AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Pikëpyetja mbi largimin e Britanisë nga BE-ja

Marcus TannerngaMarcus Tanner
10 years më parë
në Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Theresa May, Ministrja e Brendshme dhe kandidatja për kryesinë e Partisë Konservatore në Britani. Foto: BETA/(AP Photo/Matt Dunham)

Me kampin fitimtar pro largimit jashtë kontrollit dhe pa asnjë shenjë të ndonjë lëvizje nga Britania për t’u aktivizuar Neni 50, mbështetësit e qëndrimit po bëjnë thirrje që rezultati i referendumit të 23 qershorit të lihet mënjanë.

Theresa May, Ministrja e Brendshme dhe kandidatja për kryesinë e Partisë Konservatore në Britani. Foto: BETA/(AP Photo/Matt Dunham)
Theresa May, Ministrja e Brendshme dhe kandidatja për kryesinë e Partisë Konservatore në Britani. Foto: BETA/(AP Photo/Matt Dunham)

Thuajse dy javë kanë kaluar, që nga vota historike e Mbretërisë së Bashkuar për të ardhmen e anëtarësimit të vet në BE, dhe britanikët nuk janë më afër njohjes së faktit se kur – ose nëse – qeveria e tyre do të aktivizojë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, mekanizëm që fillon procesin e shkëputjes.

Refuzimi nga qeveria britanike për të dhënë një datë vjen mes thirrjeve në rritje për të shpërfillur rezultatin e referendumit dhe nga kërcënimet për të sfiduar legjitimitetin e qeverisë për ndërmarrjen e një vendimi të njëanshëm pa konsultuar më parë parlamentin.

Ish-kryeministri Tony Blair është politikani më i fundit britanik që sugjeroi që qeveria të lërë mënjanë rezultatin e referendumit me justifikimin se nuk ishte mjaftueshëm i qartë.

Qeveria duhet të “marrë kohën e vet” dhe “t’i mbajë opsionet e hapura”, tha Blair më herët këtë javë, duke shtuar se vullneti i njerëzve siç u demonstrua më 23 qershor “mund të ndryshojë” në të ardhmen.

Kolapsi dramatik i koalicionit “Të largohemi” pas 23 qershorit ka inkurajuar më tej kampin e mundur “Të qëndrojmë”.

Shumë prej tyre pretendojnë se ata që donin të dilnin nga BE-ja janë penduar për votën e dhënë në 23 qershor për të dalë.

Liderët e fushatës së suksesshme “Të largohemi” ndërkohë janë kthyer kundër njëri-tjetrit që pas derdhjes së shampanjës në mëngjesin e 23 qershorit.

Pas votimit guruja dhe ndihmësi i ish-kryebashkiakut të Londrës Boris Johnson, Michael Gove e denoncoi atë si krejtësisht të përshtatshëm për t’u bërë kryeministër.

Një Johnson i turpëruar u detyrua të anulojë papritur fushatën e tij për t’u bërë lideri i ardhshëm i partisë qeverisëse të Konservatorëve.

Megjithatë, roli i Gove në atë që u quajt një “vrasje” e papritur politike ka dëmtuar edhe kredibilitetin e tij gjithashtu. Me gjak politik në duar, pak arrin të besojnë në shanset e tij për të pasuar David Cameron në rezidencën kryeministrore.

Figura e tretë kyçe e fushatës për të dalë, lideri Nigel Farrage nga UKIP, dha dorëheqjen si lider i partisë së tij anti-BE, duke thënë se “do të jetojë sërish”.

Me kampin e daljes që e ka humbur kontrollin dhe në rrëmujë, Partia Konservatore dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duken se me gjasa do të bien në duart e një mbështetëse të qëndrimit, Ministres së Brendshme Thereza May – e cila kryesoi raundin e parë zzgjedhur të lidershipit të partisë të martën.

May këmbëngul se ajo pranon rezultatin e referendumit të 23 qershorit. Ende, ngritja e saj në dukje e pandalshme në pushtet mund të nxisë vetëm ankth mes atyre që votuan për t’u larguar se dalja e Britanisë nga BE-ja mund të përfundojë e mbetur stok në ekuivalentin politik të një ngrice.

Figura kyçe në Europë po e kujdesen shumë për ato që thonë. Ndërsa disa liderë në Spanjë dhe Francë, Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker, thonë se ata duan që Britania të nxitojë dhe të bëjë gati valixhet, humori në Berlin dhe në disa kryeqytete të tjera është krejt i ndryshëm.

UK Times të mërkurën citoi një nga këshilltarët kyçë të kancelares gjermane Angela Merkel të thoshte se nuk duhet nxituar.

Merkel vetë i tha kolegëve të qendrës së djathtë nga Europa në një takim në Bruksel javën e shkuar se ata duhet të presin për të ardhmen e Britanisë në BE deri pas pushimeve të verës.

Mosbesimi i Merkel rreth Juncker është i mirënjohur dhe i shoqëruar me raporte ku Gjermania ka shprehur se do ta zëvendësojë atë.

Ndërsa erërat politike në Britani duket se po fryjnë në favor të atyre që duan të qëndrojnë, gjithçka varet nga rezultati i garës elektorale të lidershipit të Partisë Konservatore.

Nëse May merr postin me një mbështetje të madhe nga anëtarët e partisë dhe deputetët, ajo mund të ndjejë lirinë për të vonuar ose harruar ngadalë planet për të dalë nga BE-ja.

Ajo do të ndihmohej me këtë zgjedhje – nëse vendos ta çojë përpara – nga raportet se qeveria britanike ka një mungesë kronike të negociatorëve tregtarë të nevojshëm për të ndërmjetësuar traktatet bilaterale me partnerët kryesorë ekonomikë të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë SHBA-në dhe Europën.

Këto raporte thonë se ndërsa Britanisë i duhet të mbledhë një skuadër me të paktën disa qindra ekspertë, Whitehall [Shërbimi civil britanik] ka vetëm 40 ose 50 në dispozicion.

Megjithatë, hapësira e May për të manovruar do të pakësohet nëse ajo fiton ngushtësisht lidershipin e partisë dhe përballet me një sfidë të madhe nga rivalja e saj e ashpër anti-BE, Angela Leadsom.

Në atë rast, May do të duhet të gjejë mbështetje nga ata që votuan për të dalë – dhe sado që t’i mungojnë negociatorët e kualifikuar tregtar – të caktojë një afat për t’u larguar nga BE-ja.

Etiketa: Angela MerkelBEBoris JohnsonBritaniBrukselDavid CamerondeputetEuropaGjermaniambështetjeMerkelpaktPartiaPartia KonservatoreQeveriaRefuzimiSHSHBATony BlairVendimiVotavrasjezgjedhje
Tjetri
Qindra emigrantë të ngecur në kufirin Serbi-Hungari

Qindra emigrantë të ngecur në kufirin Serbi-Hungari

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.