AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Banorët druhen se filmi për Lazaratin do t’i përkeqësojë stereotipet për ta

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Posteri i filmit “Lazarat Burning”, i cili pritet të dalë në qershor 2017.

Banorët e fshatit famëkeq për shkak të prodhimit të kanabisit kanë frikë se filmi i ri “Lazarat Burning” do t’i bëjë ata sërish të famshëm për arsyet e gabuara.

Posteri i filmit "Lazarat Burning", i cili pritet të dalë në qershor 2017.
Posteri i filmit “Lazarat Burning”, i cili pritet të dalë në qershor 2017.

Banorët e Lazaratit në jug të Shqipërisë kanë frikë se do të paragjykohen dhe stereotipizohen në filmin e ri të kompanisë kanadeze Mercury Films, i cili pritet të dalë në qershor 2017.

Fshati i vogël fitoi famë botërore për shkallën e gjerë të prodhimit të kanabisit për thuajse një dekadë, kohë në të cilën ishte edhe jashtë kontrollit të policisë shqiptare.

Periudha e paligjshmërisë përfundoi në qershor 2014, kur më shumë se 500 policë të armatosur rëndë zbritën në fshat nga ajri dhe toka dhe dogjën plantacionet e marijuanës.

Ata shkatërruan gjithashtu drogën rezervë, kontrolluan shtëpitë, sekuestruan të gjitha armët dhe municionet që mundën të gjenin dhe arrestuan dhjetra banorë vendas.

Tani Lazarati do të vendoset edhe një tjetër herë në qendër të vëmendjes për drogën dhe luftën me policinë në një film të titulluar ” Djegia e Lazaratit”.

Me produksion të Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo dhe Mark Craëford, aktori protagonist do të jetë italiani Gabriel Garko, ndërkohë që aktorë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Shqipëria do t’i bashkohen ekipit.

Të enjten, pas konferencës për shtyp të mbajtur në Tiranë për lançimin e filmit, Garko i tha gazetarëve se ai do të luajë rolin e një djali nga Lazarati, prindërit e të cilit janë vrarë pasi ishin të përfshirë në biznesin e drogës-ndërsa ai hakmerret pasi bëhet polic.

“Filmi sjell në vëmendje kurajon dhe shpresën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,” tha ai.

Megjithatë, një banor i Lazaratit i cili nuk dëshiron të citohet me emër i tha BIRN se fshatarët kanë frikë se filmi mund t’i përkeqësojë stereotipet ekzistuese për njerëzit e Lazaratit.

“Kemi frikë se fshati ynë do të paraqitet si një geto dhe banorët si kriminelë që lëvizin nëpër Lazarat me armë të rënda në duar. Kam dëgjuar se filmi do të flasë për prostitucionin dhe vrasje, që me aq sa di unë, asnjë nga fshati ynë nuk është marrë me krime të tilla,” tha ai.

Ai i tha BIRN se banorët e Lazaratit do të donin që producentët të filmit të shkonin në fshat dhe të flisnin me njerëzit-e madje të xhironin atje.

“Deri tani, ne nuk kemi parë asnjë prej atyre që të vijë të flasë me ne apo të xhirojë këtu. Kjo mund t’i jepte filmit një perspektivë vërtetësie dhe ta sillte atë më afër realitetit. Në të kundërt, do të jetë veçse një film aksion, që do të paragjykojë pa asnjë lidhje me realitetin,” tha ai.

Etiketa: ArmëBanorëBIRNgazetarKrimeLazaratRusiashqipShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraTokavrasje
Tjetri
Entuziazmi i aktivistëve i jep jetë “Revolucionit Shumëngjyrësh” në Maqedoni

Ëndrrat e Maqedonisë ende të parealizuara 25 vjet pas pavarësisë së saj

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.