AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (6)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në serinë e gjashtë të blogut Dasma Ballkanase, nusja e ardhshme kërkon zakonet e vjetra tipike të Ballkanit dhe mediton mbi dashurinë, bukurinë e tolerancës dhe ëmbëlsinë që ofron pasja e një personi të mirëkuptueshëm në krah.

Dusica, blogSapo mendon se gjithçka është thuajse gati, fillon të qetësohesh – dhe në atë çast – kujton gjithçka që harrove ta përfundosh apo që nuk e ke filluar.

Ne dolëm për një darkë me dëshmitarët e ardhshëm. Mendova se do të ishte bukur të kalonim një mbrëmje së bashku, të ndanim me ta çfarë kishim bërë, sa larg kishim shkuar dhe gjithë të tjerat. Ne shkuam në një vend ku unë dhe i fejuari im shkojmë shpesh sepse e pëlqejmë shumë. Ne u ulëm në tavolinë, porositëm ushqimin dhe unë nxora Ditarin tim të Dasmës.

O Zot, përse duhej ta bëja këtë? Shikimi i tyre thoshte një gjë: “ÇFARË?!” Fillova t’i shpjegoja: “Këto janë idetë e mira, kjo është gjithçka më duhet të gjithë numrat, të gjithë detajet, vizatimet…” Ata m’i ngulën sytë pa kuptuar gjë.

Mendoj se jam shumë e rritur për këtë gjë vajzërore, por është dasma ime dhe do ta shijoj në çdo detaj!

Ndaj, teksa i tregoja idetë e mia dhe i ngacmoja mendimet për disa gjëra, dikush pyeti: “Pra, cili është plani real, cili është programi, çfarë duhet të bëjmë?”

Treqind pikëpyetje mbi kokën time ulëritën “Programi?” Kisha vendin, ngjyrat, lulet, dekorimet, pa përmendur datën dhe të ftuarit. Kisha harruar programin!

Çfarë më thoshte mendja? Kur ke një konferencë, bën një axhendë. Kur ke një takim, bën axhendën. Kur ke një trajnim, bën axhendën. Kjo është gjëja e parë që mëson kur organizon diçka, sepse gjërat varen nga axhenda.

Ky është programi.

Në rregull, a i thashë se nuk e kisha menduar apo se po luaja me mendimet e tyre? Shkoj me mundësinë e dytë dhe i them: “Epo, kam disa ide, por dua të dëgjoj se çfarë mendimi keni ju”. Kjo më dha pak kohë për të menduar dhe për t’u kujtuar çfarë idesh kisha në mendje kur isha më e re dhe ëndërroja me sy hapur për dasmën një ditë, me dikë special.

Pra, pas një sesioni shkëmbimi idesh, patëm një ide dhe pastaj unë deklarova: “dua shumë zakone dhe traditë”. Mund ta shihja të dashurin tim që më pa i terrorizuar dhe e dija se çfarë po mendonte: “të lutem, thjesht më thuaj që nuk do të më detyrosh të hedh një mollë mbi çatinë tënde” – një zakon ky i zonave rurale, ku dhëndri hedh një mollë në çatinë e shtëpisë së nuses, për të provuar se ai meriton të martohet me të. Buzëqeshja (sepse jetoj në katin e 12) dhe fillova të listoj dëshirat e mia; doja të bëja disa gjëra të ndryshme nga kultura të ndryshme të Ballkanit dhe disa gjëra nga jashtë shtetit.

Ne jemi njerëz, jo kombe, etni, raca. Ne jemi njerëz të mirë, që vijmë nga Ballkani, që duam njëri-tjetrin dhe kemi familje nga e gjithë bota. Doja që dasma jonë të ishte një dasmë që njerëzit ta shijonin. Doja edhe që të kënaqesha vetë gjithashtu!

Ai nuk mund të vijë në derën time dhe të më çojë në gjendjen civile. Ne nuk mund të martohemi dhe të shkojmë në restorant. Të ftuarit tanë  nuk munden që thjesht të futen në restorant, të na shohin në kërcnimin e parë dhe të kalojnë një natë duke ngrënë dhe pirë.  Jo! Jo në këtë jetë!

Pasi u kthyem në shtëpi dhe gjatë disa ditëve në vijim, fola rreth zakoneve me familjet dhe miqtë tanë, studiova shënimet e hershme dhe bëra disa kërkime dhe në një pikë, isha gati t’i nxirrja përpara një plan.

Kishte disa gjëra të cilave ai u tha “në asnjë mënyrë”, disa që nuk i kundërshtoi dhe që i pëlqeu, por kishte edhe nga ato që ai thjesht i miratoi sa për të më bërë mua qejfin. E di që ai shpesh mendon se unë po e teproj me disa gjëra rreth damsës, por ai më lë ta bëj. Mendoj se kjo është dashuria: të pranosh dhe të kërkosh pranim, të tolerosh ose të kërkosh me ngulm diçka, të tregosh dashurinë me gjeste të vogla dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.

Dhe e di që do të ketë një kohë kur do të mendoj se ai po e tepron me diçka dhe do ta lë të vazhdojë. E di gjithashtu se mund të vijë dita kur unë mund të mendoj se e gjitha kjo ishte një ide e keqe. Por deri atëherë, nëse dhe kur të vijë ai çast, dua të mësoj si ta mbështes atë kështu si ai më mbështet mua tani. Ai e di se kjo është diçka që unë e dua shumë dhe do të më bëjë mua të lumtur.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5),

Etiketa: BallkanidëshmitarëFamiljeKEKulturaPiSSH
Tjetri
Nga Gora, “qytetar” i BE: Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukësit

Nga Gora, “qytetar” i BE: Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukësit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.