AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Menaxhimi i mbetjeve mbetet sfidë për bashkinë Shkodër

Senad NikshiqingaSenad Nikshiqi
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbeturina të depozituara në rrugën e Vllaznisë | Foto nga : Senad Nikshiqi

Ndërsa qytetarët e Shkodrës ankohen se pastrimi i mbetjeve urbane në qytet dhe rrethina lë për të dëshiruar, ekspertët ngrenë shqetësimin se praktika e menaxhimit nga bashkia nuk është përshtatur ndër vite dhe lë shteg për abuzime.

Mbeturina të depozituara në rrugën e Vllaznisë | Foto nga : Senad Nikshiqi
Mbeturina të depozituara në rrugën e Vllaznisë | Foto nga : Senad Nikshiqi

Bashkia e Shkodrës është një nga njësitë e qeverisjes vendore më të mëdha në vend. Me shtrirje nga Alpet e Veriut deri në zonat ligatinore të Ultësirës Perëndimore, kjo bashki ka në territorin e saj pasuri të mëdha ujore dhe biodiversitet të rrallë.

Por me gjithë resurset e mëdha natyrore, shtrirja gjeografike e kësaj njësie të qeverisjes vendore, përbën një sfidë për grumbullimin e mbetjeve organike dhe të ngurta që gjenerohen në territorin e saj.

Me implementimin e reformës administrative-territoriale pas zgjedhjeve vendore të qershorit 2015, bashkisë së Shkodrës iu shtuan dhe 10 njësi administrative të reja.

Zgjerimi i territorit krijoi një situatë të re edhe për menaxhimin e mbetjeve. Shumë prej njësive që më parë ishin komuna nuk kishin një plan menaxhimi, ndërsa i shtuan bashkisë së re një listë borxhesh të akumuluara ndër vite, mes të cilave pagesa që kishin të bënim edhe me grumbullimin e mbetjeve.

Më shumë se 1 vit pas krijimi të bashkisë së re, shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet akoma në të gjithë njësitë administrative, dhe bashkia shprehet se përmirësimi i këtij shërbimi në njësitë që e ofrojnë këtë shërbim përbën një sfidë.

“Problematika e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe të ngurta vazhdon të ekzistojë në Bashkinë Shkodër,” shprehet shoqata mjedisore Ahrus, duke listuar një seri faktorësh që shkojnë nga zgjerimi territorial, mungesa e riciklimit dhe e ndërgjegjësimit qytetar për të mbajtur mjedisin pastër.

Por një probleme tjetër i identifikuar është dhe marrëdhënia afatgjatë e Bashkisë me kontraktorin e saj të vetëm për grumbullimin e mbetjeve, kompaninë Borshi Sh.p.k, e cila është kontraktuar për një periudhë 5 vjeçare për pastrimin e qytetit.

Sipas të paktën një eksperti vendor, kontrata e Bashkisë me Borshi sh.p.k, nuk është e qartë, i mungojnë referencat ligjore dhe lë shteg për abuzime nga ana e kontraktonit, pasi vazhdon ta përcaktojë sasinë e mbetjeve që çohen në landifill me numrin e kazanëve që zbrazen nga kompania.

Edhe pse kontrata përcakton se volumi i punës së kompanisë matet me kazanët, bashkia i tha BIRN se që nga tetori i 2013, pasi u krijuan kushte për depozitim të mbetjeve në landfillin e Bushatit, pagesa ndaj Borshi Sh.p.k është bërë në bazë të peshës së mbetjeve.

Firma e pastrimit Borshi Sh.p.k, pranoi se kontrata bazohej në numrin e kazanëvë të përpunuar, por shtoi se pagesa konvertohej me një koeficient për kazan, pasi mbetjet peshoheshin në vend-depozitim.

“Është e vërtete se kontrata me Bashkinë bazohet ne numrin e kazanëve të përpunuar por në mënyrë të çuditshme interpretimi i volumit bëhet në bazë të peshës së mbeturinave në landfill duke i kthyer në numër kazanësh përmes një koeficienti ku 7,9 kazanë = 1 ton,” tha firma Borshi në një përgjigje me shkrim.

“Ky sistem, i vetmi në botë, na detyron të çojmë në landfill çdo gjë dhe nuk krijon kushtet e nevojshme për minimizimin e mbeturinave me destinacion landfillin dhe favorizimin e ndarjes së mbeturinave në burim,” shtoi ajo.

Kontrata e pastrimit

Që nga viti 2008, bashkia e Shkodrës ka një plan konkret për menaxhimin e mbetjeve urbane, të hartuar me ndihmën e Kooperacioni Zviceran si pjesë e programit të Decentralizimit dhe Zhvillimit vendor.

Sipas këtij plani, ku nuk përfshihen njësitë e reja administrative që u shtuan pas reformës administrative, në qytetin e Shkodrës gjeneroheshin mbi 100 ton mbetje urbane çdo ditë.

Që nga viti 2002, tenderët për pastrimin e qytetit në bashkinë e Shkodrës janë fituar kryesisht nga kompania Borshi Sh.p.k.

“Sipas të dhënave të kompanisë “Borshi”, mbledhja mesatare ditore e plehrave shkon mes 94 e 112 ton në ditë, me një sasi mesatare ditore prej 103 ton,” shkruhet në planin e menaxhimit të mbetjeve.

Gjatë periudhës 26 nëntor 2007-10 dhjetor 2007, hartuesit të planit për menaxhimin e mbetjeve kanë bërë peshimin e kamionëve të kompanisë dhe kanë marrë një vlerë mesatare prej rreth 100 ton mbetjesh në ditë.

Por përpara se kompania ta rinovonte e kontratën e saj në vitin 2013, bashkia ka bërë një vlerësim të sasisë mbetjeve që gjenerohen në qytet, duke vlerësuar së ato ishin vetëm 76 ton.

Në tenderin e hapur të mbajtur gjatë këtij viti, Borshi Sh.p.k është shpallur operatori fitues për pastrimin e zonës jugore dhe veriore të qytetit, pasi ka qenë i vetmi operator që ka bërë ofertë.

Faksimile e kotratës së bashkisë Shkodër me firmën Borshi Sh.p.k
Faksimile e kotratës së bashkisë Shkodër me firmën Borshi Sh.p.k

BIRN ju drejtuar me një kërkesë të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit bashkisë Shkodër për të marrë një kopje të kontratave. Bashkia i dha një kopje të kontratës së lidhur me kompaninë Borshi për pastrimin e zonës jugore të qytetit, e cila ka dhe 60 për qind të popullsisë qytetit.

Sipas kontratës të nënshkruar midis ish-kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka dhe kompanisë në tetor 2013, shërbimi për zonën jugore ofrohet për një sasi mbetjesh të vlerësuar në 46 ton.

Por, duke qenë se në kohën kur kjo kontratë është nënshkruar, bashkia e Shkodrës i depozitonte mbetjet në një vend-depozitim në komunën Gur i Zi, që nuk kishte peshore, ajo nuk kishte si ta maste sasinë e mbetjeve që transportohej nga Borshi sh.p.k.

“Në vend-depozitimin aktual nuk ka peshore të disponueshme, gjithë kontrolli dhe pagesa e shërbimit të mbledhjes së mbetjeve do të bazohet në numrin e kazanëve të grumbulluar dhe jo tonëve,” shkruhet në kontratë.

Edhe pse kanë kaluar të paktën dy vjet qëkur bashkia ka filluar të përdorë për depozitimin e mbetjeve vend-depozitimin e Bushatit, i cili është i pajisur me peshore, kontrata e bashkisë me kompaninë ka mbetur e njëjtë.

E pyetur nga BIRN, në një përgjigje me shkrim bashkia Shkodër u shpreh që pagesa me numër kazanësh për kompaninë Borshi për kontratën aktuale ishte realizuar vetëm për një periudhë 1 mujorë, në tetor 2013.

“Deri në tetor të vitit 2013, pagesa është realizuar me numër kazanësh dhe jo me tonazhe, kjo e specifikuar në kontratat përkatëse,” tha bashkia Shkodër.

“Me mundësinë që u krijua për depozitimin në landfill të mbetjeve, në tetor 2013 u mundësua dhe peshimi i mbetjeve. Mbi bazën e volumit të mbetjeve të peshuara, vlerësohet saktë treguesi i gjenerimit të mbetjeve në ditë,” shtoi ajo.

Sipas ekspertit të qeverisjes vendore Fatlum Nurja, neni mbi specifikimet e shërbimit , është vetëm një nga një listë e gjatë problemesh që ka kontrata e bashkisë më kompaninë Borshi.

“Kontrata nuk është dhënë e plotë nga autoritetet vendor sepse në këtë kontratë nuk kemi nënshkrimin e kryetarit dhe as të kompanisë kështu mund të mohohet në çdo rast. Nuk i referohet asnjë direktive të BE-së, dhe nuk i referohet ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.” Nurja i tha BIRN në një koment me shkrim.

“Ky ligj përcakton bazën ligjore për miratimin e të paktën 12 Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) për rryma të ndryshme mbetjesh, për depozitimin e mbetjeve, etj, të cilët nuk përmenden aspak. Nuk ka një hartë bashkëngjitur që tregon se ku është zona për të cilën flitet. Nuk ka një hartë kontenierësh se ku janë,” vazhdoi ai.

Sipas Nurjes kontrata përdor regjistrimin e popullsisë në vitin 2010, ndërkohë që frekuenca e grumbullimit të mbetjeve si dhe ajo e larjes së rrugëve nuk është e përcaktuar qartë.

“Kjo kontratë nuk është e plotë, është e njëanshme, favorizuese për kompaninë dhe abuzuese,” tha ai. “Nuk ka të dhëna të specifikuara mbi çmimet operacionale, mbi standarde dhe rregullore, si dhe autoriteti kontrollues nuk është i specifikuar qartë,” përfundoi Nurja.

Qytetarët të pakënaqur

Djegje mbeturinash pranë varrezave në Shkodër | Foto n : Senad Nikshiqi
Djegje mbeturinash pranë varrezave në Shkodër | Foto n : Senad Nikshiqi

Me mënyrën si menaxhohen mbetjet në bashkinë e Shkodrës nuk janë të pakënaqur vetëm ekspertët, po edhe qytetarët të cilën shpesh ankohen për hedhjen e tyre vend e pavend si dhe mungesën e kontrolleve nga autoritet.

Një qytetar që banim pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër, i tha BIRN që edhe pse është e ndaluar, në këtë zonë hidhe shpesh inerte në mënyrë të paligjshme, çfarë krijon probleme për banorët e zonës.

“Zakonisht vijnë pas orës 17:00 dhe i hedhin. Askush nuk i pengon. Ka pasur shumë raste kur i kemi pastruar vetë me lopata apo mjete të tjera,” tha ai.

“Edhe pse jemi munduar sërish kanë hedhur mbeturina dhe inerte. Kemi shkuar dhe jemi ankuar në bashki, prefekturë por asgjë nuk është bërë edhe pse na kanë thënë se do marrin masa.”

Një tjetër banor i Shkodrës që jeton pranë ‘by-pass-it’ në ndërtim të qyteti, i tha BIRN se po përballen gjithashtu me probleme për shkak të mbetjeve.

“Këtu hidhen mbeturina pa kriter dhe askush nuk mund që ta mbrojë,” tha ai “Kemi kërkuar që të merren masa por deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Këto mbeturina mund të përfundojnë në liqen ose edhe të digjen duke shtuar dëmin nga tymi,” banori shtoi.

Ankesa për menaxhimin e mbetjeve nuk ka vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe në njësitë e reja administrative që janë bashkangjitur bashkisë pas reformës territoriale.

“Në të gjithë botën i sheh me kazanë mbeturinash, gjithçka në rregull ndërsa këtu nuk ka asnjë kazan dhe asgjë tjetër,” tha një banor i fshatit Grudë, në njësinë administrative Rrethina. “Këtu jo vetëm se është i ndotur mjedisi kudo por vijnë e t’i hedhin edhe tek dera e shtëpisë pa ditur gjë pa moral e kulturë e as dinjitet qytetar,” shtoi ai.

Po në të njëjtën njësi administrative, në zonën e quajtur Vija e Golemi, jo vetëm që mbetjet nuk mblidhen, por hidhen dhe nga zonat të tjera të bashkisë për të përfunduar në liqenin e Shkodrës.

“Mbeturinat këtu vijnë nga ana e anës dhe i sjellin me karrocë nga këtu në fillim të rrugës dhe deri në pyll. I shkarkojnë këtu sepse s’ka kontrolle dhe asgjë tjetër. Shishet e restoranteve dhe mbeturinat që pronarët u japin karrocierëve për t’i tretur vijnë dhe i zbarkojnë këtu dhe askush nuk i thotë asgjë. Hedhin edhe bagëti të ngordhura,” tregon një banor i zonës.

“Këtu është pastruar njëherë por është mbushur prapë i gjithë kanali sepse s’ka kush i ruan. Nga këtu në fillim të kanalit bagëtitë e ngordhura por edhe mbeturinat përfundojnë në liqenin e Shkodrës,” përfundoi ai.

E pyetur nga BIRN, firma e pastrimit “Borshi,” tha që zonat me probleme “nuk janë objekt i kontratës tonë me Bashkinë, të paktën deri në këtë moment.”

Ndërkohë, bashkia Shkodër i tha BIRN se për cilësinë e pastrimit të qytetit zbaton një sistem monitorimi të kombinuar ku përfshihen inspektorë, supervizorë rajonesh dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike.

“Sipas problematikave që verifikohen merren masa duke komunikuar me firmën për të zgjidhur problemin,” tha Bashkia. “Në të kundërt, për mos realizim, ndaj firmës sipërmarrëse zbatohen penalitete sipas kushteve të kontratës,” përfundoi ajo.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia ShkodërBEBIRNFatlum NurjagazetarInspektorKëshillit të MinistraveKontrolliKrijonlandfillLigjMasambetjembeturinaMenaxhimi i mbetjeveMjedisiMonitorimipaktPiSPunëSHShkodërshqiptenderVKM
Tjetri
Si ndihmojnë pemët për qytete më të shëndetshme

Si ndihmojnë pemët për qytete më të shëndetshme

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.