AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Gënjeshtra, gënjeshtra të shëmtuara dhe statistikat europiane të rritjes ekonomike

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deflacioni Foto ilustruese. Kortezi: lindsay/Flickr

Udhëheqësit e Europës kanë investuar shumë tepër kapital politik në politikat e tyre të dështuara ndaj anëtarëve të periferisë së BE-së sa refuzojnë të besojnë se mund të ndryshojnë drejtim. Kështu ata tani janë përqendruar në të dhënat mbi rritjen reale të të ardhurave kombëtare, të cilat, gjatë një periudhe deflacioni, janë thjeshtë një përpjekje për të ripaketuar depresionin ekonomik dhe për ta paraqitur atë si një histori të madhe suksesi.

Deflacioni Foto ilustruese. Kortezi: lindsay/Flickr
Deflacioni Foto ilustruese. Kortezi: lindsay/Flickr

“Greqia më në fund është rikthyer te rritja ekonomike.” Kjo qe ajo që zyrtarët Europianë e shpallën si lajmin kryesor të fundit të vitit 2014. Për fat të keq, votuesit grekë, të cilët nuk u bindën nga kjo batutë, e rrëzuan qeverinë e atëhershme dhe në janar 2015 votuan pr një administratë të re në të cilën unë shërbeva si ministër financash.

Javën e kaluar, një raport i ngjashëm lavdërues i publikuar nga Brukseli mbante titullin “kthimi i rritjes ekonomike” në Qipro dhe e kontrastonte këtë ‘lajm të mirë’ me atë të keqin, ‘rikthimin e recesionit’ në Greqi. Mesazhi nga trojka e kreditorëve të Greqisë – Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar – është i zhurmshëm dhe i qartë: “Bëni si ju themi, siç bëri Qipro, dhe ju do të rimëkëmbeni. Nëse rezistoni ndaj politikave tona, duke zgjedhur njerëz si Varoufakis, atëherë do të vuani pasojat e një recesioni të mëtejshëm.”
Kjo është një narrativë e fuqishme. Me përjashtim të faktit që është një gënjeshtër. Greqia nuk po rimëkëmbej më 2014 dhe të ardhurat kombëtare të Qipros nuk janë rimëkëmbur ende. Pretendimet e BE-së për të kundërtën bazohen në përzgjedhjen e papërshtatshme te treguesi i të ardhurave kombëtare ‘reale”, një njësi matëse që i ka të gjitha meritat të të gënjejë në një periudhë kur çmimet janë në rënie.

Nëse pyeten nëse ju jeni më mirë sot në krahasim me një vit më parë, do të përgjigjesh po nëse të ardhurat e tua monetare (pra dollarë, paundë euro apo jen) janë rritur gjatë 12 muajve të fundit. Në kohët me inflacion më herët, përgjigjja juaj mund të shoqërohej edhe me një ankesë (të arsyeshme) mbi rritjen e kostos së jetesës që ka gërryer një pjesë të rritjes së të ardhurave të tua në para.

Për të llogaritur këtë diferencë mes rritjes së të ardhurave dhe aftësisë tënde për të blerë gjëra me këto para, ekonomistët përdorin matjen e fuqisë blerëse duke korrigjuar të ardhurat në para me çmimet mesatare.

Të ardhurat totale të një vendi maten në mënyrë të ngjashme. Ekonomistët fillojnë të llogarisin totalin e të ardhurave të gjithkujt për të nxjerrë Prodhimin Kombëtar Bruto – ose që ta themi më thjeshtë, të ardhurat totale në para të vendit (N). Ata pastaj e korrigjojnë N me ndryshimet në çmimet mesatare (P) duke pjesëtuar N me P. Rezultati janë të ardhurat “reale” të vendit (R=N/P).

Gjatë periudhane me inflacion, qëllimi i llogaritjes së shifrës së të ardhurave kombëtare reale, R, qe që na ndalonte të bëheshim më entuziastë nga sa duhej pas raporteve se të ardhurat në para qenë rritur në mënyrë domethënëse. Për shembull, në një kohë kur çmimet mesatare po rriteshin, fjala vjen, me 8 për qind, një rritje në masën 9 për qind të të ardhura në para përkthehej në një rritje prej vetëm 1 për qind në terma realë, pasi kjo qe rritja e fuqisë sonë blerëse.

Kështu, qartazi, në kohët me inflacion, numri i të ardhurave kombëtare reale, R, qe ajo shifra më e rëndësishme për t’u parë para se të dilnim në konkluzionin nëse kishte rritje ekonomike. Vetëm kur R rritej në mënyrë të fortë, ne kishim arsye të mira për të besuar se aktiviteti ekonomik qe në rritje.

Por në periudhë deflacioni (kur çmimet janë në rënie), siç është periudha me të cilën përballet Greqia dhe Qipro aktualisht, R është thellësisht i gabuar si tregues. Imagjinoni përshkrimin hipotetik të një ekonomie deflacionare në tabelën më poshtë.

Viti 1 Viti 2 Viti 3
Të ardhurat kombëtare në para (N) 100 98 96
Indeksi mesatar i çmimeve (P) 100 99 93
Të ardhurat kombëtare Reale (R = N/P) 1 98/99 96/93
Rritja e N – -2% -2.04
Norma e Inflacionit – -1% -6.06%
Rritja e R – -0.01% +4.28%

Nga viti 1 në vitin 2, të ardhurat e vendit në para (N) kanë rënë me 2 për qind (nga 100 në 98), ndërsa indeksi i çmimeve ra me 1 për qind (nga 100 në 99). Në vitin që pasoi, (viti 3), recesioni u thellua, me rënie të mëtejshme prej 2.04 për qind në të ardhura në para (nga 98 në 96) dhe me një rënie edhe më të madhe të çmimeve për shkak të goditjes nga deflacioni prej 6.06 për qind.
Kjo është panorama e një ekonomie që bie nga recesioni drejt asaj që i ngjan depresionit: rënies së të ardhurave të shoqëruar me një rënie edhe më të madhe në çmime. Por shikoni tani në rreshtin e fundit. Të ardhurat “reale” kombëtare duket se janë rritur në mënyrë dramatike në Vitin 3, duke janë rritur papritur me plot 4.28 për qind!

Por ky është vetëm një vegim – një iluzion i shkaktuar nga rënia e çmimeve. E thënë thjeshtë, në ekonomitë në deflacion, ku njerëzit dhe shteti kanë borxhe të larta, vetëm rritja në para (dhe jo thjeshtë rritja reale) e të ardhurave janë arsye për festë.

Dikush mund të përgjigjet duke thënë se rritja reale e të ardhurave, R, është gjithmonë një lajm i mirë, edhe nëse të ardhurat nominale në para janë duke rënë. Për shkak se nëse çmimet (P) bien më shpejt se të ardhurat në para (N), natyrisht që kjo do të thotë se ne mund të blejmë më shumë të mira me më pak para. A nuk është kjo një gjë e mirë?

Natyrisht që po – por vetëm në mungesë së faktorit tjetër në punë: borxhit. Kur njerëzit dhe qeveritë janë thellësisht të zhytur në borxhe, dhe për sa kohë ata paguajnë interesa reale mbi atë borxh, rënia e të ardhurave në para është një recetë për faliment kolektiv.

Kjo është ajo që po ndodhte në Greqi më 2014, kur R qe rritur me 0.8 për qind por P pati rënë me 2.6 për qind. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Qipro gjatë tremujorit të fundit të vitit 2015, ku R është rritur me 0.4 për qind por P është minus 0.75 për qind. Në të vërtetë, për pjesën më të madhe të periferisë së Europës, deflacioni është faktori kyç në lojë, ku të ardhurat në para janë duke rënë, borxhet po rriten (si përqindje e të ardhurave) dhe bankat po mbyten në kredi të këqija që i parandalojnë ata nga kreditimi i mëtejshëm edhe i sipërmarrjeve fitimprurëse.

Për shumë vite tashmë, udhëheqësit e politikave të Europës kanë qenë të paralizuar. Ata kanë investuar shumë tepër kapital politik në politikat e tyre të dështuara dhe nuk besojnë se mund të ndryshojnë drejtim. Por askush nuk duhet të bëhet budalla nga manipulimet statistikore: fokusimi në të ardhurat reale kombëtare gjatë një periudhe deflacioni është thjeshtë një përpjekje për të ripaketuar një depresion ekonomik si një sukses ekonomik.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Lies, Damn Lies, and European Growth Statistics

Etiketa: BankatBEBorxheBrukseliEuroGreqiGreqiaIndeksikrediMASMatPanoramaParaPRProject SyndicateQiproraportRritja ekonomikeSHStatistikatvotuesit
Tjetri
Përse po blen influencë në Uashington partia e Gruevskit?

Përse po blen influencë në Uashington partia e Gruevskit?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.