AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ballkani paralajmërohet të integrojë emigrantët

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Niels Muiznieks në qendrën Jezevo të migrantëve në Kroaci. Foto: Këshilli i Europës.

Komisioneri i KE për të Drejtat thotë se vendet e Ballkanit përballen me një sfidë madhore ndërsa kalojnë nga rrugë transite në vende destinacioni.

Niels Muiznieks në qendrën Jezevo të migrantëve në Kroaci. Foto: Këshilli i Europës.
Niels Muiznieks në qendrën Jezevo të migrantëve në Kroaci. Foto: Këshilli i Europës.

Niels Muiznieks, Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, të martën publikoi një dokument për integrimin e emigrantëve në Europë, kryesisht të atyre që vijnë nga Lindja e Mesme, si Siria dhe Iraku.

Në dokument, ai identifikoi problemet kryesore me integrimin e emigrantëve në shoqëritë europiane si mungesa e kurseve të gjuhës në vendet pritëse, sistemet jo të përshtatura arsimore për fëmijët emigrantë, procedurat shumë të komplikuara të ribashkimit të familjeve të emigrantëve, procedurat afatgjata për të marrë shtetësinë dhe normat e ulëta të punësimit për migrantët.

Lidhur me vendet e Ballkanit , të cilat në të kaluarën funksiononin vetëm si vende tranzit në rrugën e migrantëve drejt perëndimit, Muizienks tha për BIRN se sfida më e madhe ishte se ato tani po bëhen vende të destinacionit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë parë tradicionalisht veten si vende tranzit, por ato ngadalë po kthehen në vende destinacioni automatikisht” tha ai.

Kjo do të thotë se politikat integruese dhe arsimi gjithëpërfshirës në mënyrë të veçantë do të duhet të jenë prioritet nga qeveritë në rajon “në mënyrë që gjërat të funksionojnë,” tha ai.

Muiznieks ka theksuar se integrimi në arsim është sfida më e madhe.

Më parë një sfidë që prekte më shumë “romët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara”, do të jetë një vështirësi futja e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët emigrantëve, si dhe “kujdesi që ata të marrin vëmendjen që duhet për t’u zhvilluar akademikisht”, sidomos në ato pjesë të Ballkanit ku programet shkollore janë të ndarë në baza etnike apo gjuhësore.

Muiznieks sqaroi se procesi i integrimit të emigrantëve është domosdoshmërisht i komplikuar në çdo vend që e gjen veten në këtë pozicion për herë të parë.

“Në Ballkanin Perëndimor ju keni një kombinim të faktorëve të tjerë. Njëri është një lloj i marrëdhënieve të brishta etnike, të cilat mund të vuajnë nga rritja e lëvizjeve ksenofobie apo ndjenjave anti-emigrante” tha ai.

“Gjithashtu, ju nuk keni ndonjë përvojë në pranimin e një numri të konsiderueshëm të emigrantëve dhe nuk ka shumë burime për këtë,” shtoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se integrimi mund të aplikohet edhe në vendet me burime të kufizuara, duke vënë në dukje rastin e Portugalisë, që ka aplikuar politika të mira.

Në Kroaci, një shtet anëtar i BE-së përmes së cilit kanë kaluar kohët e fundit mbi 650.000 emigrantë, ai tha se qendrat e pritjes së ishin të përshtatshme.

Megjithatë, “shumë punë duhet të bëhet në drejtim të koordinimit ndërmjet ministrive për të siguruar trajnime gjuhësore dhe integrim,” vuri në dukje ai.

Lidhur me Bullgarinë, Muiznieks, ka thënë se integrimi është duke u përmirësuar ngadalë, duke e përshkruar atë si një vend “që u kap në befasi nga një fluks i madh i njerëzve që i shkuan”.

Duke përmendur grupet e mbikëqyrësve të kufirit që kapin emigrantët dhe i transferojnë ata përtej kufirit bullgar, ai theksoi se zëvendës ministri për migrim kishte dënuar akte të tilla, të cilat minojnë punën e shtetit.

“Por ka edhe të tjerë që janë ose neutralq ose pak pozitivq në lidhje me këta vullnetarë , dhe kjo është një gjë e rrezikshme; askush nuk duhet të inkurajohet të marrë ligjin në duart e veta,” tha ai.

Bullgaria, si vendet e tjera, duhet të punojë në menaxhimin e një krize në të cilën nuk kishte përvojë të mëparshme, tha ai.

“Një nga faktorët që ushqejnë rritjen e lëvizjeve të ekstremit të djathtë populiste është mungesa e politikave të integrimit ,” vërejti ai.

“Ajo ushqen suksesin elektoral të partive dhe lëvizjeve të ekstremit të djathtë… dhe është e qartë se një nga mënyrat për hequr pengesën që ata paraqesin në të drejtën e integrimit,” tha ai.

Ai më tej shpjegoi se integrimi i emigrantëve, duke u lejuar atyre të njohin kulturën dhe gjuhën e vendit në të cilin jetojnë, do të largoj argumentet e ksenofobëve dhe ekstremistëve.

Në Ballkanin Perëndimor, programe të tilla janë duke u zhvilluar për herë të parë.

Muiznieks përmendi rastin e Kroacisë, ku nuk ka mundësi se nga ku emigrantët mund të  informohen për vendin dhe shoqërinë.

Nuk ka kurse falas për të mësuar gjuhën kroate, që është vendimtare për integrimin e suksesshëm.

Në fund, ai arriti në përfundimin se roli i ri i vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa kalojnë nga rrugë tranzite në vende të destinacionit, do të sjellë sfida të tjera që duhet të monitorohet nga afër.

Etiketa: ArsimiBallkaniBEBIRNBullgariaEmigranteIntegrimiKEKëshilli i EuropësKomisionerikrizeKroaciLindjaLindja e MesmePunërajonromromëSiria
Tjetri
INSTAT rrëzon qeverinë, rritja ekonomike 2014 vetëm 1.8 për qind

INSTAT rrëzon qeverinë, rritja ekonomike 2014 vetëm 1.8 për qind

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.