I nxehti i verës po krijon shqetësime të reja në provincën veriore të Serbisë, Vojvodinë, ku shkaqet politike kanë bllokuar një sistem rajonal të ujësjellësit i cili do të shpëtonte mijëra banorë nga furnizimi me ujë toksik.
Banorët e Zrenjanin, qytet i rreth 123,000 banorëve, 80 kilometra në veri të kryeqytetit Beograd, po e përjetojnë afrimin e sezonit të pushimeve me ndjenja të përziera. Ndërsa shumica presin për pushimet e tyre të verës, ata gjithashtu shqetësohen se të nxehtit e verës do të përkeqësojë problemet e tyre me furnizimin me ujë.
Ekspertët paralajmërojnë se në shumë komunitete lokale në të gjithë krahinën e Vojvodinës, njerëzit po pijnë ujë që ose ka përmbajtje toksike ose të papërshtatshme për konsum të pijshëm.
Megjithatë, trazirat politike po vojnë rindërtimin e furnizimeve të vjetra të ujit dhe ndërtimin e atyre të reja.
Tanja Kruniç, një banore e Zrenjanin, si shumica e familjeve të tjera, thotë se blen ujë të pijshëm nga dyqanet si një rutinë e përditshme e saj dhe bashkëshortit.
“Deri kohët e fundit, kemi blerë ujë të paketuar me pesë apo gjashtë litra, që kushton në nga 80 deri në 120 dinarë [0.6-1 euro],” thotë ajo.
“Tani, po blejmë ujë nga një distributori privat me pako të mëdha, sepse ajo është më e thjeshtë. Një nga ato kushton rreth 400 dinarë [3.2 euro]”, tha ajo për BIRN.
Ajo shpjegoi se familja e saj ka nevojë për ujë me shishe për të pirë, për të bërë çaj dhe kafe, por familja Kruniç ende gatuan vaktet duke përdorur ujin e rubinetit që vjen nga tubacionet e qytetit.
“Shumica e njerëzve në Zrenjanin e përdorin ujin e rubinetit për këtë qëllim”, tha Tanja, duke shpjeguar se ajo është shumë e shtrenjtë që shumica e njerëzve ta përdorë ujë me shishe për gatim.
“Por ne ende na duhet të paguajmë një faturë mujore për konsum të ujit nga sistemi i qytetit,” vuri në dukje ajo.
Njerëzit në Zrenjanin kanë pirë ujë me shishe për më shumë se dhjetë vjet.
Uji i rubinetit nga puset e qytetit ka dhjetë herë më shumë arsenik toksik nga sa ligji e lejon.
Për shkak të kësaj, ndërtimi i një fabrike të re të ujit ka qenë një nga temat më të shpeshta në fushata e ndryshme zgjedhore, por deri më tani nuk është bërë asnjë përparim real.
Autoritetet në Zrenjanin janë përpjekur ta zgjidhin problemin në disa raste.
Pas ndërtimit të disa impianteve të reja të ujit, këshilli i qytetit miratoi nënshkrimin e një kontratë me një kompani gjermane, WTE Wassertechnik.
Por autoriteti i ri vendor, i drejtuar nga koalicioni i mbledhur rreth Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste të Serbisë, ndërpreu kontratën në vitin 2014 dhe zgjodhi një kompani të re për të punuar, italianen Gruppo Zilio.
Wassertechnik ngriti një padi kundër Zrenjanin, ndërsa kompania e re italiane, së bashku me politikanët lokalë, u ka premtuar qytetarëve se do të ketë një furnizim me ujë të pijshëm të shëndetshëm deri në fund të vitit 2015.
Që atëherë afati është shtyrë disa herë. Ndërkohë, Këshilli i qytetit ka shkarkuar drejtorin e ri të kompanisë lokale të ujësjellësit, me kërkesën e tij, duke ngritur shqetësime rreth vonesave të reja për planin.
BIRN i kërkoi Gruppo Zilio të shpjegojë vonesat, si dhe gjendjen aktuale të projektit, por kërkesa nuk mori përgjigje në kohën e publikimit.
Bashkë me Zrenjanin, pjesë të tjera të Vojvodinës, si Sombor, Kikinda, Vrsaç, Pançevo, Inxhija dhe qytete të tjera janë regjistruar si me probleme me furnizimin me ujë.
Ekspertët thonë se në shumicën e këtyre rasteve, furnizimi me ujë ka rënë viktimë e politikës.
Ata thonë se ndërtimi i sistemeve rajonale do të zgjidhë problemet e mëdha dhe se plani duhet të drejtohet nga profesionistë dhe jo nga politikanët.
Përfaqësuesit e kompanive publike në të gjithë Vojvodinën janë dakord se një sistem rajonal i ujësjellësit është zgjidhja më e mirë afatgjatë dhe paralajmërojnë se autoritetet lokale nuk kanë kapacitet për t’u marrë me këtë problem vetë.
Nitrat në Indjija, baktere në Pancevo:
Në gjashtë nga nëntë fshatra në komunën e Odzaci, uji i rubinetit nuk lejohet të përdoret. Dy vjet më parë, uji ishte gjithashtu i ndaluar për t’u përdorur në disa raste në vetë komunën Odzaci, një qytet i vogël prej rreth nëntë mijë banorësh dhe qeveria lokale në fund u detyrua të rishqyrtojë problemin.
Drejtori ujësjellësit JKP Usluga, Nikola Arsiç, tha se nuk priten probleme të reja në Odzaci, por shtoi se autoritetet lokale nuk mund të përballen të vetme me një çështje kaq të mëdha.
“Cilësia e ujit në Vojvodinë është shumë e keqe dhe zgjidhja është ndërtimi i sistemeve rajonale të ujit. Autoritetet lokale nuk janë në gjendje të sigurojnë ujë që është i sigurt nga aspekti kimik,” tha Arsiç për BIRN.
Drejtori i përgjithshëm në një shoqëri tjetër të ujësjellësit në qytetin e Inxhija, Dragan Dosen, ra dakord.
Dy vjet më parë, uji i rubinetit në Indjija, një qytet prej 26.000 banorësh rreth 45 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, e pati të ndaluar ta përdorte ujin për disa ditë për shkak të përqendrimeve të larta të nitrateve.
Dosen thotë se Instituti Jaroslav Cerni – një nga organizatat kryesore të kërkimeve të ujit në Serbi –kreu një studim të një sistemi rajonal të ujit që do të përfshinte Indjija, Stara Pazova, Irig, Pecinci dhe Ruma.
“Kjo është zgjidhja më e mirë për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe ai sistem do të sigurojë sasi të mjaftueshme të ujit”, tha për BIRN Dosen.
Problemet e ujit të pijshëm në qytetin e Pançevos vitin e kaluar kërkuan ndërhyrjen e policisë.
Përdorimi i ujit të pijshëm në këtë qytet prej 76,000 banorësh u ndalua për herë të parë për shkak të pranisë së baktereve dhe më vonë për shkak të zbulimeve të përbërësit të rrezikshëm kimik Trihalomethane.
Drejtori i ujësjellësit lokal dha dorëheqjen dhe policia nisi një hetim për të përcaktuar nëse ndalimi i përdorimit të ujit ishte deklaruar në një moment në kohë apo nëse njerëzit në Pançevo kishin pirë ujë toksik prej kohësh. Hetimi është në vazhdim.
Bozo Dalmacija, profesor në Departamentin e Kimisë, Biokimisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Fakultetin e Shkencave në qendrën administrative të Novi Sadit në Vojvodinë, tha se ai kishte frikë se rreth 800.000 njerëz në Vojvodinë janë të ekspozuar ndaj ujit të pijshëm që përmban sasi të tepërta të arsenikut.
“Ne kontrolluam çdo pus. Kur kishim para, nuk bëmë asgjë, sepse nuk e kishim identifikuar këtë problem”, tha për BIRN Dalmacija.
Ai shpjegoi se përveç arsenikut të tepërt të ujit në Vojvodinë, shpesh uji përmban amoniak, mangan dhe ferrum, të cilat mund të ketë një shumëllojshmëri efektesh të rënda shëndetësore, duke filluar nga tensioni i lartë deri te kanceri.
“Zgjidhja është të ndërtohen sisteme rajonale ujësjellësi dhe fakulteti ynë hartoi një strategji, por të gjithë e shpërfillën atë dhe gjithçka është kaluar në dorë të qeverive lokale, ku nuk ka njohuri të mjaftueshme për t’u marrë me probleme të tilla,” tha Dalmacija.
Për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme politike në ujësjellësit lokalë, shtoi ai, ekspertët kanë frikë nga humbja e punës dhe nuk flasin.
“Unë i shkrova një letër kryeministrit [Aleksandër Vuçiç] në të cilin e paralajmërova se menaxhimi në ujësjellësat vendor duhet të zgjidhet në mënyrë profesionale,” tha Dalmacija.
Disa nga drejtorët aktualë janë historianë me profesion, të tjerët vijnë nga sektori i IT, ndërsa një drejtor i një ujësjellësi në Novi Sad ka një sfond akademik në gjeografi, shtoi ai.
Dalmacija tha se një sistem rajonal i ujësjellësit nuk do të jetë aq i shtrenjtë dhe se me një kosto prej 900 milionë eurosh, e tërë Vojvodina mund të marrë ujë të sigurt, me cilësi të mirë dhe të lirë.
“Zgjidhja është një viktimë e politikës”, përfundoi Dalmacija.