AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Bullgaria i jep më shumë pavarësi sistemit të drejtësisë

Maria CheresevangaMaria Chereseva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pallati i Drejtësisë i Bullgarisë në Sofie. Foto: Foxj/Flickr

Parlamenti i Bullgarisë miratoi ndryshime ligjore që synojnë të reformojnë në mënyrë radikale sistemin e drejtësisë dhe të pakësojnë pushtetin e politikës mbi drejtësinë – por disa ekspertë vënë në pikëpyetje rëndësinë e këtyre ndryshimeve.

Pallati i Drejtësisë i Bullgarisë në Sofie. Foto: Foxj/Flickr
Pallati i Drejtësisë i Bullgarisë në Sofie. Foto: Foxj/Flickr

Deputetët bullgarë mbështetën katër masa të krijuara për t’i dhënë gjykatësve më shumë pushtet në qeverisjen e sistemit të drejtësisë në një seancë plenare të jashtëzakonshme të martën.

Ndryshimet synojnë të kufizojnë fuqinë e politikës për të kontrolluar sistemin, veçanërisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, organi më i lartë vetërregullues në sistemin e drejtësisë, i cili përbëhet nga 25 anëtarë, 11 nga të cilët zgjidhen nga parlamenti.

Masa të tjera kyçe përfshijnë dhënien e më shumë fuqive asamblesë së përgjithshme të gjykatave, sigurimin e pavarësisë së prokurorëve dhe përcaktimin e rregullave të reja në hetimet etike mbi gjykatësit si dhe mbi emërimet dhe vlerësimet e punës së gjykatësve.

Ekaterina Zaharieva, ministrja e Drejtësisë së Bullgarisë, tha në fillim të korrikut se ndryshimet përbëjnë “reformën më të madhe të sistemin e drejtësisë në 25 vitet e fundit”.

Deputetët miratuan edhe disa ndryshme të debatueshme të martën, duke hequr të ashtuquajturat “bonuset e karrierës”, të cilat garantonin promovimin e të gjithë gjykatësve që janë njëkohësisht anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Një propozim tjetër është detyrimi i gjykatësve për të deklaruar pjesëmarrjen e tyre në organizata profesionale te Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili do të mbajë një regjistër të këtyre deklaratave.

Gjykatësit e shikojnë këtë ndryshim si shkelje të të drejtës së gjykatësve dhe prokurorëve për bashkim në shoqata – dhe disa kanë frikë se do të sjellë presion për të dalë nga shoqatat ku sakaq janë anëtar ose që të mos anëtarësohen fare në shoqata në të ardhmen.

Pavarësisht rëndësisë së ndryshimeve ligjore, disa ekspertë kanë vënë në pikëpyetje nëse këto ndryshime do të sjellin me të vërtetë një reformë efikase në sistemin e drejtësisë, reformë të kërkuar nga Bashkimi Europian.

Një gjykatës i tha BIRN në kushtet e anonimatit se ndryshimet në reformën e vërtetë janë humbur dhjetorin e kaluar kur deputetët miratuan një variant tepër të zbutur të ndryshimeve kushtetuese, rrjedhimisht duke dështuar të kufizonin pushtetin total që gëzon aktualisht Prokurori i Përgjithshëm. I njëjti gjykatës tha se kishte rrezik që “lufta kundër korrusionit të nivelit të lartë të vijojë të mbetet një vegim”.

Dimitar Markov, një ekspert ligjor në Qendrën për Studimet e Demokracisë, qe dakord. Masat e miratuara nga deputetët qenë “minimumi i asaj që kërkohet të bëhet,”.

Ai tha se reformat duhet të raportohen pozitivisht nga Komisioni Europian në raportin e ardhshëm të hartuar nën Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit, raport ku vlerësohet progresi i këtij vendi në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Por për sa kohë ne nuk shohim rezultate të dukshme, ne nuk mund të gënjejmë te Komisioni Europian duke thënë se kemi bërë diçka të rëndësishme,” shtoi ai.

Etiketa: Bashkimi EuropianBIRNBullgariadeputetGjykatëGjykatësHetimetKomisioni EuropiankushtetueseLuftaMasandryshime ligjoreprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëraportrrezikvariant
Tjetri
Tregtia vrasëse prej 1.2 miliard eurosh drejt Lindjes së Mesme

Tregtia vrasëse prej 1.2 miliard eurosh drejt Lindjes së Mesme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.