shpenzuar për përmirësimin e kujdesit shëndetësor do të sillte 13 dollarë përfitime, sepse janë shumë gjëra që përmirësohen relativisht.
Por politikëbërësit kanë zgjedhje të tjera. Për shembull, nëse zgjedhin të adresojnë sëmundje të profilit të lartë si tuberkulozi apo malaria, çdo dollar që shpenzojnë do të arrinte 43 ose 36 dollarë përfitime, respektivisht. Kjo do të ishte më efektive, sepse përfitimet arrihen. Përkundrazi, kur ne përpiqemi të përmirësojmë një sistem të tërë shëndetësor, ne kursejmë më pak vite jetë, sepse burimet tona i ofrohen sëmundjeve të vështira për t’u kuruar me kosto më të larta.
Kërkimi i Konsensusit të Kopenhagenit tregon se përpjekja për të përmirësuar sistemet tona shëndetësore në uniformë, në të gjithë bordin, nuk duhet të jetë prioriteti ynë absolut. Por forcimi i kapacitetit të vendeve në zhvillim për të identifikuar dhe menaxhuar rreziqet e njohura kombëtare dhe globale të shëndetit – vrasësit e vërtetë, si tuberkulozi dhe HIV/AIDS – është një investim i shkëlqyer.
Përmirësimi i përgjigjes shëndetësore ndaj këtyre vrasësve të mëdhenj do të çojë me gjasa në përparime që mund të ndihmojnë në zona të tjera. Kur Ebola shpërtheu në Afrikën Perëndimore vitin e shkuar, vendet që vuajtën më shumë ishin ato me kushte shumë të këqija shëndetësore në përgjithësi. Me një shërbim më të mirë shëndetësor lokal, sëmundja mund të ishte ndaluar më shpejt – dhe me gjasa nuk do të kishte ndodhur fare.
Mbi të gjitha, ne duhet të sigurohemi se vendimet e politikave shëndetësore bazohen në prova të forta, në mënyrë që të shpenzojmë vërtetë më së miri çdo dollar. Në praktikë, kjo nuk do të nënkuptonte shpërfillje të virusit më të fundit në lajme, por do të nënkuptonte pranimin e faktit se shumica e burimeve tona duhet të shkojnë në vende të tjera.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Right Targets for Global Health Investment