AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Telashet me PBB-në si njësi matëse dhe tregjet në zhvillim

Diane CoylengaDiane Coyle
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga kryeqyteti i Nigerisë, Lagos. Foto kortezi: Robert/Flickr

Mënyra se si e masim indeksin e çmimeve të konsumit mund të ketë pasoja të rënda. Ajo mund të na ndryshojë atë çka dimë nga rritja ekonomike e një vendi dhe të gjithë njohuritë tona mbi atë se çfarë politikash e nxisin rritjen ekonomike.

Pamje nga kryeqyteti i Nigerisë, Lagos. Foto kortezi: Robert/Flickr
Pamje nga kryeqyteti i Nigerisë, Lagos. Foto kortezi: Robert/Flickr

A është Afrika e varfër? Po, në krahasim me rajonet e tjera të botës. Por kjo pyetje në dukje e thjeshtë, është më e vështirë të marrë përgjigje nga sa duket. Kjo tregon se pse teknikalitetet që përdoren në ndërtimin e statistikave të Prodhimit të Brendshëm Bruto kanë rëndësi.

Në mënyrë më specifike, le të shohim pyetjen nëse Gana është apo jo zyrtarisht një vend i varfër. Organizatat e ndihmave përdorin një fashë në termat e PBB-së për frymë të përcaktuar nga Banka Botërore për të dizenjuar nëse një vend është “me të ardhura të ulëta” apo “me të ardhura të mesme,” dhe kjo nga ana e vet përcakton se çfarë lloji asistence ky vend do të marrë në ndihma apo në kredi me interesa të ulëta. Deri në nëntor 2010, Gana konsiderohej “me të ardhura të ulëta”, që do të thotë, një vend i varfër. Por mes 5 dhe 6 nëntorit 2010, PBB-ja e saj u rrit me 60 për qind brenda natës, duke e kthyer këtë vend zyrtarisht në vend “me të ardhura të mesme të ulëta”. Realiteti nuk ndryshoi, por statistikat e PBB-së ndryshuan, për shkak se agjencia statistikore e këtij vendi i përditësoi peshat (ponderimin) që përdorte për llogaritjen e indeksit të çmimeve, dhe për rrjedhojë, PBB-në reale, për herë të parë që nga viti 1993.

Në mënyrë të ngjashme, Nigeria e “ribazoi” llogaritjen e PBB-së së vet më 2014, kur papritur doli ekonomia më e madhe e kontinentit, duke kapërcyer Afrikën e Jugut. Ndryshimi bëri që të futeshin në llogari industritë në lulëzim, të tilla si telekomunikimi dhe filmat popullorë të njohur si Nillivud, për shkak se rivlerësimi mbi rolin ekonomik të këtyre industrive, e rriti PBB-në e vendit me 89 për qind brenda një çasti. Kështu, Afrika si e tërë ndoshta nuk është kaq e varfër sa ne mendojmë. Telashi qëndron te përdorimi i peshave të vjetra, të cilat bëhen joreale në ekonomitë që ndryshojnë në mënyrë dramatike brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në shumë ekonomi të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, llogaritjet e PBB-së nuk i marrin parasysh fenomene të tilla si globalizimi apo revolucioni i telefonisë celulare në vendet në zhvillim.

Donatorët e vendeve të varfëra kanë financuar përpjekjet për të përmirësuar mënyrën se si llogaritet PBB-ja reale – dhe ka një iniciativë të njohur si PARIS21 (Partneritet në Statistikat për Zhvillim në Shekullin e 21) – por përmirësimet e pritshme nuk do të bëhen realitet deri në vitin 2020. Vrojtimet që nevojiten për të mbledhur këtë informacion kryhen vetëm me raste. Në të vërtetë, një studim i kohëve të fundit zbuloi se të dhënat që zakonisht përdoren nga ekonomistët për të bërë krahasime ndërkombëtare, në 24 nga 45 vende të analizuara nuk ka të dhëna të nxjerra nga vëzhgime mbi çmimet fare.

Afrika nënSahariane: a po rritet tri herë më shpejt nga sa mendohej?

Disa vende po përdorin peshat në ponderim të cilat nuk kanë ndryshuar që nga viti 1968 dhe vetëm dhjetë vende të Afrikës nënSahariane përdorin pesha që janë vrojtuar gjatë dekadës së fundit. Në secilin prej këtyre rasteve, ku peshat e vjetra janë përdorur prej vitesh, pritet të ketë rivlerësime të mëdha në rritje të PBB-së reale kyr peshat të rishikohen. Kjo mund të ndryshojë në mënyrë themelore mënyrën se si ne e shohim këtë pjesë të botës si dhe dobësitë dhe fuqitë e këtyre ekonomive; një vlerësim sugjeron se për njëzet vjet, ekonomitë afrikane të nën-Saharasë janë rritur tri herë më shpejt nga sa sugjerohet nga të dhënat “zyrtare”.

Për këtë arsye, llogaritë kombëtare të ekonomive të zhvilluara në pjesën më të madhe përdorin tashmë një indeks çmimesh “me pesha zinxhir” në llogaritjen e PBB-së reale, gjë që do të thotë se peshat e përdorura për të kombinuar çmimet e ndryshme në një indeks të përgjithshëm ndryshohen dhe rishikohen vazhdimisht vit pas viti. Përndryshe, njësoj siç u përshkrua më sipët, peshat e një viti të caktuar bazë do të ndryshojnë duke u larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti në ekonomi që ndryshojnë me shpejtësi.

Hileja kryesore e kësaj metode është që komponentët e PBB-së në “terma realë” nuk përbëjnë më totalin: ekuacioni C + I + G + (X – M) = PBB ((Shpenzimet konsumatorë, plus shpenzimet e qeverisë, plus investimet, plus eksportet, minus importet (suficitin apo deficitin tregtar) nuk është më një ekuacion i vlefshëm për shifrat e peshane zinxhir të axhustimit me inflacion të PBB-së.

Peshat zinxhir tregojnë gjithashtu një panoramë shumë të ndryshme të ekonomisë në tërësi, njësoj siç bën rishikimi i bazës. Për shembull, statistikat e PBB0së historike, të tilla si ato të zhvilluara nga Angus Maddison për Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) nuk janë rillogaritur duke përdorur peshat zinxhir. Nëse bëhet diçka e tillë, panorama e rritjes ekonomike botërore e gjithëpranuar deri tani do të duhet të ndryshojë. Maddison vërejti një herë, :pranimi i një matjeje të re për këtë periudhë [periudha para vitit 1950] mund të sjellë një riinterpretim të madh të historisë amerikane.”

Rishikimi mund të tregojë se produktiviteti i SHBA-ve më 1914   qe shumë më i ulët se sa ai i Mbretërisë së Bashkuar, për shembull dhe se rritja ekonomike e SHBA-së deri në vitin 1929 qe shumë më e ulët se sa ajo e  Mbretërisë së Bashkuar. Kjo natyrisht nuk është ajo që historianët e ekonomisë dinë sot dhe mund të ketë rëndësi për shkak se shpjegimet e historianëve të ekonomisë mbi rrënjët e rritjes ekonomike – kanë rëndësi të madhe për politikat sot – dhe mund të rezultojnë argumente të mbështetura në të dhëna të pasakta. Se si po ecte ekonomia gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzet, ndikon mënyrat se si qeveritë nxisin ekonomitë e tyre sot.

Njësoj si në rastin e vendeve në zhvillim sot, ndryshimi i metodës së llogaritjes së indeksit të çmimeve të konsumit na sjell një panoramë të ndryshme të rritjes ekonomike. Ajo që duket si një çështje teknike se si duhet të llogaritet më mirë indeksi i çmimeve të konsumit ka pasoja të thella. Shkurt, zgjedhja e teknikave ndryshon thelbësisht panoramën e përgjithshme të rritjes ekonomike.

Marrë nga Forumi Ekonomik Botëror

Etiketa: AfrikaekonomiEkonomiaGanaglobalizimiImportetIndeksIndeksikrediMatOECDPanoramaParapasojaPBBrivlerësimiRritja ekonomikeSHBAStatistikatzhvillim
Tjetri
Qetësia rikthehet në qytetin e shkatërruar të Maqedonisë

Të burgosurit e Kumanovës akuzojnë policinë maqedonase për tortura

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.