AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Dorëheqja e Ilir Kernit hedh dritë mbi buxhetin e skamur të artit shqiptar

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Balerine, duke performuar ne gjate baletit “Arrethyesi”, e kompozitorit rus Pyotr Ilyich Tchaikovsky, me koreografi te Ilir Kernit, ne Teatrin e Operas dhe Baletit, TKOB. | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Dorëheqja e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen artistët shqiptarë si rezultat i buxheteve të ulëta me të cilat ata pritet të punojnë.

Balerine, duke performuar ne gjate baletit "Arrethyesi", e kompozitorit rus Pyotr Ilyich Tchaikovsky, me koreografi te Ilir Kernit, ne Teatrin e Operas dhe Baletit, TKOB. | Foto nga : Adnan Beci/LSA
Balerinë, duke performuar gjatë baletit “Arrëthyesi”, e kompozitorit rus Pyotr Ilyich Tchaikovsky, me koreografi të Ilir Kernit, në Teatrin e Operas dhe Baletit, TKOB. | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Ilir Kerni u emërua drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë në tetor të vitit 2013, një muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Edi Ramës.

Në atë kohë, debutimin e tij në Shqipëri shihej si një ngjarje e madhe. Kerni ishte një balerin i famshëm që kishte një karrierë ndërkombëtare, duke fituar me dhjetëra çmime si në Europë ashtu edhe në Azi.

Një balerin kryesor për vite me radhë në Teatrin Kombëtar në Zagreb, Kroaci, Rama e përshkroi kthimin e tij në shtëpi si një nevojë “për ngritjen e cilësisë së institucioneve artistike në vend”.

Të shtunën, publiku u befasua kur dëgjoi se Kerni kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Shumë pak kishin vënë re se më 22 qershor, në Facebook, Kerni kishte shprehur zhgënjimin e tij të thellë lidhur me mungesën e fondeve për institucionin që ai drejton.

“I kam përdorur këto 28 muaj për të transformuar çdo gjë me punë e vështirë dhe me buxhetin më të ulët në historinë. Buxheti mesatar për një shfaqje nuk i kalonte 600 euro, kështu që jemi gati të hyjmë në Librin e Rekordeve Guinnes,” shkroi ai.

Kerni shtoi se edhe Kosova e varfër, e cila ka një popullsi edhe më të vogël, ka një buxhet më të madh sesa Shqipëria për programet artistike, ndërsa Opera e Tiranës është i vetmi institucion i tillë në të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.

Dorëheqja u shndërrua gjithashtu në një çështje politike pasi kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, Erjon Braçe, tha në një status në Facebook të dielën se i vinte keq për dorëheqjen. “Nuk e kam parë kurrë operën në një gjendje kaq të mirë sa tani,” tha ai.

Të hënën, Ministria e Kulturës e përshkroi dorëheqjen e Kernit si një akt personal të cilin s’mund ta komentonte – ndërsa premtoi se programi normal artistik do të vazhdonte në institucionin që ai dikur udhëhiqte.

“Pas një viti pune intensive, projekti për rindërtimin e Teatrit Kombëtar të Operas do të fillojë në sezonin e dytë artistike të këtij viti (në vjeshtë),” thuhet në komunikatën për shtyp pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm për buxhetin.

Buxheti total i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për vitin 2016 është caktuar pak më shumë se 9 milion euro, por vetëm një pjesë e tij i ndahet institucioneve kryesore kulturore të vendit.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit merr rreth 2 milion euro, por institucioni ka trupën më të madhe artistike në vend dhe përmban gjithashtu brenda tij edhe orkestrën simfonike kombëtare dhe ansamblin folklorik.

Institucione të tjera të mëdha kulturore në Shqipëri, si Teatri Kombëtar dhe Galeria e Arteve, gjithashtu luftojnë shumë me buxhetet e shtrënguara.

Teatri Kombëtar për vitin 2016 kishte një fond total – përfshirë edhe investimet – prej 525,711 eurosh, ndërsa Galeria e Arteve Art kishte një buxhet prej 256,475 eurosh.

Alda Bardhyli, redaktore kulture te gazeta “Shqip”  sheh një problem të vërtetë kur bëhet fjalë për buxhetet ministrore për programet artistike.

Por ajo thekson se vetë Ministria e Kulturës gjithmonë ka pasur buxhetin më të ulët në krahasim me ministritë e tjera në 25 vitet e fundit. “Ne kemi buxhetin më të ulët për kulturën në të gjithë rajonin, më të ulët sesa në edhe në Kosovë dhe Maqedoni,” tha ajo.

“Unë besoj se buxheti është tepër i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kulturën. Mungesa e reformave, mungesa e efikasitetit në institucionet tona kulturore – dhe mungesa e artistëve tanë në evente të rëndësishme ndërkombëtare – të gjitha vijnë si rezultat i buxheteve të pamjaftueshme,” shtoi ajo.

Ema Andrea, një aktore e njohur në Shqipëri dhe pedagoge në Akademinë e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se institucionet e kulturës dhe artit janë injoruar për një kohë të gjatë.

Andrea tha se komuniteti artistik në Shqipëri besonte se pasi të vinte Rama në pushtet, gjërat do të ndryshonin, duke qenë se ai vetë ishte artist dhe ish-pedagog në akademi.

“Fatkeqësisht, arti dhe kultura janë në fund të listës së përparësive në politikën shqiptare,” theksoi ajo.

Andrea tha se artistët në vend trajtohen thjeshtë si burokratët, punojnë me rroga të ulëta dhe varen krejtësisht nga institucionet për mbijetesën e tyre.

“Arti nuk mund të lulëzojë në varësi institucionale. Të mbështetësh artistët do të thotë t’i lësh ata të jenë të pavarur,” vuri në dukje ajo.

“Zinxhiri i problemeve në art nuk fillon apo përfundon vetëm me kushtet financiare edhe pse kjo është një çështje shumë e rëndësishme,” tha ajo.

Etiketa: BIRNbuxhetiEdi RamErjon BraçeEuroFacebookgazetaKosovaKroacikryetarKulturaKultureMaqedoniMinistria e KulturësrajonRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTeatri KombëtarTiranëTKOBZagreb
Tjetri
Akuzat për fshehje pasurie kundër Vlahutin; një stuhi mediatike në filxhan çaji

Akuzat për fshehje pasurie kundër Vlahutin; një stuhi mediatike në filxhan çaji

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.