AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Pezullohet kreu i Policisë, dy oficerë nën arrest për pajisjen e përgjimit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako (në të djathtë) gjatë një aktiviteti. Foto:Facebook

Gjykata e Tiranës ka vendosur “pezullim nga detyra” për Haki Çakon dhe “arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike” për drejtorin e Forcës Operacionale dhe vartësin e tij, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin me pajisjen “IMSI Catcher”.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako (në të djathtë) gjatë një aktiviteti. Foto:Facebook
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako (në të djathtë) gjatë një aktiviteti. Foto:Facebook

Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndodhej në një panair në bulevardin kryesor të Tiranës, kur u njoftua se ishte pezulluar nga detyra nga një vendim gjykate. Çako u filmua nga kamerat teksa shkëmbeu dy-tre fjalë me disa deputetë të Partisë Socialiste dhe u largua në mënyrë të papritur nga aktiviteti, pasi hipi në sediljen e pasme të një makine me xhama të zinj.

Thuajse në të njëjtën kohë, Prokuroria e Përgjithshme lajmëroi përmes një njoftimi për shtyp se Gjykata e Tiranës e pezulloi Çakon, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë administrimit të pajisjes së përgjimit “IMSI Catcher”.

Ekzistenca e pajisjes “IMSI Catcher” u kthye në çështjen kryesore të debatit publik pak javë më parë, kur opozita akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit se po kryenin përgjime të paligjshme. Ministri Tahiri dhe kreu i Policisë, Haki Çako u mbrojtën me argumentin se kjo pajisje i përkiste misionit italian të Interforcës dhe se kishte ardhur në Shqipëri në bazë të një marrëveshjeje të 2007-s për qëllime trajnimi.

Megjithatë, Prokuroria vazhdoi hetimet dhe arriti të siguronte në gjykatë tre masa sigurie për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Bashkë me Çakon, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për drejtorin e Forcës Operacionale, Artion Duka dhe vartësin e tij specialist, Entiol Xhelilaj.

Dy oficerët Duka dhe Xhelilaj akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërkohë që “arrestin shtëpiak” duhet ta kryejnë me mikqyrje elektronike.

Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së Përgjitshme, tre punonjësit e policisë akuzohen se kanë lejuar aktivitet të paligjshëm përgjimi, me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Në njoftimin e saj, Prokuroria argumenton se pajisja “IMSI Catcher” hyri në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, pa marrë autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, qëndroi në ambientet e Forcës Operacionale dhe se ka dyshime të arsyeshme sipas saj, që është përdorur për përgjime.

Prokuroria pretendon se në të paktën dy raste, makina ku ishte instaluar pajisja “IMSI Catcher” ishte lëvizur nga specialisti i Forcave Operacionale, Entiol Xhelilaj, pa asnjë urdhër me shkrim apo tagër ligjor.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Çako nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përforimin e pajisjes “IMSI Catcher”.

“Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, pajisja ka pasur aftësinë për të identifikuar numrat IMEI të telefonëve celularë dhe se hetimi ka zbuluar se telefonë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes.

Më 13 maj 2016, Prokuroria ka nxjerrë urdhrin e sekuestrimit të pajisjes, që dyshohej se gjendej në ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ajo pretendon se oficerët e policisë gjyqësore janë penguar të ekzekutojnë këtë urdhër, pasi Entiol Xhelilaj ka larguar që aty makinën me pajisjen e përgjimit.

“Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit,” thotë njoftimi i Prokurorisë.

Drejtori i Forcës Operacionale, Artion Duka akuzohet nga Prokuroria se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes dhe se lëvizja e saj, dy herë nga vartësi i tij, Xhelilaj e ngarkon atë me përgjegjësi, sipas Prokurorisë.

Prokuroria thotë se Duka ka marrë përsipër se gjatë përdorimit të aparatit “IMSI Catcher” nuk është kryer asnjë veprim i kundraligjshëm, por hetuesit thonë se ka dyshime të arsyeshme se kjo nuk është e vërtetë.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Prokuroria e Tiranës deklaroi se po vijon hetimet për këtë çështje, për të provuar nëse zyrtarë të tjerë të lartë mund të jenë përfshirë në “veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve”.

Etiketa: Arrestarrest shtëpiedeputetFacebookGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqHaki ÇakoHetimetLigjMakinaMASMasaOpozitapaktParaPartisë SocialisteProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësSaimir TahiriSHshqipShqipëriTiranëVendim
Tjetri
A duhet bota të shkojë në Rio?

A duhet bota të shkojë në Rio?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.