AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Politika të reja për energjinë e pastër

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Ndërsa politikanët e shohin botën në kuadër të mandateve të tyre afatshkurtra, përpjekjet për të shpëtuar planetin nga rreziku i ndryshimit klimatik, duhet të bazohen në organizma më të pavarur dhe që mendojnë për 30-50 vitet e ardhshme.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Diplomatët e kanë bërë punë e tyre, duke përmbyllur marrëveshjen e ndryshimit klimatik në Paris në dhjetor. Dhe liderët politikë javën e shkuar në Kombet e Bashkuara do të nënshkruajnë marrëveshjen e re. Por zbatimi është sigurisht pjesa më e vështirë. Qeveritë kanë nevojë për një qasje të re për një çështje që është shumë komplekse, afatgjatë dhe në shkallë globale.

Në thelb, ndryshimi klimatik është një sfidë energjetike. Rreth 80 për qind e energjisë elementare të botës vjen nga burimet e bazuara te karboni: qymyri, nafta dhe gazi. Kur digjen, ato çlirojnë dyoksid karboni që shkakton ngrohjen globale. Deri në vitin 2070, kemi nevojë për një ekonomi që do të jetë thuajse 100 për qind e lirë nga karboni për të parandaluar ngrohjen globale nga dalja e rrezikshme prej kontrollit.

Marrëveshja e Parisit i njeh këto fakte bazë. Ajo i bën thirrje botës të kufizojë çlirimet e gazeve serrë (veçanërisht CO2) në nivelo afër zeros në gjysmën e dytë të shekullit. Për t’i dhënë fund kësaj, qeveritë do të përgatisin plane jo vetëm për vitin 2030 (të ashtuquajturat Kontribute të Përcaktuara Kombëtarisht ose NDC) por edhe për gjysmën e shekullit (të ashtuquajturat Strategji të Zhvillimit të Pakësimit të Gazeve ose LEDS).

Qeveritë e botës nuk janë përpjekur kurrë të ribëjnë një sektor kyç të ekonomisë botërore në shkallë globale në një afat kohor kaq agresiv. Sistemi energjetik i karburantit fosil u krijua hap pas hapi gjatë dy shekujve. Tani duhet të shpërbëhet brenda vetëm 50 vitesh dhe jo vetëm në disa vende, por kudo. Qeveritë do të kenë nevojë për qasje të reja për të zhvilluar dhe zbatuar LEDS-et e tyre.

Ekzistojnë katër arsye kryesore përse politikat e zakonshme nuk do të mjaftojnë. Së pari, sistemi i energjisë është vetëm kaq, një sistem i shumë pjesëve dhe teknologjive të ndërlidhura.  Impiante energjetike, tubacione, transport oqeanor, linja transmisioni, diga, përdorim i tokës, hekurudha, autostrada, ndërtesa, makina dhe shumë të tjera që punojnë së bashku si një e tërë.

Një sistem i tillë nuk mund të rindërtohet përmes hapave të vegjël. Një rindërtim në themel kërkon riprojektim të gjerë të sistemit për t’u siguruar që të gjitha pjesët do të punojnë efektivisht së bashku.

Së dyti, ka ende shumë pasiguri teknologjike në kalimin e një sistemi energjetik të karbonit të ulët. A duhen dekarbonizuar automjetet përmes energjisë me bateri elektrike, hidrogjenit apo biokarburanteve të përparuara? A mund të jenë të sigurta impiantet energjetike të qymyrit përmes metodës së kapjes dhe ruajtjes së karbonit (ÇS)? A do të jetë energjia bërthamore e pranueshme politikisht, e sigurt dhe me kosto të ulët? Ne duhet të planifikojmë investime në kërkim dhe zhvillim për të zgjidhur këto pasiguri dhe për të përmirësuar mundësitë tona teknologjike.

Së treti, zgjidhjet e ndjeshme kërkojnë bashkëpunim energjetik ndërkombëtare. Një faktor kyç i energjisë së karbonit të pakët (ashtu si karburantet fosile) është se nuk ndodhet atje ku do të përdoret përfundimisht. Ashtu si qymyri, nafta dhe gazi duhen transportuar në distanca të largëta, edhe energjia diellore, e erës, gjeotermike dhe e ujit duhet transportuar në distanca të largëta përmes linjave të transportit dhe përmes karburanteve të lëngshme sintetike të bëra me energji ere dhe dielli.

Së katërti, ekzistojnë interesa të fuqishëm në industrinë e karburanteve fosile që po i rezistojnë ndryshimit. Kjo është e qartë në SHBA, për shembull, ku Partia Republikane e mohon ndryshimin klimatik për arsyen e vetme se e ka themelin në industrinë amerikane të naftës. Kjo është me siguri nëj lloj korrupsioni intelektual, në mos korrupsion politik (me gjasa janë të dyja).

Fakti se sistemi energjetik përfshin shumë ndërveprime komplekse çon në inerci të madhe.  Kalimi në një sistem të karbonit të pakët do të kërkojnë kështu planifikim të madh kohor, financim të dedikuar dhe veprim të koordinuar në shumë pjesë të ekonomisë, përfshirë prodhuesit e energjisë, shpërndarësit dhe konsumatorët. Masat e politikave siç është një taksë e çlirimit të karbonit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e disave –vetëm  disave – prej sfidave të tranzicionit energjetik.

Ka edhe një problem tjetër. Nëse qeveritë planifikojnë vetëm 10-15 vite përpara, siç ndodh në politikën energjetike, në vend 30-50 viteve, ato do të priren të bëjnë zgjedhje të këqija të lidhura me këtë sistem. Për shembull, planet e energjisë do të kalojnë nga qymyri te gazi natyror i karbonit të ulët; por ata priren të investojnë më pak seç duhet në kalime edhe më vendimtare për në energjinë e rinovueshme.

Ngjashmërisht, ata mund të ngrenë standardet e karburantit për automobilët me djegie të brendshme në vend që të nxisin për kalimin te makinat elektrike. Në këtë sens, planifikimi 30-50 vite përpara është jetësor jo vetëm për të bërë zgjedhje afatgjata, por edhe për të informuar zgjedhjet e duhura afatshkurtra. Projekti i OKB i Rrugëve të Dekarbonizimit të Thellë ka treguar se si planet afatgjata mund të projektohen dhe vlerësohen.

Asnjë prej këtyre sfidave nuk është e lehtë për politikanët e zgjedhur. Sfida e dekarbonizimit kërkon politika konsistente gjatë 30-50 viteve, ndërsa horizonti kohor i politikanëve është mbase një e dhjeta e kësaj. Politikanët nuk janë as rehat me një problem që kërkon financim publik dhe privat të shkallës së gjërë, i koordinuar gjerësisht me shumë pjesë të ekonomisë dhe vendimmarrje përballë pasigurive teknologjike. Nuk është çudi që shumica e politikanëve i qëndrojnë larg kësaj sfide dhe ka pasur shumë pak progres praktik që nga Konventa Kornizë e OKB për Ndryshimin Klimatik në 1992.

Një hap kyç, besoj, është të hiqen këto probleme të politikave elektorale afatshkurtra. Shtetet duhet të marrin në konsideratë krijimin e agjencive të pavarura energjetike me ekspertizë të lartë teknike. Sigurisht, vendimet kyçe në energji do të kërkojnë pjesëmarrje të gjerë të publikut, por planifikimi dhe zbatimi duhet të jetë i lirë nga politika dhe lobimi. Ashtu sikurse qeveritë i kanë dhënë me sukses bankave pak pavarësi politike, ato duhet t’i japin agjencive energjetike mjaftueshëm hapësirë për të menduar dhe vepruar në term afatgjatë.

Në takimin tjetër global të ndryshimit klimatik  (COP22 në Marrakesh në nëntor), qeveria e Marokut dhe skuadra ime e Rrjetit të OKB për Zgjidhjet e Zhvillimit do t’i bashkohemi partnerëve të tjerë për të organizuar së bashku “Konferencën e Zgjidhjeve të Emisioneve të Pakëta”. Kjo konferencë do të bashkojë ekspertë të energjisë nga vendet anëtare të OKB për të punuar në qasjet praktike për dekarbonizimin e thellë. Me marrëveshjen klimatike të Parisit tanimë në fuqi, ne duhet të kalojmë urgjentisht te zbatimi efektiv.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. New Politics for Clean Energy

Etiketa: AutostradaBIRNCO2digadiplomatekonomiEnergjiaEREfinancimHekurudhainvestimeIvana DervishiKarburantetKombet e BashkuaraKorrupsionKorrupsionikostoLobimiMakinaMarrëveshjanaftaOKBPartiaPartia RepublikanepasiguriprogresProject SyndicateQeveriarepublikaneSHBASistemi energjetikVendimetzgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Apeli dënon me burg përjetë Frrokun, por ai dyshohet se ka ikur jashtë vendit

Arben Frroku, politikani i dënuar me burg për jetë arrestohet në Hollandë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.