AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shoqëria civile kundër terrorizmit

Dominique MoisingaDominique Moisi
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nxënësit e shkollave në Indi marrin pjesë në një ceremoni që nderon viktimat e sulmit terrorist në Nisë. (AP Photo/Ajit Solanki)

Nxitja e pandërprerë e frikës nga populistët, ushqyer nga sulme të tmerrshme, po e bën Europën irracionale. Në vend që të kërkohet rikthim në kohën para terrorizmit, Europianët duhet të zgjohen përballë rreziqeve me të cilat shfaqen – rreziqe jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për vlerat – si dhe të punojnë për t’i minimizuar këto rreziqe.

Nxënësit e shkollave në Indi marrin pjesë në një ceremoni që nderon viktimat e sulmit terrorist në Nisë. (AP Photo/Ajit Solanki)
Nxënësit e shkollave në Indi marrin pjesë në një ceremoni që nderon viktimat e sulmit terrorist në Nisë. (AP Photo/Ajit Solanki)

Pas sulmeve terroriste në Paris nëntorin e kaluar – një seri sulmesh e koordinuar me kujdes dhe e kryer nga sulmues të shumtë dhe që solli 130 të vdekur – pati shumë dhimbje dhe frikë, por edhe një  frymë uniteti dhe rezistence. Në kontrast me këtë, masakra e Ditës së Bastijës në Nisë – ku një sulmues, pasi mori ndihmë nga pesë njerëz që mund të përshkruhen më mirë si kriminelë se sa si islamistë radikalë, përplasi një kamion me turmën, duke vrarë 84 njerëz, shumë prej të cilëve fëmijë – ndjenja dominuese dukej se qe pafuqia dhe zemërimi.

Francezët janë tashmë të lodhur dhe në ankth. Ata janë të mësuar që të kenë diçka të ngjashme me sigurinë në qytetet e tyre, të cilat kanë qenë prej kohësh bastione të diturisë dhe arteve, jo vende terrori të pafund. Ata duan që të ndjehen të sigurt sërish – me çdo kusht. Këto ndjeja janë tërësisht të kuptueshëm, kjo nuk ndihmon në vendimmarrjen efektive të përbashkët.

Problemi është te parimi “me çdo kusht”.  Nëse njerëzit ndjejnë se udhëheqësit po dështojnë t’i mbrojnë, ata mund të kërkojnë alternativa më radikale; sakaq, populistët dhe partitë politike raciste janë duke tërhequr vëmendjen e popullit në Francë dhe gjithkund tjetër. Të nxitur nga forca të tilla, njerëzit mundet të vendosin edhe të bëjnë vetë ligjin.

Por autoritetet sakaq janë tepër të zëna me punë. Përpjekja për të mbrojtur popullin nga sulmet terroriste ndërkohë që ruhet sundimi i ligjit është, në fund të fundit, një punë shumë e vështirë.

Individë, veçanërisht ata me çrregullime mendore dhe të interesuar në përgjithësi për dhunë, mund të radikalizohen me shpejtësi, siç ndodhi me sulmuesin e Nisës. Ata mund të mos kenë kryer kurrëfarëlloj krimi më parë, apo mund të mos kenë krijuar lidhje reale me grupimet terroriste para se të bëjnë sulm terrorist.  Duke parë këtë, autoritetet franceze e kanë të pamundur të japin me garanci se nuk do të ketë sulme të mëtejshme.

Kjo nuk do të thotë se autoritetet nuk duhet të nxiten që të përmirësojnë taktikat e tyre të parandalimit dhe kundërpërgjigjes. Ka shumë gjëra që mundet dhe duhet të bëhen për të fuqizuar sigurinë në Francë dhe gjithkund tjetër. Por ultimatimi që po japin në mënyrë të nënkuptuar disa francezë sot – ultimatum për garanci absolute të sigurisë, apo kërkesa për të lënë mënjanë parimet e sundimit të ligjit dhe të qenit të hapur dhe të barabartë – bën më shumë keq se sa mirë.

Francezët, si të gjithë popujt, meritojnë të ndjehen të sigurtë kur edin në rrugë, kur dalin për darkë, shijojnë një koncert apo festojnë një ditë kombëtare apo thjeshtë jetojnë. Çështja është si të rivendosim sigurinë në një kohë kur rreziku i sulmeve terroriste nuk mund të eliminohet tërësisht.

Përgjigjja qëndron te shoqëria civile. Qytetarët e zakonshëm duhet të bëhen më të vëmendshëm për shenjat e radikalizimit dhe më të informuar mbi mënyrën se si duhet të përgjigjen. Njerëzit duhet të nxiten të raportojnë rastet e mundshme të radikalizimit te njerëzit pranë vetes si dhe te autoritetet përkatëse, qoftë psikiatër, qoftë policia.

Objektivi është që të mos ringjallet MekKartizmi, (Mçarthyism), ku njerëzit të bëjnë akuza të pabaza ndaj fqinjëve dhe miqve. Përkundrazi, është që të krijohen kanalet përmes të cilave njerëzit që dallojnë shenja racikalizmi apo prirje për dhunë te dikush që ata e njohin, të mund të raportojnë shqetësimet e tyre. Pëveçse t’i japin agjencive ligjzbatuese një mundësi për të parandaluar një sulm, kontribute të tilla nga shoqëria civile mund të ndihmojnë për të përforcuar gadishmërinë e qytetarëve për t’ia lënë operacionet dhe politikat anti-terror vetëm autoriteteve.

Ky model ka funksionuar për Izraelin. Pavarësisht ekspozimit të vazhdueshëm ndaj sulmeve terroriste, Izraeli e ka ruajtur ndjesinë e sigurisë relative, pjesërisht si pasojë e aftësisë së shoqërisë civile për të kontribuuar te siguria e vendit. Për rrjedhojë, qytetarët janë të gatshëm të respektojnë atë që Max Weber e quajti “monopoli i shtetit në përdorimin e ligjshëm të dhunës fizike.”

Natyrisht, Franca nuk është në prag të kolapsit në kaos, me militantë të gatshëm për të luftuar vetë terroristët. Por përjapja e pafundme e frikës nga populistët, paralelisht me sulmet e tmerrshme tragjike, po minon aftësinë e popullit për të gjykuar drejtë dhe po bën që njerëzit të bien pre e retorikës luftënxitëse. Dhe ndërsa zgjedhjet presidenciale pritet të ndodhin pranverën e ardhëshme, ka incentivë të fuqishme për politikanët vetëshërbyes që të përdorin viktimat e Nisës si një instrument në strategjinë e fushatës.

Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë. Nëse Franca në fund i nënshtrohet frikës, duke zgjedhur fanatikë populistë, Shteti Islamik në dobësim (ISIS) do të ketë realizuar një fitore të madhe – një fitore që mund ta rikthejë në sukses.

Dhe, mos u gënjeni: pavarësisht asaj që thonë populistët, ISIS po humbet. Territori i saj po pakësohet, duke rrëzuar ëndrrën e një kalifati të ri të shtrirë në të gjithë botën arabe. Por ISIS ka një strategji të instancës së fundit për të shpëtuar veten: rekrutim të shpejtë. Dhe kjo përpjekje mund të lehtësohet shumë nga intensifikimi i mëtejshëm i retorikës anti-myslimave, apo, më keq, nga zgjedhja në qeverisje e atyre që një retorikë të tillë mund ta kthejnë në politikë.

Sakaq, rekrutuesit e ISIS po arrijnë sukses, edhe pse grupi po humbet kontrollin e qyteteve dhe provincave në Siri e Irak. Nga Orlando në Stamboll dhe Daka, ISIS ka gjetur shumë mbështetës të cilët janë të etur të vrasin nën emrin e ISIS. Së fundmi, dy atentatorë vetëvrasës besnikë ndaj ISIS hodhën veten në erë gjatë një proteste paqësore në Kabul, duke vrarë 80 vetë dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Por për sa kohë që “armiku” më Perëndim mbetet i bashkuar dhe me parime, ISIS nuk mund të dalë fitues nga kjo luftë. Për Francën dhe të tjerët, çelësi i suksesit qëndron te veprimi kolektiv, si në shtëpi dhe jashtë vendit, gjë që do të kërkojë lidhje të përmirësuara mes agjencive të sigurisë së brendshme dhe të jashtme, bashkë me rritjen e ndërgjegjësimit mbi rrezikun brenda shoqërisë civile, sipas shembullit të Izraelit. Shto këtu edhe bombardimet kundër zonave të kontrolluara nga ISIS, dhe ëndrra e kalifatit së shpejti do të jetë e vdekur.

Është mjaftueshëm keq që terroristët duan të na marrin jetën; gjëja e fundit për të cilën ne kemi nevojë është që populistët të na marrin shpirtrat tanë. Rifitimi i kontrollit mbi jetët tona dhe të ardhmen  tonë nënkupton nevojën që të jemi realistë. Në vend që të kërkojmë një rikthim në kohën para terrorizmit, ne duhet të bëhemi më të vëmendshëm ndaj rreziqeve që përbën terrorizmi – jo vetëm për sigurinë tonë, por gjithashtu edhe për vlerat dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit – dhe duhet të bëjmë atë që na takon për t’i minimizuar këto rreziqe.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Civil Society Against Terrorism

Etiketa: AkuzaDhunëfitoreFrancaIndiIrakISISIzraeliKalifatikrimiligjzbatueseParaPoliciapopulistProject SyndicateprotesteSHShteti IslamikSiguriaSiriStambollSulmTerroristTerrorizmiZgjedhjet
Tjetri
Dorëheqja e Ilir Kernit hedh dritë mbi buxhetin e skamur të artit shqiptar

Dorëheqja e Ilir Kernit hedh dritë mbi buxhetin e skamur të artit shqiptar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.