AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Globalizimi është e vetmja përgjigje

Anabel GonzalezngaAnabel Gonzalez
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tregjet financiare të Japonisë. Foto: BETA/AP

Politikat e disa vendeve për t’u izoluar në vetvete dhe për ta mbyllur tregun e tyre ndaj globalizimit vetëm sa dëmtojnë ekonominë e vendit në aspektin afatgjatë. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe gjithëpërfshirja janë mënyra e duhur për të zhvilluar ekonomitë dhe për të ndihmuar popullsinë.

Tregjet financiare të Japonisë. Foto: BETA/AP
Tregjet financiare të Japonisë. Foto: BETA/AP

Referendumi Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara kanë treguar, mes të tjerash, se mosbesimi publik i integrimit global është në rritje. Ky mosbesim mund të prishë marrëveshje të reja tregtare aktualisht në punë e sipër, dhe të parandalojë iniciativën e marrëveshjeve të ardhshme.

Rreziku i implikuar nga ky skenar nuk duhet të nënvlerësohet. Izolacionizmi dhe proteksionizmi, nëse çohen shumë larg, mund të thyejnë motorin ekonomik të bazuar te tregtia, që ka sjellë paqe dhe begati në botë për dekada.

Si ish-ministër i tregtisë për Kosta Rikën, e di sa e vështirë është për vendet – si të zhvilluara dhe ato në zhvillim – për të hartuar politika tregtie që sjellin përfitime për të gjithë njerëzit e tyre. Por vetëm pse menaxhimi i pasojave të globalizimit është i vështirë, nuk do të thotë se duhet të ngremë duart lart dhe të dorëzohemi.

Në botën në zhvillim, tregtia ka sjellë zhvillim të madh dhe progres teknologjik. Sipas Bankës Botërore, që nga viti 1990 tregtia ka ndihmuar në përgjysmimin e numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme. Por këto përfitime, ndonëse mbresëlënëse, nuk janë domosdoshmërisht të përhershme. Nëse vendet me të ardhura të larta e mbyllin veten – dhe konsumatorët e tyre – larg tregjeve globale, më të varfrit e botës do të vuajnë më së shumti.

Tregtia lulëzon në një mjedis të hapur të pjesëmarrësve që janë të gatshëm të veprojnë në mirëbesim dhe të qeverisen nga rregulla të qarta. Pa këtë, forcat e globalizimit mund ta kthejnë bashkëpunimi në konflikt. Kjo është arsyeja përse politikëbërësit duhet të përqendrohen në katër zona.

Së pari, vendet duhet të shkatërrojnë masat proteksioniste që kanë vënë dhe të zotohen për moszbatim të politikave që prishin tregjet globale.

Së dyti, shtetet duhet të bashkohen për të përditësuar rregullat ndërkombëtare që qeverisin tregtinë duke marrë parasysh kushtet ekonomike në ndryshim dhe të zbatojnë në mënyrë efektive marrëveshjet e negociuara.

Së treti, vendet individuale dhe institucionet si Organizata Botërore e Tregtisë duhet të punojnë së bashku për të eliminuar pengesat që rrisin kostot e tregtisë. Veçanërisht, ato duhet të shfuqizojnë subvencionet bujqësore, të heqin kufizimet mbi shërbimet tregtare, të përmirësojnë lidhjen, të lehtësojnë tregtinë dhe investimin përtej kufirit dhe të shtojnë tregtinë financiare.

Së fundmi, dhe më e rëndësishmja, vendet e pasura duhet të mbështesin vendet në zhvillim në përpjekjet e tyre për të integruar veten më tej në ekonominë globale. Duke marrë parasysh rekordin e tregtisë në pakësimin e varfërisë, kjo është një imperativë morale; por është gjithashtu e domosdoshme për paqen dhe stabilitetin.

Tregtia duhet të funksionojë për të gjitha vendet dhe njerëzit, nga punëtorët e fabrikave që vuajnë prej mbylljeve në Europë ose SHBA deri te fermerët që janë zënë në kurthin e ekonomive informate në Afrikë dhe Azinë Jugore. Por ata që sugjerojnë se tregtia është një lojë me shumë zero thjesht po shmangin pyetjet e vështira: Përse duhet të durojmë kostot e dhimbshme të çrregullimeve që vijnë nga tregtia dhe teknologjitë e reja? Çfarë politikash do të sillnin mundësi të reja për njerëzit që kanë pësuar çrregullimet? Si munden vendet ta ruajnë zhvillimin e kryesuar nga produktiviteti në një periudhë të ndërprerjes së shpeshtë dhe të papritur?

Sfidat e integrimit global nuk janë të reja, por nuk mund të shpërfillen. Politikëbërësit duhet të kenë parasysh leksionet e historisë ekonomike. Mbi të gjitha, ata duhet të kenë në mendje se edhe gjatë periudhave të shkuara të ndryshimit të shpejtë ekonomik, më shumë njerëz përfituan prej tregtisë së lirë dhe të hapur sesa nga barrierat protektioniste.

Asnjë vend në botë sot nuk mund të veçohet nga mallrat, shërbimet, kapitali, idetë apo njerëzit e huaj. Liderët në vend të kësaj duhet të ushqejnë tregtinë që përfshin më shumë njerëz. Ata mund ta bëjnë këtë duke miratuar rregulla ndërkombëtare për të menaxhuar hapjen dhe ndërvarësinë; të krijojnë rrjeta më të forta të sigurisë shoqërore; të investojnë në inovacion, arsim dhe trajnim të aftësive; dhe të krijojnë një mjedis rregullator më të favorshëm për bizneset dhe sipërmarrësit që këta të bëhen më të fortë dhe më të përfshirë në zhvillim.

Asnjë vend nuk mund t’i ofrojë begati afatgjatë popullit të vet duke u izoluar. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe integrimi ekonomik më i ngushtë janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Globalization Is the Only Answer

Etiketa: besimBrexitglobalizimiIntegrimiKapitalikonfliktmarrëveshjeMjedispaqeprogresProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSHBAShtetet e Bashkuarazhvillim
Tjetri

Një udhëtim plot befasi mbi dy rrota nëpër pesë liqene të Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.