AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nga ana e ofertës, e kërkesës apo e inovacionit?

Edmund PhelpsngaEdmund Phelps
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inovacioni – Foto: Jon York/Flickr

Është bërë e pamundur të mohosh të ashtuquajturin stanjacion shekullor që po mbërthen ekonomitë e zhvilluara të botës: pasuria po rritet, por pagat reale po qëndrojnë thuajse në stanjacion dhe pjesëmarrja e popullsisë në forcën e punës është në tendencë rënëse. Dhe politikëbërësit nuk kanë asnjë ide të qartë se si mund të fuqizohet norma aktuale dhe norma potenciale e rritjes së ekonomisë.

Inovacioni - Foto: Jon York/Flickr
Inovacioni – Foto: Jon York/Flickr

Është bërë e pamundur të mohohet i ashtuquajturi stanjacion shekullor që po mbërthen ekonomitë më të zhvilluara të botës: pasuria po shtohet, por pagat reale po qëndrojnë thuajse në stanjacion dhe pjesëmarrja e popullsisë në forcat e punës është në rënie. Akoma më keq, politikëbërësit nuk kanë një ide bindëse se çfarë duhet të bëjnë.

Pas këtij stanjacioni është ngadalësimi në rritjen e produktivitetit që ka filluar që nga vitet 1970. Burimet e përfitimeve të tilla në produktivitet – inovacionet vendëse – kanë qenë të bllokuara keqazi që nga fundi i viteve 1960s (më së shumti në industritë e vjetra) dhe kjo situatë qe edhe në vitin 2005.

Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher e shikonin stanjacionin që po mbërthente ekonomitë e tyre nga vitet 1970 nga ana e ofertës. Ata shtynë përpara ulje taksash mbi fitimet dhe pagat për të rritur investimet dhe rritjen, me rezultate shumë të debatueshme.

Por sot, ndërsa normat e taksimit janë shumë më të ulëta, ulje të mëtejshme të taksave mund të sjellin rritje të stërmëdha në deficitet fiskale. Dhe me nivelet e borxhit sakaq shumë të larta dhe deficite të mëdha të pritshme, masa të tilla nga ana e ofertës mund të jenë të papërgjegjshme.

Kështu tashmë mendimi më i mirë dhe më i mençur i sheh gjërat nga ana e kërkesës, duke përdorur teorinë e ndërtuar nga John Maynard Keynes më 1936. Kur “kërkesa agregate” – niveli i shpenzimeve reale mbi mallra të konsumit final që familjet, bizneset, qeveria apo blerësit jashtë vendit janë të gatshme të bëjnë – është në nivel më të ulët se sa prodhimi i kërkuar për punësim të plotë, atëherë prodhimi bie në nivelin e kërkesës. Dhe inovacioni në këtë drejtim nuk mund të ndihmojë.

Por konceptimi i ekonomisë nga ata që e shohin nga ana e kërkesës është i çuditshëm. Për ta, kërkesa për investime private është autonome, e qeverisur nga forca që Keynes i cilësoi si “shpirti kafshëror.” Kërkesa konsumatorë është në thelb gjithashtu autonome, për shkak të ashtuquajturës pjesë të shkaktuar nga investimi autonom përmes “prirjes për të konsumuar.” Kështu, masat e qeverisë janë mjeti i vetëm që ndihmon në rritjen e punësimit dhe të rritjes ekonomike kur kërkesa autonome bie poshtë nivelit të kapacitetit prodhues dhe rrjedhimisht vendet e punës fillojnë të mbyllen.

Ky koncept nuk përfshin as rritjen dhe as rimëkëmbjen. Në ekonomitë e shëndetshme, tronditja kontraktuese e kërkesës shkakton dy lloje përgjigjesh që synojnë të sjellin rimëkëmbje.

Përshtatja me mundësitë që shfaqen janë një nga këto lloj reagimesh. Kur kompanitë goditen nga rënia e kërkesës dhe veprimtaria e tyre kontraktohet, hapësira e liruar prej tyre vihet në dispozicion për përdorim nga sipërmarrësit që kanë ide më të mira për drejtimin e një biznesi. Disa nga punonjësit që kompanitë e goditura nxjerrin të papunë do të shkojnë të krijojnë kompani të reja (dhe të punësojnë njerëz të rinj). Në çdo recesion, shumë nga dyqanet në rrugët kryesore tregtare zhduken; dhe, me kalimin e kohës shfaqen dyqane të reja, zakonisht më të suksesshme.

Reagimi tjetër i mundshëm janë inovacionet vendëse – ide të reja që dalin nga mendja e bizmesmenëve të ndryshëm. Kur firmat që goditen nga kërkesa e reduktuar ndalojnë të punësojnë të rinj për një copë herë, disa njerëz që duhej të bashkoheshin me firmat ekzistuese e përdorin këtë situatë për të ëndërruar për prodhime apo metoda të reja dhe organizojnë biznese të reja.

Numri në rritje i atyre që aspirojnë për novacione në garazhet e shtëpive mjafton në vetvete të prodhojë të mira. Më e rëndësishmja, akumulimi i kompanive të reja do të gjenerojë gradualisht kërkesë në rritje për investime – kërkesë të nxitur! – dhe rritje gjithashtu.

Disa mund ta vënë në dyshim këtë. A mundet që produktet dhe metodat e reja të ecin mirë në treg nëse kërkesa është e paktë? Siç më tha mua një novator në mes të krizës financiare, objektivi i tij qe të ta pushtonte tregun – dhe ka pak rëndësi fakti që tregu ku ai synonte të fillonte të vepronte në krizë qe shumë më i vogël nga sa qe para krizës.

A mund të thithen investime kapitale në një kohë kur të ardhurat janë në depresion? Kompanitë e vogla dhe të reja në të gjitha kohërat e kanë të vështirë të gjejnë kreditim dhe Recesioni i Madh që pasoi krizën financiare të vitit 2008 e bëri situatën edhe më të vështirë për to. Megjithatë recesioni nuk parandaloi shumë kompani të tilla që të gjenin financime në Silikon Vallej, Londër dhe Berlin. Nuk ka çudi që Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë sot pak a shumë të rimëkëmbura nga kriza. Në SHBA, rritja e Faktorit Total të Produktivitetit shënoi nivele rekord në vitet 1930, kur ekonomia ra dhe më pas u ringrit nga Depresioni i Madh.

Rimëkëmbja ka qenë një dështim në dy llojet e ekonomive. Franca dhe Italia nuk kanë njerëz të rinj me ambicie për të qenë sipërmarrës dhe novarorë dhe ata pak që janë pengohen nga korporatat e shtrira në të gjithë ekonominë dhe nga interesat e fshehta. Greqia nuk ka mungesë të njerëzve me ambicie për sipërmarrje dhe novacione, por ka mungesë të sistemit të kapitalit ‘venture’ (kapitalit aventuresk për sipërmarrje) apo të Investitorëve Engjëj, (investitorë që hedhin paratë te idetë novatore me rrezik të lartë dhe potencial të lartë për fitime). Disa grekë kanë krijuar kompani të reja, por nuk e kanë bërë këtë në Greqi.

Ata që mbështesin politikat nga ana e kërkesës mendojnë se novacionet e bëjnë rimëkëmbjen thjeshtë më të vështirë, për shkak se ajo i mundëson firmave të përmbushin kërkesën ekzistuese me më pak punonjës. Për rrjedhojë, ata bëjnë thirrje për investime vjetore nga ana e sektorit publik deri në nivelin e nevojshëm për të arritur punësim të plotë. Por investime të tilla në infrastrukturë mund të duhet të shkojnë shumë përtej asaj që është ndërmarrë ndonjëherë deri tani nga sektori publik si politikë për të rivendosur punësimin e plotë. Për më tepër, investime të tilla janë të kushtueshme përtej asaj që shpenzojnë për shkak se parandalojnë përshtatjen dhe novacionin që mund të sjellë punësim më të lartë dhe rritje më të shpejtë ekonomike.

Për më tepër, për sa kohë novacionet në Perëndim mbeten të kufizuara, angazhimi nga ana e kërkesës përmes një fluksi të madh dhe të zgjatur në kohë të investimeve në infrastrukturë – e, po kështu, angazhimi nga ana e ofertës e ngjashme me fluksin e investimeve private – ka gjasa do të sjellin norma margjinale kthimi rënëse mbi investimin, deri sa, në mënyrë të pashmangshme, ekonomia të mbërrijë një gjendje thuajse stacionare.

Duke furnizuar më shumë nga të njëjtat mallra të vjetër nuk “krijon kurrë kërkesë në vetvete”, siç e parashikonte edhe Keynes. Por furnizimi me mallra të reja mundet. Janë pengesat ndaj përshtatjes dhe novacionit – dhe jo kursimet fiskale – që po shkaktojnë stanjacionin tonë. Dhe vetëm rigjallërimi dinamik – dhe jo më shumë papërgjegjshmëri fiskale – ofron shpresë për një zgjidhje të qëndrueshme.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Supply Side, Demand Side, or Innovation Side?

Etiketa: EkonomiaFinalFrancaGjermaniaGreqiGreqiainvestimeItaliaKrijonKrizaLondërMasaMbretëria e BashkuarPagatpaktParapasuriaProject SyndicatePunëQeveriarecesionrrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraTregTreguulje
Tjetri
Fadromat e INUK thyejnë rezistencën e 6 familjeve që preken nga HEC-i Banjës

Fadromat e INUK thyejnë rezistencën e 6 familjeve që preken nga HEC-i Banjës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.