AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përse duhet të zhvillojmë një ekonomi njerëzore

Winnie ByanyimangaWinnie Byanyima
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Ekonomia aktuale i shërben vetëm 1 për qind të më të pasurve të botës, ndërsa matja e PBB nuk shkon përtej gjërave që ne u japim vlerë, duke përjashtuar aspekte të tjera të rëndësishme. Për këtë arsye liderët botërorë duhet të krijojnë dhe çojnë përpara ekonominë që i shërben 99 për qind të të varfërve.

Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.
Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Nëse duam një ekonomi të 1 përqindëshit, atëherë PBB-ja është shumë e dobishme. Na tregon çfarë duhet të dimë. Por nëse duam një ekonomi që punon për të gjithë ne, duhet t’i kushtojmë rëndësi asaj që nuk na thotë.

Përballë një krize në rritje të pabarazisë, PBB-ja nuk na tregon asgjë për ndarjen e zhvillimit. Kur vetëm 62 persona kanë të njëjtën pasuri si gjysma e popullatës së botës, kur një vend si Zambia mund të zhvillohet shpejt në kuptimin e PBB dhe ende të shohë nivele në rritje të varfërisë dhe ku 1 përqindëshi të zotërojë më shumë se të gjithë ne së bashku, në këtë rast PBB-ja në rritje thjesht e fsheh varfërinë.

PBB-ja nuk na tregon asgjë për çmimin që po paguajmë për një zhvillim të tillë. Prerja e një pylli për lëndë druri i shtohet PBB-së, por çfarë nuk llogarisim është humbja e pasurisë sonë në kuptimin e burimeve natyrore. Ne e trajtojmë një planet në pikë krize si një gjë të jashtme. Ne verpojmë sikur të kishim burimet natyrore të disa planetëve, jo të njërit.

Dhe së treti PPB-ja vlerëson vetëm shërbimet që ne kemi vendosur t’i lidhim me një vlerë monetare. Dhe me fjalën “ne” nënkuptoj burrat që i vendosin zakonisht këto gjëra.

PPB-ja përjashton përkujdesin dhe punë të tjera të papaguara, shumica e të cilave bien njëlloj mbi gratë dhe vajzat në vendet e pasura dhe të varfra. Kur flasim rreth fuqizimit ekonomik të grave duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i japim grave thjesht më shumë për të bërë. Gratë tashmë punojnë, prodhojnë dhe i shtojnë vlerë ekonomisë. Por për shkak se kjo është ekonomia e përkujdesit dhe riprodhimit, është e pavlerë ndaj mendimit makro-ekonomist. Nëse një burrë martohet me shërbëtoren e tij, puna e saj bëhet një detyrim i gruas dhe PBB-ja bie.

Këto janë tiparet e një ekonomie për 1 përqindëshin. Një ekonomi e tillë i gëzohet rritjes pavarësisht se lë pas të varfrit, na nxit të djegim, presim dhe gërrmojmë më shumë sesa kufijtë planetarë, megjithëse më të varfrit do të vuajnë shumicën e pasojave; dhe shpërfill shumicën e punës së grave që na mban gjallë, të shëndetshëm dhe të lumtur.

Nuk do të jem e para që do të ngre këtë çështje të rimendimit të ekonomiksit, por besoj se jam më optimiste se të gjithë. Besoj se jemi në gjendje, si kurrë më parë të ripërcaktojmë natyrën e asaj që konsiderojmë si një ekonomi.

Besoj se mund të kalojmë nga një ekonomik mekanike, e paqëndrueshme, mashkullore për 1 për qind të njerëzve në një ekonomi njerëzore.

Ekonomia Njerëzore për Oxfam është ajo ku qeveria vepron për interes të shumicës dhe jo për interes të një elite të vogël dhe të fuqishme. Është një ekonomi që jeton brenda kufijve të planetit tonë. Është një ekonomi ku njerëzit vlerësohen në mënyrë të barabartë dhe nuk shpërfillen nga gjinia, ngjyra apo kasta.

Është një ekonomi që mund të punojë më mirë për gratë dhe jo ndryshe. Për ta bërë këtë duhet të zgjidhë pabarazinë ekonomike si dhe barrierat e pjesëmarrjes së grave. Të njëjtat forca që po krijojnë pabarazinë ekonomike po krijojnë edhe pabarazinë gjinore. Këto pabarazi janë gërshetuar, dhe po kështu duhet të jenë edhe zgjidhjet.

Nuk po flas për kthim prapa të ekonomisë, por evoluim të saj përpara.

Bizneset duhet të lulëzojnë në një ekonomi njerëzore. Por ne duhet të mendojmë rreth modeleve të reja që shfaqin po aq shumë shqetësim për punonjësit, konsumatorët dhe komunitetet brenda të cilave ekzistojnë, sa shfaqin për aksionerët dhe anëtarët e bordit ekzekutiv.

Teknologjia është një pjesë e rëndësishme e një ekonomie njerëzore. Është një çlirimtar i madh. Por shumë shpesh tani është diçka që i trembemi sepse mund të çojë në humbje të vendeve të punës për punëtorët dhe në rritjen e pasurisë së atyre që i zotërojnë ato makineri.

Së fundmi, një ekonomi njerëzore pranon se ekonomiksi është vetëm një pjesë e panoramës – është vetëm një aspekt i mënyrës se si ne duam të jetojmë së bashku dhe si politikat duhet të hyjë sërish në lojë.

Duke pasur frikë nga rregullimi aktiv dhe drejtimi i ekonomisë për të pakësuar pabarazinë dhe për të sjellë rritje të qëndrueshme, qeveritë nuk po sillen në mënyrë neutrale, por po lënë të fuqishmit të marrin kontrollin. Llogaridhënia, qeverisja demokratike është forca më fuqishme që njeriu ka shpikur. Dhe qeverisja kreative është një forcë bashkëpunimi dhe inovacioni.

Liderët tanë politikë duhet të krijojnë hapësirën për një ekonomi njerëzore dhe duhet të mbrojnë edhe gjërat e tjera që janë po aq të rëndësishme sa rritja në bazë të PBB.

Ky artikull është pjesë e serive Përtej PBB.

Etiketa: BIRNdetyrimekonomiEkonomiaekonomiksiIvana DervishikrizeParaPBBPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHzhvillim
Tjetri
Dioqeza e re rihap plagët e vjetra në Kishën shqiptare

Dioqeza e re rihap plagët e vjetra në Kishën shqiptare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.