AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qindra emigrantë të ngecur në kufirin Serbi-Hungari

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantët bëjnë thirrje me sloganin “Liri” teksa protestojnë pranë kufirit Hungari-Serbi. Foto: Zyra e Komisioneri të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Qindra emigrantë kanë mbetur të zënë në kurth në një copë toke midis Serbisë dhe Hungarisë, pasi kjo e fundit miratoi rregulla të reja më të ashpra për të kufizuar fluksin e refugjatëve.

Emigrantët bëjnë thirrje me sloganin “Liri” teksa protestojnë pranë kufirit Hungari-Serbi. Foto: Zyra e Komisioneri të OKB për të Drejtat e Njeriut.
Emigrantët bëjnë thirrje me sloganin “Liri” teksa protestojnë pranë kufirit Hungari-Serbi. Foto: Zyra e Komisioneri të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Qindra emigrantë, kryesisht nga Afganistani, që shpresojnë të arrijnë në Europën Perëndimore nëpërmjet Hungarisë, janë bllokuar në “tokën e askujt” të enjten, pasi Hungaria aplikoi masa të rrepta të kontrollit të emigracionit duke filluar nga e marta.

Duke treguar se nuk do të tolerojnë, autoritetet hungareze këtë javë kthyen 870 emigrantët në Serbi për mungesë të dokumentacionit të rregullt, sipas njoftimeve në median serbe të enjten.

Ata u kthyen në Serbi në bazë të rregullave të reja të vendosura nga Hungaria, sipas të cilave të gjithë emigrantët që gjenden në zonën tetë kilometra nga kufiri me Serbinë duhet të kthehen pas kufirit me gardh që Hungaria e ngriti verën e kaluar.

Ndërkohë, në një kamp të improvizuar në “tokën e askujt”, rreth 500 emigrantë kanë mbetur aktualisht dhe po presin të kalojnë kufirin, kanë raportuar mediat televizive.

Autoritetet hungareze planifikojnë të dërgojnë rreth 17,000 emigrantë në Serbi, të cilët kanë mbërritur në vend transit përmes Serbisë.

Plani është të kthehen në grupe të vogla. Stacioni televiziv serb B92 raportoi të mërkurën se rreth 190 migrantë kaluan në Serbi përmes “kalimeve të improvizuara në murin kufitar hungarez”, jo përmes pikës zyrtare të kalimit Horgos.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç të mërkurën tha se Serbia nuk do të ndiqte të njëjtin veprim me Hungarinë fqinje. “Serbia nuk do të imitojë Hungarinë dhe nuk do të krijojë “shfaqje” në kufijtë e vet”, tha ai në Beograd.

Kryeministri foli pasi Gyorgy Bakondi, kryekëshilltar i kryeministrit hungarez Viktor Orban, të mërkurën konfirmoi se çdo emigrant që kapen brenda kufijve hungarez pranë pikave kufitare me Serbinë dhe Kroacinë do të kthehet në atë kufi.

Autoritetet hungareze të mërkurën dërguan 6000 forca policore në kufirin me Serbinë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve pa dokumente, raportoi media.

Përveç forcave policore shtesë, Hungaria gjithashtu po përdor helikopterë, mjete të blinduara dhe qen kufiri për të lokalizuar emigrantët, tha radiotelevizioni kombëtar serb RTS.

Etiketa: AfganistaniBeogradHungarikampKomisioneriKufiMasaMediaOKBOrbanSerbiSerbiaViktor Orban
Tjetri
Zbulohen kushtet e Kroacisë për anëtarësimin e Serbisë në BE

Zbulohen kushtet e Kroacisë për anëtarësimin e Serbisë në BE

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.