AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e OKB-së akuzon Serbinë për mungesë bashkëpunimi

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i ICTY Carmel Agius (majtas) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Foto: OKB

Gjykata e OKB-së akuzoi Serbinë se ka shkelur marrëveshjet e bashkëpunimit dhe ka cenuar përpjekjet për drejtësi duke mos arrestuar tre anëtarët e Partisë Radikale Serbe të akuzuar se kanë ndërhyrë te dëshmitarët e gjyqit të Sheshelit.

Presidenti i ICTY Carmel Agius (majtas) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Foto: OKB
Presidenti i ICTY Carmel Agius (majtas) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Foto: OKB

Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën, presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carmel Agius, tha se Serbia duhet të kishte ekstraduar tre anëtarët e Partisë Radikale Serbe të akuzuar se kanë ndërhyrë te dëshmitarët gjatë gjykimit të liderit të tyre Vojisllav Shesheli.

“Ndërhyrja në administrimin e drejtësisë godet direkt në zemër atë që së bashku ne jemi përpjekur me shumë kujdes të ndërtojmë që nga lindja e Gjykatës dhe cenon aftësinë e Gjykatës për të kryer punën e saj në mënyrë efikase dhe të drejtë,” tha Agius n Këshillin e Sigurimit të mërkurën.

Gjykata e Lartë në Beograd vendosi më 18 maj se anëtarët e Partisë Radikale – Vjerica Radeta, Jovo Ostojiç dhe Petar Jojiç – nuk mund të arrestohen dhe transferohen në Hagë për t’u gjykuar sepse kjo nuk është në përputhje me ligjin serb për bashkëpunim me gjykatën e krimeve të luftës të mbështetur nga OKB-ja.

Sipas gjykatës së Beogradit, Serbia mund të arrestojë vetëm njerëz që kërkohen nga ICTY që akuzohen për krime lufte, gjenocid ose krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, në të kaluarën Serbia ka transferuar të dyshuar në Hagë.

“Ndryshe nga vendimet e saj të mëparshme, Gjykata e Lartë në Beograd tani -për habinë time të madhe- ka pohuar se Serbia nuk e ka për detyrë të bashkëpunojë me Gjykatën për çështje përbuzje vendimesh. Kjo është shumë shqetësuese dhe e bën të domosdoshme për mua të shpreh shqetësimet e mia serioze,” tha Agius në Këshillin e Sigurimit.

“Mendoj se ky zhvillim është një hap i rëndësishëm pas në çështje bashkëpunimi me Gjykatën dhe një mospërfillje e papranueshme e parësisë së ligjit të Gjykatës për ligjet e brendshme të Serbisë siç synohet nga Këshilli i Sigurimit,” shtoi ai.

Sasa Obradoviç, i dërguari i qeverisë serbe për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, tha se Beogradi nuk mundi t’i arrestonte tre radikalët sepse mendonte se një lëvizje e tillë mund të vinte në rrezik sigurinë kombëtare.

“Urdhër arresti për tre personat erdhi pasi Shesheli u lirua përkohësisht për t’u trajtuar për kancer në nëntor 2014. Ishte vlerësimi i qeverisë se arrestimi i tyre mund të rrezikonte stabilitetin në vend,” tha Obradoviç në Këshillin e Sigurimit.

Sipas Ligjit të Serbisë për Bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Beogradi nuk është i detyruar të përmbushë të gjitha kërkesat e ICTY-së. Qeveria mund të mohojë çdo kërkesë, nëse ajo beson se kjo shkel sovranitetin apo sigurinë kombëtare të Serbisë.

Tre zyrtarët e kërkuar të Partisë Radikale Serbe kanë thënë disa herë për mediat se ata nuk do të shkojnë kurrë vullnetarisht në Gjykatën e Hagës.

Sheshi i ka mbështetur gjithashtu ata, duke i quajtur “qytetarë të nderuar të Serbisë”.

Shesheli u lirua nga akuzat për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi nga ICTY-ja më 31 mars, por prokuroria kërkoi apelim të çështjes.

Serbia u kritikua më tej në Këshillin e Sigurimit të Mërkurën nga kryeprokurori i ICTY-së Serge Brammertz, i cili tha se dështimi në arrestimin e tre anëtarëve të Partisë Radikale Serbe nuk ishte e vetmja arsye për shqetësim.

“Është shqetësues fakti që Serbia nuk ka emëruar ende Kryeprokurorin e Krimeve të Luftës, pavarësisht se ka pasur të paktën një vit për ta bërë këtë. Është e vështirë të kuptosh pse ky pozicion i rëndësishëm mbetet ende bosh,” tha Brammertz.

Deputetët serbë vitin e kaluar nuk arritën të binin dakord për zgjedhjen e një prokurori të ri për krimet e luftës dhe që atëherë, zyra ka pasur vetëm një zëvendësuese.

Serbia ende nuk ka vendosur një datë për zgjedhjen e prokurorit, i cili mund të pritet në rastin më të mirë në fund të vitit.

“Situata e përgjithshme ngre dyshime legjitime nëse ka apo jo angazhim të vërtetë për një dhënie të paanshme llogarie për krime lufte. Lavdërimi i vazhdueshëm i kriminelëve të dënuar të luftës në Serbi i shton këto dyshime,” tha Brammertz, duke iu referuar pritjes prej heroi që qeveria serbe organizoi për kriminelin e luftës Vladimir Lazareviç pas lirimit të tij nga burgu.

Etiketa: ApelimarrestimiBeogradBosnjedeputetdëshmitarëgjenocidGjykataGjykatëGjykatësKrimekrime lufteKroaciLindjaLufteOKBpaktProkuroriProkuroriaPunëQeveriarrezikSerbiSerbiaSerge BrammertzShesheliVendimetVojisllav Sheshelizhvillim
Tjetri
Lufta kushton 13.6 trilion dollar. Përse shpenzojmë kaq pak për paqen?

Lufta kushton 13.6 trilion dollar. Përse shpenzojmë kaq pak për paqen?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.