AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arben Frroku, politikani i dënuar me burg për jetë arrestohet në Hollandë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA

Pas nëntë muajsh arrati, i dënuari për vrasjen e komisar Dritan Lamaj u arrestua nën një identitet të rremë nga policia hollandeze. Nisin procedurat e ekstradimit.

Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA
Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA

Arben Frroku, i cili qe në arrati që nga qershori i vitit 2015, u identifikua nga gjurmët e gishtave pasi jetonte me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”. Policia shqiptare deklaroi mbrëmjen e së enjtes (28 prill) arrestimin e tij, dy ditë pasi ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pati deklaruar se dispononte informacion se Frroku qe arrestuar në Hollandë dhe se sipas tij, policia e shtetit nën porosinë e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, po pengonte procedurat e verifikimit.

“A e dini që ka dy muaj, dhe i bëj thirrje kryeprokurorit të lidhet me prokurorin e Hollandës, ka dy muaj që thuhet se është arrestuar Arben Frroku dhe Saje qorri nuk çon të dhënat,” deklaroi Berisha në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” në televizionin News 24.

Nga ana e saj, Policia e Shtetit thotë se ka pritur konfirmimin e identifikimit për të dhënë lajmin dhe se konfirmimi qe njoftuar nga ana e Hollandës pasditen e së enjtes.

“Interpol Haga njoftoi sot në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare,” thotë policia shqiptare.

Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013. Biznesmeni Frroku, njëherazi ish-kryetar i një partie politike që u drejtua më pas nga i vëllai, Mark Frroku mohoi autorësinë gjatë procesit, duke përdorur si alibi udhëtimin e tij drejt Greqisë. Avokati i tij pretendoi se Frroku ndodhej në afërsi të Elbasanit, në momentin kur ndodhi vrasja.

Megjithatë, Prokuroria dha një tjetër version në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Përmes një eksperimenti policor, grupi hetimor pretendoi se koha ishte e mjaftueshme për Frrokun që të kryente vrasjen dhe të mbërrinte në pikën kufitare në momentin e treguar nga kamerat.

Në anën tjetër, Prokuroria siguroi dëshminë e një personi, i cili përfitoi më pas statusin e mbrojtjes. Dëshmitari okular me emrin e koduar Arben Ndoka pohoi në Gjykatë se e kishte parë Frrokun pa maskë, në makinën prej nga u qëllua Lamaj.

Dy pretendimet u përplasën në Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga doli i fituar Arben Frroku. Ai u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015. Ai u dënua në gjykatën e apelit më 29 qershor 2015, pak ditë pasi qe larguar nga Shqipëria.

Vëllai i tij, Mark Frroku, arriti të bëhej deputet në zgjedhjet e vitit 2013, si kryetar i partisë KristianDemokrate, aleate e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Partia Socialiste. Ai dha dorëheqjen si deputet pasi u arrestua, i kërkuar nga drejtësia belge për vrasje.

Etiketa: ApeliArben NdokaBurgdeputetDrejtësiaGjurmëtGjykatëInterpolkryetarMark FrrokuNews 24PartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaSajmir TahiriSali BerishashqipShqipëriashqiptareTiranaTiranëVrasjavrasjeZgjedhjet
Tjetri
Telashet me PBB-në si njësi matëse dhe tregjet në zhvillim

Telashet me PBB-në si njësi matëse dhe tregjet në zhvillim

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.