AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Euro 2016 dhe Brexit: çfarë na tregon futbolli rreth globalizimit

Roland RobertsonRichard GiulianottingaRoland RobertsondheRichard Giulianotti
10 years më parë
në Blog, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Granit Xhaka i Zvicrës majtas dhe vëllai i tij Taulant Xhaka i Shqipërisë me Amir Abrashin djathtas, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Euro 2016, 11 qershor 2016. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Ndërsa Euro 2016 dhe Brexit morën vëmendjen kryesore të medias ka shumë ngjashmëri mes Kampionatit Europian që vë përballë kombëtaret dhe globalizmit që fajësohet si shkaku kryesor i Brexit.  

Granit Xhaka i Zvicrës majtas dhe vëllai i tij Taulant Xhaka i Shqipërisë me Amir Abrashin djathtas, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Euro 2016, 11 qershor 2016. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Granit Xhaka i Zvicrës majtas dhe vëllai i tij Taulant Xhaka i Shqipërisë me Amir Abrashin djathtas, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Euro 2016, 11 qershor 2016. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Nëse ka dy gjëra që dominuan titujt e gazetave javën që shkoi, ishte Kampionati Europian 2016 dhe vendimi i publikut britanik për t’u larguar nga Bashkimi Europian – që shumë njerëz po thonë se është një goditje kundër globalizimit. Dy gjërat kanë më tepër të përbashkëta nga sa mund të duket me pamje të parë.

Kuptimi i globalizimit përmes futbollit

Në tre mënyra të rëndësishme, ne i shohim trendet e globalizimit të reflektuara në botën e futbollit.

Së pari, globalizimi është një term proces afatgjatë, shumë-dimensional, me fusha të ndërlidhura ekonomike, sociale, politike dhe kulturore. “Loja e bukur” është, njëkohësisht, një formë botërore kulturore, një industri multi-miliard dollarë – 25 miliardë dollarë vetëm në Europë – një fokus për audiencat e televizionit global dhe një mundësi fotografie si asnjë tjetër për elitat politike dhe kulturore që marrin pjesë në kampionatet e mëdha.

Së dyti, globalizmi është i përkufizuar nga nivelet e rritjes së ndërlidhjes transkombëtare (përmes udhëtimit dhe komunikimit, për shembull) dhe nënvetëdijes globale (duke promovuar sensin e botës si nëj vend i vetëm). Kampionati Europian i reflekton dhe intensifikon të dyja këto tipare, duke tërhequr qindra mijëra tifozë nga e gjithë Europa, ndërsa përfaqëson gjithashtu një fokus të përbashkët kulturor për shumicën e njerëzimit.

Së treti, globalizmi është karakterizuar gjithnjë e më shumë nga proceset e “glokalizimit”, që i referohet ndërvarësive të përbashkëta dhe bashkëpunimit mes lokales (ose të veçantës) dhe globales (ose universales). Duke theksuar këto procese të glokalizimit, futbolli, si një lojë globale, ka përbërë prej kohësh një hapësirë kulturore në të cilën format e identitetit lokal dhe kombëtar janë krijuar, eksploruar dhe vënë në garë. Kështu, për shembull, spanjollët, italianët dhe anglezët shpesh e prezantojnë veten si me prejardhje të ndryshme traditash futbolli dhe stilesh të lojës.

Ndoshta më e rëndësishmja është se futbolli tregon kreativitetin glokal të aktorëve socialë, grupeve dhe komuniteteve dhe mënyrën se si ato gjejnë një mënyrë për t’u përfshirë në mënyrë pragmatike, kreative dhe të suksesshme me forcat e fuqishme transkombëtare. Shtetet e vogla si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Islanda kanë qenë shembuj të shkëlqyer të këtij trendi në kampionatin 2016.

Teksa globalizmi ndryshon, po kështu edhe futbolli

Përtej pikave paraprake, ka edhe mënyra të tjera thelbësore se si futbolli dhe globalizimi ndërthuren.  Së pari, Kampionati Europian, ashtu si finalja e Kupës Botërore, nënvijëzojnë vazhdumësinë e rëndësisë së formave kombëtare të identitetit, veçanërisht në kontekstin global. Kjo pikë shpërblen supozimin e akonshëm se globalja shuan lokalen apo kombëtare. Kampionati Europian është zgjeruar në shkallë, nga 16 në 24 skuadra kombëtare. Dhe shumica e mbulimit mediatik për eventin ka në qendër grupet e tifozëve kombëtarë, që krijojnë spektaklin në mënyra nga më shumëngjyrëshet.

Njëkohësisht, kampionati reflekton se si kombësia në vetvete po bëhet më komplekse dhe më fluide, pjesërisht për shkak të ndikimit të migracionit, formave në ndryshim të shtetësisë dhe politikave aktuale globale. Kështu, skuadra franceze, gjermane, angleze, zvicerane dhe të tjera përfaqësojnë aspekte të rëndësishme multikulturore të popullatave të tyre kombëtare. Në kampionatin e këtij viti, ne patëm rastin intrigues të garës Shqipëri-Zvicër, kur të dyja vendet kishin në fushë disa lojëtarë me origjinë kosovare (shqiptarë etnikë), përfshirë dy vëllezër që luajtën si kundërshtarë.

Më shqetësues është fakti se Europiani ka sjellë gjithashtu dhunë serioze dhe prishje të rendit publik te grupet e tifozëve kombëtarë. Incidente të tilla mund të kuptohet duke iu referuar kompleksitetit të gjeopolitikës kombëtare dhe më gjerë (sidomos marrëdhënieve mes Bashkimit Europian, NATO-s dhe Rusisë) si dhe përmes përhapjes së transkombëtare të identiteteve nënkulturore (huliganëve të futbollit) dhe rivalëve.

Në fakt, disa komentatorë madje folën për mundësinë e marrëdhënieve luftarake mes mbështetësve të skuadrave të ndryshme kombëtare. Kjo jehon komentet e bëra nga ata që ishin kundër Brexit, të cilët argumentuan se situata në Europë po përkeqësohej gramatikisht, saqë paralajmërimet e mundësisë së luftës nuk janë aq dramatike.

Europiani u luajt gjithashtu në sfondin e krizës politike brenda lojës. Skandali në vazhdimësi i FIFA ka filluar të zbulojë rrjete më komplekse dhe skandaloze të korrupsionit përmes qeverisjes botërore të lojës. Ka nënvijëzuar problemet e sigurimit të strukturave efektive, demokratike dhe transparente dhe proceseve të qeverisjes globale. Më pozitivisht, kjo dramë globale nënvijëzon se si ndërhyrjet ndërkombëtare juridike, civile dhe politike mund të koordinohen për të luftuar kriminalitetin e tillë.

Dhe Europiani ka nënvijëzuar natyrën glokale të rrezikut të sulmit terrorist. Franca kreu një aksion të madh sigurie për të luftuar kërcënimet e mundshme të sulmit terrorist gjatë kampionatit. Të tilla rreziqe kanë një bazë transkombëtare, sidomos në marrëdhëniet me Lindjen e Mesme dhe Afganistanin, por gjithashtu kanë dimensione kombëtare dhe rajonale, përmes radikalizmit të disa të rinjve me trashëgimi të Afrikës së Veriut në Francë dhe Belgjikë.

Së fundmi, kampionati ofron prova të mëtejshme rreth rëndësisë transkombëtare të futbollit dhe mënyrës se si loja prek shumë fusha në jetë. Europiani është një pikë diskutimi në shtëpi, në zyra dhe në hapësira të tjera dhe madje formëson oraret e punës, veçanërisht me fillimin e hershëm të lojërave. Kampionati mbush programet televizive, diskutimin në masmedian dhe median sociale dhe reklamat në Europë dhe më globalisht.

Ky artikull është pjesë e serive për globalizimin.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBrexitEuroEuropaFIFAFrancaFushaglobalizimiIrlandaNATOprishjePunëSHshqipShqipëriTerroristVendimiZvicër
Tjetri
Revolta Brexit

Nga Brexit te e ardhmja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.