AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Merr fund protesta 18-mujore e veteranëve kroatë të luftës

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një protestues mban fotografinë e veteranes së luftës Nevenka Topalovic gjatë një marshimi në Zagreb në tetor 2014. Foto: BETA

Ish-ushtarët kroatë thanë se do t’i japin fund protestës së tyre 18-mujore para Ministrisë së Veteranëve të Luftës, por do të vazhdojnë fushatën për legjislacionin për të përfshirë të drejtat e tyre në kushtetutë.

Një protestues mban fotografinë e veteranes së luftës Nevenka Topalovic gjatë një marshimi në Zagreb në tetor 2014. Foto: BETA
Një protestues mban fotografinë e veteranes së luftës Nevenka Topalovic gjatë një marshimi në Zagreb në tetor 2014. Foto: BETA

Veteranët e luftës së viteve 1990 njoftuan në një konferencë për shtyp të martën në çadrën e tyre para Ministrisë së Veteranëve të Luftës në Zagreb se ata do t’i japin fund protestës së tyre maratonë që ka shkaktuar polemika në vend dhe është shoqëruar nga incidente të shumta të dhunshme.

E nisur në tetor të vitit 2014 nga Shoqata e Mbrojtësve Kroatë të Vendit 100 për qind me Aftësi të Kufizuara dhe drejtuesi i saj, Djuro Glogoski, protesta kishte për qëllim të largonte nga posti ministrin e veteranëve të luftës, Predrag Matiç, dhe asistenti i tij, Bojan Glavaseviç. Të dy këta janë larguar nga posti që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, kur partia e tyre e qendrës së majtë humbi pushtetin.

Protestuesit bënin gjithashtu thirrje edhe për një ligj kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të luftës dhe privilegje të tjera më të vogla.

“Donim që termi mbrojtës kroat (termi i përdorur për një veteran lufte të viteve 19900 në Kroaci) të ketë një vend në shoqëri dhe Lufta për Atdhe të kishte vendin e saj në histori,” tha Glogoski në konferencën për shtyp.

Ai tha se edhe pse protesta mbaroi, veteranët do të vazhdojnë fushatën për ligjin që kërkojnë.

“Në momentin kur në parlament nuk do të ketë nga ata njerëz që i urrejnë ushtarët kroatë, do të kemi ligjin kushtetues”, tha ai.

Glogoski tha se ministri i ri i veteranëve të luftës në Kroaci, Tomislav Medved, i cili zëvendësoi Matiçin, e kishte mbështetur protestën, por këmbënguli se kjo protestë nuk kishte për qëllim shkatërrimin e ish-administratës së qendrës së majtë, siç është pretenduar.

“Ne nuk erdhëm këtu që dikush tjetër të vijë në pushtet, por që të fillojnë të trajtohen problemet e veteranëve,” tha ai.

Protesta e veteraneve ne sheshin e Shen Markut.

Ish-ministri i veteranëve të luftës, Matiç, tha ndërkohë se ai ishte i kënaqur që “farsa mori fund” dhe parashikoi se asnjë nga kërkesat e protestuesve, siç është edhe ligji kushtetues, nuk do të miratohet ndonjëherë.

Tenda e protestuesve, e cila qëndroi jashtë ministrisë për 18 muaj, tani do të vendoset në Muzeun e Luftës Atdhetare në qytetin lindor të Vukovarit, i cili u bë një simbol i konfliktit të viteve 1991-1995 pasi u rrethua dhe shkatërrua nga Ushtria Jugosllave dhe paraushtarakët serbë.

Glogoski tha se veteranët do të mblidhen gjithashtu përpara ministrisë çdo vit më 20 tetor, data në të cilën filloi protesta, për të përkujtuar vdekjen e protestueses Nevenka Topaloviç, dhe në maj në kishën në sheshin e Shën Markut, pranë ndërtesës së qeverisë, për të shënuar përvjetorin e ditës kur ata u përleshën me policinë.

Gjatë protestës 18 mujore, protestuesit kanë organizuar disa marshime në qendër të Zagrebit.

Policia ka ngritur akuza për kundërvajtje kundër Glogoskit dhe Josip Klem, një tjetër lider jozyrtar i protestës, në mars të vitit 2015 për të mos informim paraprak të autoriteteve për mbajtjen e një marshimi.

Policia konfirmoi gjithashtu në janar 2015 se protesta para ministrisë ishte e jashtëligjshme.

Me kalimin e kohës, mbështetja publike për protestën e veteranëve ra, dhe në mars 2015, një anketë nga televizioni privat kroat RTL TV sugjeroi se pjesa më e madhe e njerëzve ishin kundër saj dhe jo pro saj. Të njëjtin muaj në Zagreb pati gjithashtu një kundërprotestë kundër protestës së veteranëve.

Gjatë protestës 18 mujore ka pasur edhe disa incidente të dhunshme.

Nje proteste e veteraneve dhe koncerti ne maj te ketij viti.

Në tetor 2015, një nga protestuesit i vuri flakën vetes dhe u shtrua në spital, ndërsa në disa raste, protestuesit sulmuan Glavaseviçin dhe e pështynë atë.

Episodi më i dhunshëm ndodhi në maj të vitit të kaluar, kur protestuesit u mblodhën në sheshin e Shën Markut dhe refuzuan të largoheshin që aty pas orës 20:00, siç kërkohet nga ligji.

Ata më pas u përleshën me policinë dhe u tërhoqën në kishë që ndodhet në shesh, ku kaluan natën. Disa bllokuan edhe trafikun në rrugën Savska, ku ndodhet ministria e veteranëve të luftës.

Pasi kryeministri Zoran Milanoviç ndërhyri për të qetësuar situatën të nesërmen, protestuesit dolën nga kisha dhe organizuan një takim e Milanoviçin, ministrin e veteranëve të luftës, Matiç, dhe ministrin e mbrojtjes, Ante Kotromanoviç.

Takimi përfundoi me pak rezultate dhe protesta filloi të zvogëlohej nga vera e kaluar e në vazhdim, edhe pse nuk mori fund zyrtarisht deri më tani.

Gjatë protestës së tyre, veteranët kanë gëzuar mbështetje nga politikanët e krahut të djathtë si zv/ kryeministri Tomislav Karamarko dhe presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, e cili shkoi për të festuar me ta pas fitores në zgjedhjet e janarit 2015.

Etiketa: AkuzaKishëKroaciLigjLuftaLuftembështetjeParaparlamentPartiaPoliciaProtestaprotesteprotestuesSHSpitalUshtriaUshtria jugosllaveZagrebZgjedhjet
Tjetri
Rumunët më të paaftit në sferën dixhitale në Europë

Rumunët më të paaftit në sferën dixhitale në Europë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.