AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A duhet bota të shkojë në Rio?

Peter SingerngaPeter Singer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Lojërat Olimpike 2016 në Rio nuk e kishin parashikuar virusin Zika, por tanimë që Brazili është pushtuar nga ethet e virusit, çfarë rreziqesh i paraqiten pjesëmarrësve që do të vizitojnë vendin dhe do të kthehen më pas në atdhe?

Logoja zyrtare e Rio 2016
Logoja zyrtare e Rio 2016

Kur Rio de Zhaniero fitoi të drejtën e Lojërave Olimpike 2016, virusi Zika nuk kishte mbërritur ende në Brazil. Tani, pasi miliarda dollarë janë investuar në përgatitjen për Lojërat Olimpike, shteti i Rio de Zhanieros ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve të dyshuara me virusin Zika. A duhen Lojërat Olimpike Verore 2016 të shtyhen apo të zhvendosen diku tjetër?

Ky është një vendim i vështirë dhe faktet nuk janë ende të qarta. Për këtë arsye, muajin e shkuar unë iu bashkova 223 shkencëtarëve, bioeticienëve dhe ekspertëve të shëndetit publik në nënshkrimin e një letre të hapur ndaj Margaret Chan, Drejtores së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ne i kërkuam asaj të caktojë një grup të pavarur për të këshilluar OBSH dhe Komitetin e Lojërave Olimpike në një proces transparent që do të ofronte provat e nevojshme për të balancuar shëndetin publik përkundrejt ndërprerjes së një eventi të madh sportiv ndërkombëtar.

Virusi Zika nuk është diçka e re, por varianti që hyri në Brazil në vitin 2013 është më i rrezikshmi se çdo variant i njohur. Një studim i publikuar muajin e shkuar nga Revista Mjekësore e Anglisë së Re ka konfirmuar se kur virusi infekton një grua shtatzënë, mund të pengojë zhvillimin e trurit në fetusin e saj – një gjendje e rrallë e njohur si mikrocefalia. Në raste të rënda, mikrocefalia mund të pengojë jetesën e pavarur të fëmijës.

Shpërthimi brazilian i virusit Zika është lidhur me një formë veçanërisht shkatërrimtare të mikrocefalisë e njohur si ndërprerje e zhvillimit të trurit të fetusit. Derisa Zika u përhap në Brazil, vetëm disa fetuse me këtë gjendje janë regjistruar. Së fundmi, një studim zbuloi se 35 fetuse me mikrocefali në Brazil zbuloi se 11 prej tyre kishin ndërprerjen e zhvillimit të trurit.

Kërkimet më të fundit konfirmojnë lidhjen midis Zikës dhe mikrocefalisë në një studim, të publikuar dy muaj më parë, i cili analizoi gratë shtatzëna në Rio de Zhaniero me simptomat e infeksionit Zika. Te ato që iu konfirmua infeksioni, 29 për qind mbartnin një fetus me një anormali serioze. Asnjë prej grave që nuk ishin të infektuara nuk kishte anoramlitet në fetus.

Te të rriturit, Zika shkakton temperaturë të lartë dhe përskuqje; por më shqetësues është fakti se mund të ketë një lidhje midis sindromës Guillain-Barre, një çrregullim shkatërrimtar dhe ndonjëherë që merr jetë njerëzish, që mund të shkaktojë paralizë për disa muaj ose madje disa vite. Rreziku i zhvillimit të sindromës Guillain-Barre për një të rritur të infektuar me virusin Zika mbetet  i panjohur.

OBSH e ka deklaruar Zikën një “Shqetësim Emergjent i Shëndetit Publik Ndërkombëtar” dhe ka këshilluar që gratë shtatzëna të mos udhëtojnë në Brazil. Por si mund t’i ndihmojë gratë shtatzëna qëndrimi në shtëpi nëse të tjerë e sjellin virusin mbrapsht nga Rio? Me 500,000 persona që pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, kjo ka gjasa të ndodhë në disa vende në të cilat Aedes aegypti, mushkonja që mund të transportojë virusin, është e pranishme.

Dy argumente do të bëhen kundër kësaj arsyeje për shtyrjen apo zhvendosjen e Lojërave. Së pari, rreziku i infektimit në dimër është i ulët, pasi ka më pak mushkonja dhe Brazili po përdor ushtrinë për të spërkatur zonat ku mushkonjat shumohen. Por, siç argumentoi së fundmi Amir Attaran, profesor i të drejtës dhe shëndetit të popullatës nga Universiteti i Otavës, në Analizën e Shëndetit Publik të Harvard, kalimi i etheve tropikale, një virus i lidhur me Zikën dhe i transportuar nga e njëjta specie e mushkonjave, ulet, por nuk shkon në zero në Rio në dimër.

Sa për spërkatjen, Attaran hedh dyshime për efikasitetin e saj, duke marrë parasysh faktin se Rio ka parë një rritje të ndjeshme dhe të pashpjeguar të ethes tropikale këtë vit. Lagjja e Parkut Olimpik, ku do të mbahen eventet, ka pasur më shumë raste të etheve verore në tre-mujorin e parë të vitit 2016 sesa në të gjithë vitin 2015.

Përgjigjja e dytë është të themi se miliona turistë e vizitojnë Rion gjithsesi, ndaj përhapja e Zikës në vende të tjera me mushkonjat Aedes aegypti është e pashmangshme; ka pak ndryshim nëse vizitorët që e sjellin atë në vendet e tyre kanë qenë në Lojërat Olimpike. Por, si rezultat i shpërthimit brazilian, kërkimet mbi Zikën janë shtuar dhe ka shpresa të arsyeshme se një vaksinë, një drogë anti-virale apo mjete të tjera të luftimit të infeksionit ose përhapjes së tij do të gjenden.

Ndaj kur infeksioni përhapet është kritik. Nëse Lojërat Olimpike bëhen, vizitorët do të vijnë në Brazil nga shumë vende të tjerë ku virusi nuk është i pranishëm. Nëse ata e kthejnë Zikën në rajonet e tyre me Aedes aegypti dhe sisteme të kujdesit shëndetësor të pamjaftueshme – si për shembull Afrika Perëndimore dhe Azia e Jugut – miliona infektime do të ndodhin përpara se mjetet efektive të parandalimit apo një kurë të jenë gjendur.

OBSH ka thënë se anulimi i Lojërave Olimpike do të “komprometonte investimin e madh që atletët dhe të tjerët kanë bërë në përgatitjen e atij që duhej të ishte një rast fantastik”. Nuk ka dyshim se kjo është e vërtetë, por kjo duhet gjithashtu të vihet në peshore përkundrejt rreziqeve të përhapjes së një virusi të rrezikshëm. Statuti Olimpik thotë se përgjegjësia sociale dhe respekti për të drejtat themelore të njeriut dhe etikës janë në zemër të lëvizje Olimpike.

Nuk është as përgjegjësi shoqërore dhe as etike të shpërfillen rreziqet që virusi Zika paraqet ndaj të rriturve dhe fëmijëve që nuk janë lindur ende. Ndoshta rreziqet janë ende të pakëta për të justifikuar vazhdimin e Lojërave Olimpike në Rio (që në çdo rast mund të shtyhet në vend që të anulohet), por ndoshta nuk është kështu. Derisa ekspertët e kualifikuar të kenë zbuluar të gjitha faktet, bota duhet të qëndrojë larg.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Should the World Go to Rio?

Etiketa: AfrikaAfrika PerëndimoreAnalizëBrazilBrazilibrazilianinfektimeMjekmjekëOBSHProject SyndicateSHturistUniversitetivaksinvariantVendimvirus
Tjetri
Malazezët kundër kthimit në hotel të fortesës me vlerë turistike

Dhuna mes bandave trondit Kotorrin

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.