AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Presidenti i ardhshëm francez

Dominique MoisingaDominique Moisi
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Spanjë. (AP Photo/Manu Fernandez)

Vitin e ardhshëm Franca do të përfshihet në fushatën zgjedhore presidenciale, por ndërsa është shumë shpejt për të arritur në përfundime, shembujt e presidentëve aktualë të paktën mund t’i ofrojnë francezëve idenë se çfarë nuk duhet të zgjedhin.

Spanjë. (AP Photo/Manu Fernandez)
Foto: (AP Photo/Manu Fernandez)

Në më pak se një vit, francezët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. Është sigurisht shumë shpejt për të bërë ndonjë parashikim. Nëse “vetëm një javë është një kohë e gjatë në politikë”, siç raportohet të ketë thënë ish-kryeministri britanik Harold Wilson, atëherë një vit është një përjetësi. Dhe megjithatë, duke marrë parasysh rreziqet e rezultatit për Francën dhe Europën, një vlerësim fillestar duhet provuar.

Nëse mund t’u besohet sondazheve të opinionit, presidenti i ardhshëm i Francës nuk do të jetë as François Hollande apo Nicolas Sarkozy, dy nga mbajtësit më të fundit të pozicionit. Hollande është ende në detyrë, por performanca e tij ka qenë zhgënjyese në thuajse të gjitha drejtimet, veçanërisht kur vjen puna te zgjidhja e problemit të papunësisë. Shanset e Sarkozy janë të pakëta prej karakterit të tij të papëlqyeshëm.

Presidenti francez sipas Republikës së Pestë është, sipas termave britanikë, edhe monark edhe kryeministër. Ai mban fuqi simbolike por edhe reale. Sarkozy dështoi, mbi të gjitha, ta personifikojë republikën me dinjitet. Hollande ka dështuar në realizimin e personifikimit dhe veprimit. Për ta thënë më troç, njëri që ishte “si shumë” u zëvendësua nga një që “nuk ishte i mjaftueshëm”. Si rezultat i këtij ndryshimi, reformat mjaft të nevojshme nuk janë bërë ose janë zbatuar me vonesë.

Ndikimi në Europë nuk ka qenë më pak zhgënjyes. Që nga fundi i mandatit të François Mitterrand në 1955 nuk ka pasur një president francez që të përshtatet me një kancelar gjerman. Çekuilibri si rezultat i kësaj – Francë e pamjaftueshme dhe një Gjermani të tepërt – ka qenë një nga problemet madhore politike me të cilat përballet Bashkimi Europian.

Nuk është e vështirë t’ia atribuosh divergjencat në fatet e dy vendeve lidershipëve të tyre. Në Gjermani, reformatori Gerhard Schröder u pasua nga kurajozja Angela Merkel. Në Francë, përkundrazi, lidershipi pasiv global i  Jacques Chirac u pasua nga energjiku Sarkozy por që rezultoi zhgënjyes në mandatin e vetëm dhe nga lidershipi i pavendosur dhe pa shkëlqim i Hollande.

Shumica e votuesve francezë besojnë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë shansi i tyre i fundit për të marrë kontrollin e fatit të vendit të tyre, për të rikthyer ndikimin në Europë dhe për të krijuar një ndjesi të re drejtimi. Mosmarrëveshja – si në SHBA – lidhet me formën e ndryshimit. Një ndarje dramatike është shfaqur mes reformistëve dhe radikalëve, mes atyre që duan të ndërmarrin ndryshme të thella nga brenda sistemit dhe atyre – si të ekstremit të djathtë dhe të majtë – që duan të ndryshojnë sistemin nga jashtë.

Atmosfera politike është e dominuar nga dy zhvillime madhore. Nga ana tjetër, Partia Socialiste e Hollande duket se është në prag të asgjësimit politik, ashtu si Partia Republikane në SHBA. Nga ana tjetër, Fonti Kombëtar i krahut të djathtë dhe liderja e tij, Marine Le Pen, po shijojnë një rritje të qëndrueshme; sondazhet i japin partisë mbështetje popullore prej një të trete, numrin më të lartë në vend, duke e bërë shumë të mundshme që Le Pen të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Fatmirësisht, duket se ekziston një limit i nivelit të mbështetjes për Frontin Kombëtar. Çfarëdo fuqish mund të kenë Le Pen në Francë dhe Donald Trump në SHBA, ata me siguri do të dështojnë në përpjekjet e tyre për postet më të larta të shtetit. Populizmi mund të jetë në rritje dhe elitat mund të jenë shumë jopopullore. Por nëse nuk ndodh diçka e tmerrshme – si një seri spektakolare sulmesh terroriste – arsyeja do të mbizotërojë në të dyja anët e Atlantikut.

Por çfarë pamje ka arsyeja në Francë sot? Përveç Le Pen, dy nga figurat më të rëndësishme popullore në të majtë dhe në të djathtë janë respektivisht, kandidatët më të vjetër dhe më të rinj: Alain Juppé, që shërbeu si kryeministër nën Chirac, dhe Emmanuel Macron, ministri i ekonomisë, industrisë dhe çështjeve dixhitale të Hollande.

Vlerësimi i Juppe në sondazhet e opinionit ka qenë shumë i qëndrueshëm dhe të Macron çuditërisht kanë qenë të larta. Është e lehtë të arrihet në përfundimin se një shumicë e votuesve francezë do të mirëpresin një biletë me të dy – si me burrin e mençur dhe me eksperiencë si president ashtu edhe me kolegun e tij më të ri si kryeministër. Çifti do të konsistonte në një skuadër të përkryer ndër-breznore dhe ndër-partiake që më në fund mund të zbatojë reformat e nevojshme.

Sigurisht, një koalicion i madh i stilit gjerman nuk do të shkonte shumë me politikën e zakonshme Franceze, që ka një ndarje rigoroze mes të majtës dhe të djathtës. Për më tepër, të dy burrat kanë refuzuar idenë e bashkimit të forcave. Por në politikë, gjithçka është e mundur.

Rinia e Macron është një dobësi dhe atij i mungon mbështetja e një partie politike. Popullariteti nuk është e njëjta gjë si mbështetja reale politike, veçanërisht nëse ambicia është të ndryshosh situatën aktuale.

Aftësitë e Juppe janë shumë të ndryshme. Ai është më adapt për ta ushtruar pushtetin sesa për ta mbajtur atë. Ndrojtja e tij natyrale e bën atë të duket i largët, ndryshe nga Hillary Clinton në SHBA. Por ai ka gjithashtu një avantazh unik. Prej moshës së ti – do të jetë 72 vjeç vitin tjetër – ai synon vetëm një mandat dhe nuk do të mendojë për t’u rizgjedhur. Franca mund ta ketë gjetur tashmë presidentin e saj të ardhshëm.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. France’s Next President

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianDonald TrumpEmmanuel MacronFrancaFranceGjermanikandidatëtMacronMarine Le PenmbështetjeMerkelMjaftndarjepaktPartiaPartia RepublikanePartia SocialistePopulizmipresidentProject SyndicatePunarepublikaneSHSHBATrumpZgjedhjet
Tjetri
Merr fund protesta 18-mujore e veteranëve kroatë të luftës

Merr fund protesta 18-mujore e veteranëve kroatë të luftës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.