AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Azem Vllasi: “Vuçiç kupton Epokën e Re”

Slobodan GeorgievngaSlobodan Georgiev
10 years më parë
në Intervista, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Azem Vllasi, politikan i Kosovës. Foto: BIRN.

Politikani veteran, aktivisti i të drejtave dhe avokati Azem Vllasi thotë se Kosova është në rrugën e duhur, se bashkimi me Shqipërinë është i pamundur dhe se Aleksandër Vuçiç është një lider më i ndershëm i Serbisë sesa qe Bordis Tadiç.

Azem Vllasi, politikan i Kosovës. Foto: BIRN.
Azem Vllasi, politikan i Kosovës. Foto: BIRN.

Mes ndarjeve politike dhe etnike që ende mundojnë Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, Azem Vllasi është një prej pak liderëve të cilët gëzon respekt përtej vijave kombëtare, etnike dhe politike.

Kjo ishte e qartë teksa politikan gati 70-vjeçar, aktivist i të drejtave të njeriut, publicistit dhe avokat, ulej në një karrige në Shtëpinë Mali i Zi, një kafene e ndodhur mes dy godinave të larta të sapo-ndërtuara në afërsi të zyrës së tij.

“Një mundësi e përkryer për të freskuar pak serbishten time “,  thotë Vllasi me një buzëqeshje, duke u përgatitur për intervistën.

Demokratizimi është një proces i ngadaltë, por pozitiv:

Një prej politikanëve më të rëndësishëm në Kosovë në 40 vitet e fundit, Vllasi ka bërë udhëtimin nga funksionari i lartë në ish-Jugosllavi te i burgosuri politik nën sundimin e të fortit serb Sllobodan Millosheviç, te mbrojtësi i të drejtave civile në Kosovë dhe ndërmjetësues i rregullt për shumë të sapoardhur në Prishtinë.

Duke folur për problemet e Kosovës së sotme, një shtet i pavarur nën patronazhin e BE-së dhe SHBA-ve, Vllasi thotë se nuk mund të jetë i pakënaqur për shkak se nuk ka kaluar koha e mjaftueshme për të konsoliduar plotësisht sistemin dhe për institucionet, në mënyrë që të funksionojnë siç duhet.

Ai beson se me kalimin e kohës Kosova do të dalë nga një periudhë e tranzicionit politik dhe ekonomik, që ka zgjatur në krahasim me shumicën e vendeve të tjera në rajon.

Ai shpreson se me ndihmën e vazhdueshme nga BE dhe SHBA, Kosova do të shkojë përpara në procesin e pranimit në BE.

“Ne kemi qenë të traumatizuar si shoqëri në shumë aspekte, psikologjikisht për shkak të asaj që kemi kaluar në vitin 1999, në kohën e administratës së UNMIK-ut, kur njerëzit dhe formacionet politike pa përvojën as edhe të një dite në bërjen dhe udhëheqjen e një vendi, u infiltruan në skenën politike”  tha ai.

“Unë shpesh u them atyre: përvoja juaj politike konsiston në shkatërrimin e një shteti. Ata nuk kanë përvojë të shtet-ndërtimit mbi të gjitha”, tha Vllasi për BIRN, duke theksuar se ndërtimi i shtetit është një proces që zgjat shumë vite.

Sipas tij, është e rëndësishme që kushtetuta e Kosovës përjashton mundësinë e bashkimit me ndonjë vend tjetër, sepse bashkimi i mundshëm me Shqipërinë- që disa parti politike të Kosovës e kanë mbrojtur – nuk është as i mundur dhe as një ide e mirë.

“Nuk është e mundur të bashkohet Kosova me kufijtë e saj aktualë, me Shqipërinë, sepse Serbia atëherë do të thotë se Leposaviçi dhe komunat veriore me shumicë serbe nuk duhet të jetë pjesë e Shqipërisë,” thotë ai.

Roli Ndërkombëtar në Ballkan mbetet vendimtar:

Slobodan Georgiev dhe Azem Vllasi. Foto: BIRN.
Slobodan Georgiev dhe Azem Vllasi. Foto: BIRN.

“Bashkimi kombëtar i shqiptarëve ka ndodhur dhe po ndodh. Koncepti i bashkimit kombëtar të shqiptarëve qëndron në një Europë pa kufij, “shton ai, duke theksuar se ata që ende flasin për Shqipërinë e Madhe jetojnë në të kaluarën.

Edhe pse BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka dështuar të parandalojë shpërbërjen e dhunshme të ish-Jugosllavisë, Vllasi beson se roli i tyre mbetet thelbësor për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Për shkak të pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në rajon nuk po hapet një i ri konflikti, me gjasa më i madh, shton Vllasi.

“Në fillim të viteve ’90 ata [BE-ja] arsyetoi tepër vonë… Mos harroni se në 1989-90 preokupimi kryesor i Perëndimit ishte rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ajo e komunizmit,” thotë ai.

“Kjo ishte një ngjarje epike dhe e gjithë vëmendja e Amerikës dhe Europës Perëndimore u drejtua aty, ndaj ngjarjet brenda Jugosllavisë ranë pak në sy,” shton ai.

“Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker erdhi dhe tha se ne duhet të zgjidhnim problemet tona brenda Jugosllavisë dhe se do të ishte mirë që Jugosllavia të ruhej. Ata ishin shumë vonë, sepse në vitin 1991 nuk e kuptuan se ajo që ndodhi mund të ndodhte,” vazhdon Vllasi.

Duke kujtuar ditët e sundimit të Millosheviçit, kur ai u arrestua, Vllasi thotë se Millosheviçi shpesh ndryshonte mendjen dhe hidhte poshtë politikat që ai thoshte se i mbronte.

Ai thotë se marrëveshjet e bëra me Millosheviçin zgjasnin vetëm deri sa ai largohej nga dhoma, pas së cilës Millosheviçi bënte gjëra për të cilat nuk ishte rënë dakord.

“Ai sillej si një komunist agresiv, gjë që ishte diferenca midis tij dhe shumë të tjerëve pas tij, përfshirë edhe mua,” thotë ai.

“Unë kam qenë shumë më liberal në idetë e mia. Gjithmonë kam menduar – ne mund të arrijnë një marrëveshje politike, kurrë me forcë. Megjithatë, ai donte që të ishte lider me çdo kusht dhe nuk kujdesej për ata që ishin rreshtuar pas tij,” shton Vllasi.

Sipas Vllasit, ish- Jugosllavia filloi të copëtohej kur Millosheviçi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë.

Shqiptarët nga Kosova refuzuan të pranojnë pakësimin e autonomisë së dhënë Kosovës në Kushtetutën e Jugosllavisë në vitin 1974, kur Kosova ishte pak a shumë baraz në aspektin e statusit me republikat jugosllave.

“Millosheviçi u mbështet te mundësia e dhunës për ta arritur këtë. Këto metoda janë të njohura – rrih dikë për ta bërë të heshtë përkohësisht”, thotë ai.

“Ai u mbështet në arrestimin tim, ishte i vetëdijshëm për ndikimin tim politik mes shqiptarëve… Ai mendoi se – gjendja e emergjencës, presion, Vllasi në burg, do të funksiononin për gati 15 vjet. Megjithatë, gjërat ndodhën më shpejt, kjo skemë e tij duket se nuk funksionoi dhe pastaj që në mënyrë të pashmangshme çoi drejt gjërave që ndodhën më vonë”, kujton Vllasi.

Vuçiç më i ndershëm se Tadiç:

Vllasi tha për BIRN se sipas tij njeriu që me të vërtetë dëshiron të zgjidhë problemet që janë akumuluar në Ballkan në dekadat e fundit, tani është i ulur në karrigen e kryeministrit në Beograd. Sipas Vllasit, Aleksandër Vuçiç ka vërtet për qëllim të reformojë Serbinë dhe ta çojë atë drejt integrimit në BE.

“E vërteta është se njerëzit që u edukuan politikisht nga Sllobodan Millosheviçi tani janë në poste qeveritare në Serbi, por Vuçiç është i vetmi njeri që e kupton më mirë se kushdo në Serbi frymën e një epoke të re. Se Serbia duhet të kthehet nga vetja; të shohë punët e veta në kuptimin e rikuperimit nga pasojat e politikave që morën fund në vitin 1999,” tha ai.

Vllasi, që ka njohur personalisht shumicën e udhëheqësve serbë gjatë 40 viteve të fundit, thekson rëndësinë e Vuçiçit. Duke folur për paraardhësin e tij Boris Tadiç, nga ana tjetër, Vllasi tha se politikat e tij ishin të rreme dhe të pandershme, dhe ai vetëm sa i kishte “humbur kohë Serbisë” , kur kishte një shans të madh për të rregulluar punët në Serbi dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

“Ai po ia shiste veten Perëndimit dhe Europës me disa sjelle të reja europiane, por donte për të fshinte nën qilim të kaluarën e shëmtuar të Serbisë; jo për të larguar Serbinë nga trashëgimia e Millosheviçit apo për të bëjë Serbinë vërtet të ndryshme, por për të fshehur të gjitha të metat dhe ta paraqitur veten te Perëndimi si një njeri me orientim demokratik dhe pro-perëndimor”, thotë Vllasi.

Edhe pse Vuçiç është i detyruar të flirtojë me nacionalizmin, Vllasi beson se për të pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

“Vuçiç gjithashtu thotë: “Ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën,” por ai po lë kohën të bëjë të veten. Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet, nuk ka më kthim prapa, kjo është e përcaktuar,” përfundon ai.

Ky artikull u prodhua si pjesë e Fondit Ballkanik për Demokraci për Programin Zgjerimi i Politikave të Dialogut të Profesionistëve në Kosovë dhe Serbi. Mendimet e shprehura në këtë artikull nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, Fondi Marshall Gjerman të SHBA-së, apo Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar.

Etiketa: aktivistBallkanBEBeogradBIRNBurgdemokraciDhunëish-JugosllaviJames BakerJugosllaviKosovaKosovëMaliMali i ZimarrëveshjeMillosheviçPunërajonSekretari Amerikan i ShtetitSerbiSerbiaSHSHBAShpresONshqipSllobodan MillosheviçUNMIKvuçiç
Tjetri
Hungaria përgatitet të ndërtojë një gardh të ri në kufirin me Rumaninë

Hungaria përgatitet të ndërtojë një gardh të ri në kufirin me Rumaninë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.