Njëzetë e një vjet pas masakrave të Srebrenicës, Radovan Karaxhiç është dënuar për gjenocid – duke përcjell kështu një mesazh se krimet monstruoze nga liderët politikë mund të ndëshkohen.
Ishte thjesht një copë pëlhure rozë pambuku në dyshemenë e palestrës së një shkolle, por edhe 20 vjet më vonë, ende më përndjek. Ushtarët e grisën atë copë pëlhure, u lidhën sytë me dhjetëra burrave, i çuan në një fushë aty pranë, i vranë dhe i varrosën të gjithë, përveç një grupi të vogël të mbijetuarish, në varre masive.
Sot, njeriu që udhëhoqi republikën serbe të Bosnjës ndërsa trupat e tij kryen vrasje masive në Srebrenicë, u shpall fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe u dënua me 40 vjet burg.
Radovan Karaxhiç jetoi në Sarajevë për vite me radhë, por urdhëroi trupat e tij ta rrethonin qytetin për 44 muaj; më shumë se 10,000 njerëz u vranë nga sulmet me snajper dhe bomba.
Njëri prej tyre ishte Ibrahim Osmiç, një 56-vjeçar që u vra ndërsa pastronte dëborën me lopatë pranë një ure në vijën e frontit gjatë një armëpushimi pas masakrës së tregut “Markale” në shkurt 1994 gjë e cila e nxitin NATO-n të kërkonte fund të bombardimit.
E pashë trupin e tij në morgun e Spitalit Kosevo, kur Karaxhiçi kishte punuar si psikiatër.
Nëntë muaj pas masakrës së Srebrenicës, kur forcat e Karaxhiçit vranë më shumë se 7,000 njerëz, udhëtova në fushat ku u kryen vrasje, pashë dhe u tmerrova kur pashë të gjitha provat rrotull.
Copa pëlhure rozë ndodheshin në baltën e një varri masiv, eshtrat njerëzish që dilnin mes fijeve të barit. Vrima plumbash, gjak, tru të përhapur në mirët e një magazine bujqësore, ku dy djem ishin duke punuar, duke shkelur mbi etiketat e vendosura përreth vendit të krimit nga hetuesit e krimeve të luftës.
Mbaj mend që mendova se s’kishte kuptim të pyesja asnjë, “Çfarë ka ndodhur këtu?”, sepse ata thjesht s’do të thoshin asgjë.
Por nëse pyesnim, “Ku ishit kur u vranë gjithë këta njerëz?” ishte ndryshe. Atëherë njerëzit do të përgjigjeshin, “Oh, nuk isha këtu atë ditë. Isha larg kur ndodhi kjo.”
Karaxhiçi, e cili e mbrojti veten, tha në Gjykatën e Hagës, “ Ata po përpiqen të na dënojnë për diçka që s’e bëmë kurrë”, dhe e përshkroi rrethimin e Sarajevës si “një mit”.
Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë iu deshën vite për të mbledhur dhe ruajtur prova për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit.
Karaxhiçi, pasi u fsheh për më shumë se një dekadë deri në arrestimin e tij në vitin 2008, ka dalë në gjyq që prej vitit 2009.
Dënimi i tij sjell sadopak ngushëllim për ata që i mbijetuan krimeve të tij të shumta në Sarajevë, Srebrenicë dhe më gjerë.
Mbi të gjitha, shpresoj që zotat e ardhshëm të luftës të kenë parasysh diçka. Një ditë do të vihet drejtësi.