Rreth vitit 2050, 70 për qind e popullsisë së botës pritet të jetojë me qytete dhe kjo bën të domosdoshme menaxhimin e rrezikut të shkaktuar nga “ishujt e nxehtë urbanë” dhe ndotjen e ajrit. Për fat të mirë, ka një hap të thjeshtë që udhëheqësit bashkiakë mund të ndërmarrin paralelisht për të reduktuar temperaturat ekstreme dhe ndotjen e ajrit: të mbjellin më shumë pemë.
Majin e kaluar, unë pata fatin jo aq të mirë të vizitoj Mumbain, në Indi, gjatë muajit më të nxehtë të vitit në historinë e këtij qyteti. Temperaturat qëndruan të larta në mbi 40°C për disa ditë me radhë. Dallimi mes qëndrimit nën hijen e një peme dhe qëndrimit nën diell qe si dallimi mes natës dhe ditës.
Valë të tilla nxehtësie nuk janë thjeshtë të parehatshme. Ato përbëjnë kërcënime serioze për shëndetin – kërcënime që shpesh anashkalohen në diskutimet mbi trajtimin e rrezikut për mot ekstrem.
Në fakt, valët e nxehtësisë janë përgjegjëse për më shumë vdekje se çdo lloj tjetër moti të keq, duke vrarë më shumë se 12 mijë njerëz në të gjithë botën çdo ditë. Rreziku është veçanërisht i lartë nëpër qytete, ku “ishujt urbanë të nxehtësisë” mbartin temperatura deri 12 për qind më të larta se sa zonat më pak të zhvilluara përreth qyteteve. Dhe ky problem nuk i përket vetëm qyteteve tropikale si Mumbai. Në gusht 2003, një valë shkatërrimtare nxehtësie nëpër të gjithë Europën vrau më shumë se 3 mijë vetë vetëm në Paris.
Duke i bërë gjërat edhe më keq, qytetet kanë tendencën të kenë norma më të larta të ndotjes së ajrit, veçanërisht pjesëzat e imta që shkaktohen nga djegia e energjisë fosile dhe biomasës, të cilat shkaktojnë deri në 3 milionë vdekje çdo vit. Për shumë banorë të qyteteve, kërcënimi më i madh për shëndetin dhe sigurinë është ajri përreth tyre.
Sakaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 92 për qind e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së rrezikshme të ajrit. Duke marrë parasysh urbanizimin e shpejtë – deri në 70 për qind të të gjithë njerëzve do të jetojnë në qytete në vitin 2050 – norma e ekspozimit ndaj niveleve më të larta të ndotjes është duke u rritur me shpejtësi.
Por urbanizimi në vetvete nuk ka nevojë të shkaktojë krizë shëndetësore. Në fakt, ka një veprim të thjeshtë dhe shumë të bukur që udhëheqësit e qyteteve mund të ndërmarrin për të rezikuar si nxehtësinë ekstreme ashtu edhe ndotjen e ajrit: të mbjellin më shumë pemë.
Pemët dhe vegjetacionet e tjera ftohin në mënyrë natyrore ajrin përreth tyre duke bërë hije mbi sipërfaqen e tokës dhe duke çliruar avuj uji. Për më tepër, gjethet veprojnë si filtra, duke reduktuar nivelet e pjesëzave ndotëse të ajrit përreth deri në një distancë prej 30 metrash, për deri një të katërtën e të gjithë ndotjes. Kjo përbën një grusht të dyfishtë për veprimin mjedisor.
Organizata ime, The Nature Conservancy, ka kryer një studim në 245 qytete nëpër të gjithë botën, qytete që mund të përfitojnë nga nismat për mbjelljen e pemëve, duke vlerësuar potencialin e kthimit mbi investimin si në termat e temperaturës ashtu edhe të reduktimit të pjesëzave ndotëse në ajër.
Duke marrë parasysh që efektet më të mëdha të pemëve janë të ngushtuara në zona të vogla përreth tyre, ne zbuluam se megaqytetet e mëdha me densitet të lartë popullsie në Pakistan, Indi dhe në pjesë të tjera të Azisë së Jugut dhe Juglindjes kanë potencial më të lartë për përfitim.
Efektet e lokalizuara të pemëve nënkuptojnë se mbjellja e tyre mund të japë njëkohësisht edhe përfitime lehtësisht të matshme edhe në qytetet që duket se kanë shumë hapësira të gjelbra. Mendoni psh lër Luisville, Kentaki.
Me parqet e saj me shkurre dhe me lagjet nën hijen e pemëve, duket se ky qytet ka shumë pak gjëra të përbashkëta me Mumbain apo Karaçin. Megjithatë ka lagje në Luisville që kanë mbulim minimal me pemë, duke e bërë këtë qytet një nga ishujt urbanë të nxehtësisë me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara – dhe duke shtyrë The Nature Conservancy të nisë një përpjekje të shënjestruar për mbjellje pemësh.
Shumë lagje të tjera nëpër botë mund të përfitojnë nga iniciativa të tilla. Zonat me popullsi të dobëta – pranë shkollave apo spitaleve, për shembull – janë kandidatë të mirë për përpjekje të tilla. Pemët mundet edhe të përdoren si mbrojtje natyrore përballë ndotjes nga autostradat apo zonat industriale.
Në të gjithë botën, 100 milionë dollarë si investim vjetor në nisma për mbjelljen e pemëve mund të japin reduktime të rëndësishme të nivelit të ndotjes me pjesëza të vogla në ajët për 68 milionë njerëz ndërsa reduktojnë temperaturën e ajrit me 1°C për 77 milionë njerëz. Një investim i barabartë me 4 dollarë për person mund të shpëtojë 11,000-36,000 jetë në vit dhe të reduktojë pasojat negative për shëndetin për miliona njerëz.
Kjo normë kthimi mbi investimin është e krahasueshme me vlerësime për strategji të tjera, të tilla si aparatët e pastrimit për industrinë, kufizimet në trafikun e automjeteve dhe përdorimit të materialeve të lyerjes me ngjyra të lehta për ndërtesat, materiale që absorbojnë më pak nxehtësi. Të gjitha këto strategji kanë një rol për të luajtur; mbjellja e pemëve në vetvete nuk do të zgjidhë të gjitha problemet tona me nxehtësinë dhe cilësinë e ajrit. Por vetëm mbjellja e pemëve mund të trajtojë njëkohësisht problemin e nxehtësisë urbane dhe ndotjes së ajrit.
Pemët ofrojnë gjithashtu një gamë të gjerë përfitimesh të tjera për qytetet. Ato ofrojnë habitat për jetën e egër, reduktojnë rrezikun e përmbytjeve nga stuhitë dhe përthithin dioksidin e karbonit nga atmosfera, gjë që ndihmon për të kufizuar ndryshimet klimaterike. Ka gjithashtu një gamë në rritje studimesh kërkimore të cilat tregojnë se ekspozimi ndaj pemëve dhe vegjetacioneve të tjera ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor, veçanërisht për fëmijët. Të gjitha këto përfitime shtesë flasin për mençurinë e të investuarit më shumë te pemët dhe te infrastruktura urbane e gjelbër të tilla si parqet dhe kopështet e shiut.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat përfshijnë një objektiv të veçantë për qytete të qëndrueshme, kanë përcaktuar se ngritja e temperaturave dhe cilësia e ajrit është një problem shqetësues urgjent për botën. Të dyja këto probleme do të diskutohen gjerësisht në konferencën vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike, e cila do të fillojë javën e ardhshme në Marakesh të Marokut. Por këto janë edhe çështje vendore, të cilat përjetohen ndryshe në secilin qytet – e madje edhe në secilën lagje.
Ndërsa veprimi botëror kundër ndryshimeve klimaterike dhe për qëndrueshmëri ecën përpara, udhëheqësit bashkiakë duhet të ndërmarrin veprime të vetat, duke filluar me një strategji të shënjestruar dhe të lokalizuar për zëvendësimin e pemëve, të cilat përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e banorëve. Është koha për të filluar për të mbjellë pemë.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. How Trees Make Cities Healthier